HISTORI SUKSESI

Historia e Adrianit, fëmijës që u ribashkua me prindërit

Adriani na i mbushi zemrat plot; më në fund ribashkim me prindërit!

Jo më larg se tre vite më parë, një çift në pritje të një fëmije, u përball me vështirësi të mëdha, duke patur ndarjen si zgjidhjen e vetme të momentit.

E mbetur e vetme dhe pa mbështetjen e partnerit dhe familjes, në pritje për t’u bërë nënë, Gerta vendosi që të ndërpriste kontaktet me këdo që i sugjeroi abortin e fëmijës së saj. E bindur për të sjellë në jetë foshnjen, Gerta nuk pati asnjë ndihmë ekonomike apo emocionale, të cilat sollën një gjendje të rënduar psikologjike dhe e shtynë të merrte vendimin për ta lënë Adrianin e sapolindur, përkohësisht në Shtëpinë e Foshnjes, në Shkodër.

Hera-herës, Gerta e vizitonte Adrianin e vetme; kishte raste të tjera që shoqërohej nga partneri ose familjarët.

Falë ekipit të Nismës ARSIS, një dritë në fund të tunelit u ndez! Me dëshirën e mirë të prindërve për të rimbledhur familjen, nisi procesi i ribashkimit, një rrugë e gjatë dhe e vështirë, e shoqëruar nga një sërë procedurash. Gertës dhe partnerit të saj iu ofrua ndihmë ligjore falas dhe morën mbështetje të vazhdueshme nga Nisma ARSIS në takimet e shumta nëpër institucione, duke përmbushur një më një kriteret e vendosura.

Që fëmija të bashkohej me prindërit, fillimisht duhej parë nëse Gerta dhe babai i fëmijës do të ishin të aftë të siguronin kushtet e duhura ekomomike dhe sociale për të mirërritur të voglin e tyre.

Punonjësit socialë dhe psikologët e Nismës bënë ç’ishte e mundur që familja e re të përmirësohej dhe të gjitha procedurat të kalonin me sukses. 

Do të ishte 22 gushti i 2019-ës, dita kur Adriani i vogël, më në fund do të
ribashkohej me prindërit. Si ekipi i Nismës, ashtu edhe stafi i Shtëpisë së Foshnjës në Shkodër, qenë dëshmitarë të lumturisë së Adrianit, ndërsa strukej në kraharorin e nënës së tij.

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE