Çfarë bëjmë
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Tiranë, Shqipëri, e cila siguron që çdo fëmijë, i ri, grua dhe familje të arrijë të drejtën për mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje. Qëllimet kryesore të veprimtarive të NISMA ARSIS kanë në fokus parandalimin e përjashtimit të fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimin e potencialit të plotë të fëmijëve dhe të rinjve dhe garantimin e të drejtave të tyre. NISMA ARSIS ofron shërbimet e saj për fëmijë dhe individë të rinj që jetojnë në kushte të varfërisë, neglizhencës, viktimizimit, konfliktit, shfrytëzimit, izolimit, racizmit, në kontakt me ligjin, pa kujdes prindëror, që jetojnë në situatë rruge, viktima të abuzimit dhe të dhunës në familje, trafikimit, nuk kanë familje ose vend për të jetuar.