Author Archive

KODI I STANDARDEVE PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE NË SHQIPËRI NJË PRAKTIKË VETËRREGULLUESE PËR MIRËQEVERISJE, TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS

Pas një procesi aktiv gati dy-vjeçar konsultimi dhe bashkëpunimi midis organizatave të shoqërisë civile në të gjithë vendin, kemi kënaqësinë të njoftojmë krijimin e Kodit të Standardeve (KS) të Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri.Kodi i Standardeve prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.

Ai është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.

Konceptuar si kontribut i sektorit për sektorin, Kodi është një praktikë e ngritur dhe bazuar në përvoja dhe modele ndërkombëtare e rajonale të standardeve për organizatat e shoqërisë civile sikurse ajo e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Standardit Global për Përgjegjshmërinë e OSHC-ve.

Grupi i punës i përbërë nga 16 organizata të shoqërisë civile, punuan dhe përshtatën më tej Kodin e Standardeve me dinamikën e zhvillimit të sektorit jofitimprurës në Shqipëri dhe hartuan Kodin e Standardeve si dhe një kornizë të zbatimit që mundëson monitorimin dhe vet-vlerësimin e organizatës.

Si një mekanizëm vetërregullues që ndërmerret me vullnetin e lirë të OJF-ve, KS është një mjet që nxit të mësuarit dhe ndryshimin, forcon marrëdhënien me partnerët e grupet e interesit si dhe rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e OSHC-ve.

Njihuni me dokumentin e plotë të Kodit https://bit.ly/3h6bL6U

Njihuni me anëtarësinë e Kodit dhe strukturat zbatuese https://bit.ly/3du14ss

Ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të bëhen pjesë e Kodit të njihen me procesin e anëtarësimit këtu https://bit.ly/362QmoO

Ofrimi i shërbimeve për përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të fëmijëve në nevojë; Një Histori Njerëzore

Nisma ARSIS nëpërmjet Shërbimit të Strehimit Emergjent të Sigurt ka trajtuar rastin e tre fëmijëve. Pa kujdes prindëror dhe në kushtet e mungesës së shërbimeve, R.U., 11 vjeç, A.U., 14 vjeç dhe M.U 16 vjeç, u asistuan në një moment shumë të vështirë të jetës së tyre, kur nëna vuante probleme të shëndetit mendor, babai ishte përdorues alkoli dhe jetonin në kushte të papërshtatshme strehimi. Në bashkëpunim me strukturat lokale u kontaktuan prindërit të cilëve ju ofruan shërbime rehabilituese, ndërkohë që fëmijët u vendosën në qëndrën “Shtëpia e Ngjyrave”. Gjatë qendrimit në qendër fëmijët kanë kryer ekzaminime dhe analiza të specializuara si vlerësime të shëndetit mendor, dermatologjik dhe stomatologjik. Ata u përfshinë në aktivitete të ndryshme ditore; në ndjekjen e seancave psikologjike; në trajtimin me medikamente pas realizimit të konsultave përkatëse. Ky proces pati një ndikim të drejpërdrejtë pozitiv në shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale të tyre.  “Gjatë gjithë kohës qaja dhe nuk mund të flija gjumë. Gjatë qëndrimit tim në qendër më është dhënë mundësia që të trajtoj dhëmbët dhe lëkurën. Tani mund të prek lëkurën time pa u skuqur dhe mund të ushqehem pa patur dhimbje” thotë R.U.Të gjithë këto shërbime tregojnë qartë panoramën e gjerë të shërbimeve për fëmijët e familjeve në nevojë për të arritur ndryshimin e dëshiruar dhe përmirësuar mënyrën e tyre të jetesës.  Nisma ARSIS nëpërmjet këtij programi po ndikon në rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, familjeve, komunitetit dhe të gjithë institucioneve ku është shtrirë ndërhyrja për të kuptuar realisht nevojat, adresimin e tyre dhe krjimin e një qasje proaktive për fëmijët dhe familjet nga institucionet përgjegjëse kudo ato qofshin.

Historia e “Denit” viktimë e trafikimit dhe ndërhyrja e NISMA ARSIS

Falë bashkëpunimit midis Bashkisë Tiranë e Shkodër, shërbimeve sociale dhe Nisma ARSIS, një prej viktimave të mitura të shfrytëzimit me synim përfitimin, u evidentua, u trajtua dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme për integrimin në shoqëri.

Rasti të miturit Deni, nga qyteti i Shkodrës, një prej viktimave të radhës të shfrytëzimit nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme u pikas fillimisht nga skuadrat e terrenit të Bashkisë Tiranë. I paushqyer, me shenja abuzimi ne trup, i mituri u mor nën kujdes të menjëhershëm nga Shërbimi i Strehimit Emergjent të Sigurt, për të marrë të gjitha shërbimet e nevojshme, akomodim, strehim, kujdes shëndetësor ushqim, veshmbathje dhe mbi të gjitha trajtim psikologjik.

Read more

Feature

NISMA ARSIS, Municipality of Tirana ALO 116 111 for every case of children at risk

Call ALO 116 111 for every case of children at risk. The team of emergency service of NISMA ARSIS after every call reported by ALO 116 111 will provide immediate support to every child at risk through the team of professionals (psychologists and social workers) in the street, in the family or wherever the child is identified. Emergency services are provided with the support of the Municipality of Tirana in partnership with UNICEF.

Historia e Adrianit, fëmijës që u ribashkua me prindërit

Adriani na i mbushi zemrat plot; më në fund ribashkim me prindërit!

Jo më larg se tre vite më parë, një çift në pritje të një fëmije, u përball me vështirësi të mëdha, duke patur ndarjen si zgjidhjen e vetme të momentit.

E mbetur e vetme dhe pa mbështetjen e partnerit dhe familjes, në pritje për t’u bërë nënë, Gerta vendosi që të ndërpriste kontaktet me këdo që i sugjeroi abortin e fëmijës së saj. E bindur për të sjellë në jetë foshnjen, Gerta nuk pati asnjë ndihmë ekonomike apo emocionale, të cilat sollën një gjendje të rënduar psikologjike dhe e shtynë të merrte vendimin për ta lënë Adrianin e sapolindur, përkohësisht në Shtëpinë e Foshnjes, në Shkodër.

Read more

Mbështetje direkte për fëmijët dhe familjet gjatë situatës së COVID-19

Nisur nga situata tejet e vështirë me të cilën po përballemi çdo ditë për shkak të pandemisë Covid-19, Bashkia Devoll në bashkëpunim me Nisma-ARSIS, janë gjendur pranë familjeve të komunitet Rom duke i çuar pako ushqimore familjeve më në vështirësi, për t’i lehtësuar sado pak në këtë situatë në të cilën ndodhemi. Në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e #COVID_19 duhet të kthejmë sytë veçanërisht tek ata që përballen me vështirësitë më të mëdha në këto ditë, #fëmijët ??dhe #familjet?‍?‍?‍? më në nevojë. #rrineshtepi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS po vazhdon mbështetjen online të fëmijëve dhe familjeve ashtu si dhe mbështetjen me paketa ushqimore dhe higjeno-sanitare koordinuar me strukturat e shërbimeve sociale në Bashkitë Tiranë, Shkodër, Devoll dhe Durrës.

Feature

Si të flasim rreth CORONA VIRUS – 19 me fëmijët e vegjël

Si të flasim rreth CORONA VIRUS – 19 me fëmijët e vegjël është një udhëzues i përgatitur nga UNICEF.

Ky material në përmbajtje synon të japë udhëzime se si mund të flasim rreth Koronavirusit në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe bindëse, duke adresuar njëkohësisht emocionet që fëmijët mund të ndjejnë gjatë fëmijërisë së hershme

https://www.unicef.org/albania/media/2651/file/Si%20t%C3%AB%20flasim%20me%20f%C3%ABmij%C3%ABt%20rreth%20Koronavirusit.pdf

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE