HISTORI SUKSESI

Historia e “Denit” viktimë e trafikimit dhe ndërhyrja e NISMA ARSIS

Falë bashkëpunimit midis Bashkisë Tiranë e Shkodër, shërbimeve sociale dhe Nisma ARSIS, një prej viktimave të mitura të shfrytëzimit me synim përfitimin, u evidentua, u trajtua dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme për integrimin në shoqëri.

Rasti të miturit Deni, nga qyteti i Shkodrës, një prej viktimave të radhës të shfrytëzimit nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme u pikas fillimisht nga skuadrat e terrenit të Bashkisë Tiranë. I paushqyer, me shenja abuzimi ne trup, i mituri u mor nën kujdes të menjëhershëm nga Shërbimi i Strehimit Emergjent të Sigurt, për të marrë të gjitha shërbimet e nevojshme, akomodim, strehim, kujdes shëndetësor ushqim, veshmbathje dhe mbi të gjitha trajtim psikologjik.

Nisma ARSIS punoi ngushtësisht me fëmijën, familjen dhe të gjitha strukturat për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Shkodër, për trajtimin, menaxhimin dhe integrimin e plotë të fëmijës në shoqëri.

Pas një trajtimi të plotë të nevoja të fëmijës me shërbime higjiene, kujdes shëndetësor dhe trajtim psikologjik fëmija u kthye në mjedisin familjar nëpërmjet transportit të sigurtë. D.Xh. 14 vjeç shprehet “Kisha nevojë të qëndroja pranë njerëzve të cilët më mbrojnë dhe më kuptojnë.  Mendoja se ata persona më mbronin por kanë dashur gjatë gjithë kohës të përfitonin prej meje”.

Familja u asistua me shërbimet bazë nga Nisma ARSIS dhe me ndihmën e strukturave për mbrojtjen e fëmijeve është punuar për rikthimin e fëmijës në shkollë. Kristjana Bashaj (punonjëse sociale) thotë “Në menaxhimin e D.Xh u përfshinë shumë aktorë të cilët ofruan shërbime në mbështetje të fëmijës. Qasja e aktorëve me fëmijën në qendër e ndihmoi atë të ndjente sigurinë e nevojshme se mund t’ja dilte”.

Kontakte të vazhdueshme mbahen me fëmijën dhe familjen, me qëllim identifikimin e nevojave dhe trajtimin e çështjeve që dalin gjatë procesit të riintegrimit. Deni mban kontakte dhe me psikologun e organizatës për trajtimin e traumave të përjetuara. Ai shpehet “Tani unë i kuptoj dhe i njoh të drejtat e mija. E di se jam një fëmijë, duhet të shkoj në shkollë dhe jo të punojë në rrugë”.

Bashkëpunimi ndërmjet sturkturave përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe organizatave në trajtimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge shihet si një model pozitiv në parandalimin e rrezikut nga trafikimi.  Nisma ARSIS me mbështetjen e UNICEF synon gjithmonë dhe më shumë fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet ngritjes së një rrjeti bashkëpunimi për parandalimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve në rrezik trafikimi.

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE