News

Në ndihmë të fëmijëve dhe të familjeve të prekura nga tërmeti

Ekipi i Nisma ARSIS ishte pranë zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës dhe Tiranë, për të dhënë kontributin e vet në fushën e arsimit, përfshirë këtu edhe ndihmën psikosociale.

Nisma ARSIS, falë mbështetjes së UNICEF, mundësoi kënde miqësore për fëmijët, si dhe ofroi ndihma humanitare për familjet më të prekura nga fatkeqësia natyrore.

Më shumë se 1187 fëmijë morën mbështetje psikosociale nga nëntori deri në fund të janarit. Nisma ARSIS, si pjesë e grupit në mbrojtje të fëmijëve, të drejtuar nga UNICEF dhe World Vision do të vijojë të sigurojë përkrahje të vazhdueshme për të miturit, në zonat e prekura nga tërmeti.

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE