News

Ambasadorja amerikane viziton hapësirat miqësore për fëmijë


31 janar 2020 – Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim vizitoi në Manëz të Durrësit, një hapësirave miqësore për fëmijët, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi viktima e të lënduar dhe la të pastrehë me qindra familje.

Këto ambiente të dedikuara për fëmijët, janë krijuar nga UNICEF Shqipëri dhe funksionojnë nën kujdesin e Nismës për Ndryshim Shoqëror, ARSIS, si dhe falë mbështetjes bujare të USAID.
Gjatë vizitës, ambasadorja u takua më fëmijët dhe u njoh për ndihmën emergjente të dhënë për mbrojtjen dhe arsimimin e tyre, në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

Hapësirat miqësore për fëmijë u krijuan për të qenë zona të posaçme, ku fëmijët të ndihen të mbrojtur e njëkohësisht të lirë për të luajtur dhe për t’u arsimuar, derisa familjet e tyre të kalojnë këtë moment të vështirë dhe të rindërtojnë shtëpitë e shembura nga tërmeti.

UNICEF, në partneritet me Nismën ARSIS, ka ngritur deri më tani 8 ambiente miqësore për fëmijët, përfshirë edhe qendrën e Manzës. Në terren ndodhen rreth 40 profesionistë, si psikologë, punonjës socialë, mësues, të cilët kanë ofruar ndihmë për 1400 fëmijë dhe prindër.

Për tre muaj nga ngjarja e rëndë e 26 nëntorit, UNICEF, në bashkëpunim me Nismën ARSIS ka mbështetur kryesisht fëmijët, duke u kujdesur për sigurinë, argëtimin dhe edukimin shkollor.
Tashmë janë hapur edhe 4 qendra të reja për fëmijët e zonave rurale të Tiranës, në Ndroq, Zall-Herr, Kashar dhe Baldushk , në të cilat rreth 900 familje janë të prekura nga tërmeti.

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE