Projekti | Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development) |
Zonat e projektit | Durrës dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Shkurt 2025 – 31maj 2025 |
Data e fillimit të kontratës | 28 Maj 2025 |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2025, shpall ofertën për furnizimin me materiale dhe paisje elektronike për fuqizimin e rreth 30 gra nga shtresat e margjinalizuara në bashkitë Tiranë dhe Durrës, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve” i financuar nga UN Women.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i financuar nga UN Women. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.
Nisma ARSIS do të udhëheqë procesin e identifikimit, informimit dhe përfshirjes së përfituesve, duke garantuar një proces përzgjedhjeje gjithëpërfshirës që vendos në fokus gratë nga grupet më të cenueshme, në përputhje me objektivat e përgjithshme të UN Women.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kërkesat për paisjet dhe makinat qepese:
Specifikime minimale:
Kondicioner Becker, Gjerman, 18,000 BTU
- Lloj: Split inverter (ndarje murale)
- Kapacitet: 18,000 BTU
- Origjina/Brand: Becker – Gjermani
- Veçori:
- Teknologji inverter për kursim energjie
- Funksionim i qetë dhe me eficiencë A+++
- Filtra të dyfishtë për pastrimin e ajrit
- Modalitete: ftohje/ngrohje/avullim/dehumidifikim
- Përdorim: Hapësira ~40–50 m²
Kondicioner kolonë Beko 48,000 BTU inverter
- Lloj: Kondicioner kolone (me qëndrim në dysheme)
- Kapacitet: 48,000 BTU
- Brand: Beko
- Veçori:
- Teknologji inverter
- Kapacitet i lartë për ambiente të mëdha (100–120 m²)
- Modalitete: ftohje/ngrohje/ventilim/dehumidifikim
- Kontroll me telekomandë
- Funksionim: Energjik dhe i përshtatshëm për përdorim të vazhdueshëm
Robot Kuzhine (Robot multifunctional)
- Funksione: Përzienje, bluarje, përpunim brumi, grirje, copëtim
- Aksesorë të zakonshëm: Tas inoksi 4–6L, përzierës, thikë grirëse, grirëse perimesh
- Fuqia: 1000–1500W
- Përdorim: Kuzhina profesionale ose trajnim kulinar
Mikser dore
- Fuqia: 300–600W
- Shpejtësi: Minimumi 5 nivele shpejtësie + turbo
- Aksesorë: Rrahëse, përzierës brumi, kavanoz matës
- Përdorim: Gatime të lehta dhe përgatitje ëmbëlsirash
Rafte për tharje të sapunëve
- Material: Inoks ose plastike rezistente
- Strukturë: Rafte të hapura me rrjedhje ajri
- Përdorim: Tharje natyrale e sapunëve artizanalë
- Kapacitet: Varet nga modeli (min. 3 nivele)
Forma silikoni për sapun/embëlsira
- Material: Silikon ushqimor, pa BPA
- Veçori:
- Rezistente ndaj nxehtësisë (-40°C deri në +230°C)
- Forma të ndryshme: drejtkëndëshe, zemër, lule, etj.
- Përdorim: Prodhuese artizanale, sapun apo embëlsira
Frigorifer Vitrine – Kodi: 812722
- Kapacitet: ~300–400 litra
- Lloj: Me dyer xhami transparente
- Temperaturë pune: +2°C deri +8°C
- Përdorim: Ruajtje e produkteve kozmetike, pijeve apo sapunëve natyralë
- Veçori: Ndriçim LED, rafte të rregullueshme
Fiber Laser Marking/Cutting Machine 20W
- Lloj: Lazer profesional për gdhendje/markim
- Fuqia: 20W (Fiber laser)
- Materiale të aplikueshme: Metal, plastike, qelq, alumini
- Saktësi: ±0.01mm
- Lidhje: USB, software për dizajn (EZCAD)
- Përdorim: Personalizim produktesh, etiketime profesionale
4 inch direct thermal label printer OCBP
- Lloj: Printer termik (pa bojë)
- Gjerësi letre: 4 inch (100 mm)
- Rezolucion: 203 dpi
- Lidhje: USB / Serial / Bluetooth
- Përdorim: Etiketa produktesh, fatura, stikersa për magazinim
Kondicioner Carrier Crystal 24,000 BTU
- Kapacitet: 24,000 BTU
- Lloj: Split inverter
- Brand: Carrier – modeli Crystal
- Veçori:
- Energjiefficent A++
- Modalitet “Sleep” dhe “Turbo”
- Filtër antibakterial dhe sistem kundër lagështisë
- I përshtatshëm për ambiente 60–70 m²
Kushtet e furnizimit:
- Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
- Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.
- Eksperienca në furnizime të ngjashme me sektorin social apo edukativ
- Cilesi dhe siguri e materialeve dhe paisjeve.
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 26 Maj 2025, ora 16:00. Oferta duhet të paraqitet në formen e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail:info@nisma-arsis.org.