Uncategorized

Mbështetje direkte për fëmijët dhe familjet gjatë situatës së COVID-19

Nisur nga situata tejet e vështirë me të cilën po përballemi çdo ditë për shkak të pandemisë Covid-19, Bashkia Devoll në bashkëpunim me Nisma-ARSIS, janë gjendur pranë familjeve të komunitet Rom duke i çuar pako ushqimore familjeve më në vështirësi, për t’i lehtësuar sado pak në këtë situatë në të cilën ndodhemi. Në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e #COVID_19 duhet të kthejmë sytë veçanërisht tek ata që përballen me vështirësitë më të mëdha në këto ditë, #fëmijët 🧑👧dhe #familjet👨‍👩‍👧‍👦 më në nevojë. #rrineshtepi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS po vazhdon mbështetjen online të fëmijëve dhe familjeve ashtu si dhe mbështetjen me paketa ushqimore dhe higjeno-sanitare koordinuar me strukturat e shërbimeve sociale në Bashkitë Tiranë, Shkodër, Devoll dhe Durrës.

Feature

Si të flasim rreth CORONA VIRUS – 19 me fëmijët e vegjël

Si të flasim rreth CORONA VIRUS – 19 me fëmijët e vegjël është një udhëzues i përgatitur nga UNICEF.

Ky material në përmbajtje synon të japë udhëzime se si mund të flasim rreth Koronavirusit në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe bindëse, duke adresuar njëkohësisht emocionet që fëmijët mund të ndjejnë gjatë fëmijërisë së hershme

https://www.unicef.org/albania/media/2651/file/Si%20t%C3%AB%20flasim%20me%20f%C3%ABmij%C3%ABt%20rreth%20Koronavirusit.pdf

Feature

Kujdestaria Alternative, tryezë diskutimi në bashkinë Korçë

Ky aktivitet u zhvillua nga shoqata Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, pjesë e programit “Zhvillimi i shërbimit të kujdestarisë alternative në Shqipëri” në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për familjet kujdestare në Shqipëri” i zbatuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në partneritet me Shërbimin Ligjor Falas Tiranë (TLAS), financuar nga Bashkimi Evropian.

Profesionistë të shoqërisë civile në Bashkitë Durrës dhe Korçë, zhvilluan një sesion të hapur diskutimi, gjatë së cilit u parashtruan sfidat e hasura por edhe rekomandime të vlefshme mbi zhvillimin e procesit të përkujdesjes alternative dhe kujdestarisë në familje. Këto aktivitete do të vijojnë me qëllim informimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e kujdestarisë alternative.

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE