Kujdestaria Alternative, tryezë diskutimi në bashkinë Korçë

Ky aktivitet u zhvillua nga shoqata Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, pjesë e programit “Zhvillimi i shërbimit të kujdestarisë alternative në Shqipëri” në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për familjet kujdestare në Shqipëri” i zbatuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në partneritet me Shërbimin Ligjor Falas Tiranë (TLAS), financuar nga Bashkimi Evropian.

Profesionistë të shoqërisë civile në Bashkitë Durrës dhe Korçë, zhvilluan një sesion të hapur diskutimi, gjatë së cilit u parashtruan sfidat e hasura por edhe rekomandime të vlefshme mbi zhvillimin e procesit të përkujdesjes alternative dhe kujdestarisë në familje. Këto aktivitete do të vijojnë me qëllim informimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e kujdestarisë alternative.