Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon një ekspert në kuadër të zbatimit të projektit ”Një hapësirë kibernetike më e sigurt dhe resiliente për fëmijët dhe të rinjtë”. Ekperti i përzgjedhur angazhohet për të ofruar një cikël trajnimesh për profesionistët e autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike (AKCESK) mbi raportimet e bëra në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet për të trajtuar në kohë reale nëpërmjet sistemit/platformës së raportimit të faqeve me përmbajtje të paligjshme. 

Ekspert për hartimin dhe ofrimin e trajnimeve për rritjen e kapaciteteve të profesionistëve për identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik/ dhe/ose viktima të shfrytëzimit ose bullizmit online apo formave të tjera të abuzimit