Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të projektit “Tirana për Gratë: Barazi, Mbrojtje dhe Fuqizim”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Skemës së Granteve të Vogla të administruar nga GADC, po kërkon të rekrutojë një ekspert/trajner me eksperiencë të gjerë në fushën e shëndetësisë dhe/ose mbrojtjes sociale, me njohuri të thelluara mbi adresimin e dhunës me bazë gjinore (GBV).
Ky rol është thelbësor për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë në Vaqarr, Ndroq dhe Pezë, duke i pajisur ata me aftësi praktike dhe qasje shumëdisiplinore për të identifikuar, trajtuar dhe referuar rastet e dhunës me bazë gjinore në mënyrë të koordinuar dhe të ndjeshme ndaj traumës.