Projekti | Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development) |
Zonat e projektit | Durrës dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Shkurt 2025 – 31maj 2025 |
Data e fillimit të kontratës | 28 Maj 2025 |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2025, shpall ofertën për furnizimin e pajisjeve dhe materialeve për lavazh të nevojshme për ngritjen ose furnizimin e një lavazhi automjetesh, për fuqizimin e rreth 30 gra nga shtresat e margjinalizuara në bashkitë Tiranë dhe Durrës, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve” i financuar nga UN Women.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i financuar nga UN Women. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.
Nisma ARSIS do të udhëheqë procesin e identifikimit, informimit dhe përfshirjes së përfituesve, duke garantuar një proces përzgjedhjeje gjithëpërfshirës që vendos në fokus gratë nga grupet më të cenueshme, në përputhje me objektivat e përgjithshme të UN Women.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kërkesat për paisjet teknologjike:
Specifikime minimale:
Materiale për lavazh
- Shkumb aktiv (5 bidona)
- Lëng pastrues me përqendrim të lartë për krijim shkume të dendur
- I përshtatshëm për përdorim me pompë presioni
- Pa përbërës gërryes, pH i balancuar
- Kapaciteti: 20 litra secili bidon
- Pastrues për goma (5 bidona)
- Solucion i specializuar për pastrim të gomave dhe disqeve
- Heq papastërtitë, vajrat dhe baltën pa dëmtuar gomën
- Me efekt antistatik dhe mbrojtës
- Kapaciteti: 20 litra secili bidon
- Pastrues për disqe (3 bidona)
- Produkt i dedikuar për pastrim disqesh metalikë dhe alumini
- Heq grimcat e hekurit dhe mbetjet e frenave
- Jo gërryes, me pH neutral
- Kapaciteti: 20 litra secili bidon
- Pastrues për tapete (5 bidona)
- Lëng profesional për pastrim tapetash tekstil dhe gome
- Me efekt antibakterial dhe aromë të këndshme
- Nuk lë njolla ose mbetje pas tharjes
- Kapaciteti: 20 litra secili bidon
- Aromë për ambient (5 bidona)
- Aromatizues me përqendrim të lartë për kabina makinash
- Aroma të ndryshme: vanilje, pishë, limon, etj.
- Me efekt të zgjatur deri në 7 ditë
- Kapaciteti: 5 litra secili bidon
Pajisje dhe mjete pune
- Makineri për larje tapicerie
- Fuqi motori: min. 1200 W
- Presion pune: 4–6 bar
- Kapacitet uji: ≥15 litra
- Funksione: thithje, larje, tharje e shpejtë
- E përshtatshme për tekstil, lëkurë, tapiceri makine
- Kompresor 200 litra
- Kapacitet rezervuari: 200 litra
- Fuqi motori: min. 3 HP
- Presion maksimal: 8–10 bar
- Me mbrojtje termike dhe valvul sigurie
- I përshtatshëm për përdorim industrial të vazhdueshëm
- Set pastrimi gjenerali
- Përmban: furça të ndryshme, sfungjerë, llak mbrojtës për plastikë dhe kroskot
- I përshtatshëm për pastrim të brendshëm të kabinës
- Minimumi 5 artikuj për set
- Pastë pastrimi/polish (3 copë)
- Pastë abrasive për heqjen e gërvishtjeve të lehta nga karroceria
- E përshtatshme për përdorim me poliatrice
- Jo gërryese për bojën e makinës
- Sasia: minimumi 500 ml secila
- Lecka mikrofiber (10 copë)
- Material: 100% mikrofiber
- Pa gërvishtje, shumë thithëse
- Përdorim për tharje dhe pastrim të brendshëm dhe të jashtëm
- Madhësia: min. 30×30 cm
Pajisje ndihmëse
- Poliatrice elektrike
- Fuqi: min. 1200 W
- Rregullim shpejtësie (min. 6 nivele)
- Disk për polish 150–180 mm
- Ergonomike, me dorezë ndihmëse
- Vidator elektrik
- Fuqi: min. 500 W ose me bateri min. 18V
- Përfshin valixhen, koka ndërruese, ngarkues
- E përshtatshme për përdorime të përgjithshme në lavazh
- Set fshirëse xhami
- Set i përbërë nga fshirëse xhami të përmasave standarde për makina të ndryshme
- Material silikon ose gome cilësore
- Minimumi 5 palë për set
Kushtet e furnizimit:
- Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
- Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.
- Përputhshmërinë teknike me kërkesat.
- Cilësinë dhe origjinën e produkteve.
- Afatet e dorëzimit.
- Garancia e ofruar për pajisjet.
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 26 Maj 2025, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në formen e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: info@nisma-arsis.org.