Projekti | Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development) |
Zonat e projektit | Durrës dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Shkurt 2025 – 31maj 2025 |
Data e fillimit të kontratës | 28 Maj 2025 |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2025, shpall ofertën për furnizimin e blerjeve kafshëve , synon të mbështesë përfituesit e identifikuar me mjete për vetëpunësim dhe zhvillim ekonomik familjar nëpërmjet pajisjes me kafshë. Kjo nismë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin ekonomik të individëve/familjeve përfituese në zonat e targetuara, për fuqizimin e rreth 30 gra nga shtresat e margjinalizuara në bashkitë Tiranë dhe Durrës, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve” i financuar nga UN Women.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i financuar nga UN Women. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.
Nisma ARSIS do të udhëheqë procesin e identifikimit, informimit dhe përfshirjes së përfituesve, duke garantuar një proces përzgjedhjeje gjithëpërfshirës që vendos në fokus gratë nga grupet më të cenueshme, në përputhje me objektivat e përgjithshme të UN Women.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kërkesat për paisjet teknologjike:
Specifikime minimale:
Viça (mosha 4–5 muajsh)
- Raca: Racë mishore ose qumështore sipas destinacionit të projektit (p.sh. Simmental, Jersey, Holstein për qumësht; Limousin, Charolais për mish)
- Mosha: Midis 4 deri në 5 muaj
- Pesha mesatare: 100–160 kg (në varësi të racës)
- Gjendja shëndetësore:
- Duhet të jenë të shëndetshëm, pa shenja sëmundjesh infektive ose defekte fizike
- Të kenë kaluar kontrollet veterinare dhe të jenë të vaksinuar sipas kalendarit kombëtar veterin
- Të shoqërohen me certifikatë veterinare të nënshkruar nga autoriteti përkatës
- Ushqyerja: Të ushqyer me formulë të përshtatshme qumështi dhe koncentrat sipas moshës
- Kushtet e mbajtjes para dorëzimit: Të jenë mbajtur në ambiente të kontrolluara, higjienike, të ajrosura dhe të mbrojtura nga kushtet ekstreme të motit
- Identifikimi: Çdo viç duhet të ketë numër identifikimi (ear tag) të regjistruar sipas rregullores kombëtare
- Transporti: Të realizohet me mjet të përshtatshëm për kafshë të gjalla, që siguron sigurinë, higjienën dhe mirëqenien e tyre gjatë udhëtimit
Kushtet e furnizimit:
- Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
- Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.
- Të gjitha kafshët duhet të jenë të shëndetshme dhe të shoqëruara me certifikatë veterinare.
- Duhet të kenë moshë të përshtatshme për qëllimin e porositesit.
- Duhet të jenë të vaksinuara, me dokumentacion përkatës të mbajtur nga autoritetet përkatëse.
- Preferohen furnitorë me përvojë të dokumentuar në tregtimin e kafshëve shtëpiake.
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 26 Maj 2025, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në formen e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: info@nisma-arsis.org.