Thirrje për ofertë Shërbime për blerje makina qepese e qendistarie dhe paisje per makina qepese

ProjektiInvestim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development)
Zonat e projektitDurrës dhe Tiranë
Kohëzgjatja e projektit01 Shkurt 2025 – 31maj 2025
Data e fillimit të kontratës28 Maj 2025

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2025, shpall ofertën për furnizimin me makina qepese e qendistarie dhe paisje permakina qepese për fuqizimin e rreth 30 gra nga shtresat e margjinalizuara në bashkitë Tiranë dhe Durrës, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve” i financuar nga UN Women.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i financuar nga UN Women. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.

Nisma ARSIS do të udhëheqë procesin e identifikimit, informimit dhe përfshirjes së përfituesve, duke garantuar një proces përzgjedhjeje gjithëpërfshirës që vendos në fokus gratë nga grupet më të cenueshme, në përputhje me objektivat e përgjithshme të UN Women.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

  1. Kërkesë për ofertë,
  2. Praktikat e mira të biznesit.

Kërkesat për paisjet dhe makinat qepese:

Specifikime minimale:

Janome MC 6700P Professional

  • Makinë qepëse kompjuterike profesionale, e përshtatshme për përdorim industrial.
    • Përmban rreth 200 funksione dhe procese qepjeje (dekorative dhe funksionale).
    • Me ekran digjital, sensorë inteligjentë dhe opsion qepjeje me shpejtësi të lartë.

Makinë qepëse lineare ALBA, direkt drive full automatic

  • Makinë me një tegel (straight stitch), me motor të integruar në kokë dhe sistem prerjeje automatik të fijes.
    • Vajosje e brendshme automatike, e përshtatshme për punë të përditshme intensive në rrobaqepësi.

Makinë qepëse kopertura (2 tegelsh) ALBA, direkt drive

  • Makinë me 3 gjilpëra dhe sistem lëvizjeje poshtë-lart për realizimin e tegelit mbulesë (coverstitch).
    • E pajisur me transformues për fileta dhe bordator, ideale për përpunim fundor (hemim, buzë, etj.).

Makinë qepëse syzator ALBA, 4-fishe, direct drive

  • Për realizimin automatik të syzave për kopsa.
    • Me 4 operacione të integruara dhe motor të brendshëm në kokë për efikasitet maksimal.

Karrige me rrota për rrobaqepësi

  • Karrige ergonomike me rrota dhe lartësi të rregullueshme, për përdorim në tavolina qepjeje.

Manekin për modelim me sfungjer, masa 38

  • I përshtatshëm për përpunim, stilim dhe provë veshjesh në madhësinë standarde 38.
    • Material i butë për përdorim me gjilpëra dhe qëndrim të qëndrueshëm.

Gërshërë profesionale

  • Gërshërë për prerje tekstilesh, me teh të mprehtë çeliku dhe dorezë ergonomike për përdorim profesional.

Këmbë për makinë qepëse (set)

  • Përfshin:
    • Këmbë tefloni të thjeshtë (për material delikat).
    • Këmbë për prerje gicash/pantallonash të ngushta.
    • Këmbë njëanëshe për zinxhir (djathtas ose majtas, në varësi të përdorimit).

Makinë qepëse lineare ALBA + këmbë speciale

  • Si përshkrimi në pikën 2, me përfshirje të setit të këmbëve: teflon, gicë pantalloni, njëanëshe për zinxhir.

Syzator ALBA full automatik, 4-fishe, me pllakë të madhe

  • Version i avancuar i syzatorit për veshje të trasha ose punime të mëdha.
    • E pajisur me pllakë pune të zgjeruar për manovrim më të lehtë.

Kopertura (2 tegelsh) ALBA me transformues fileto + bordator

  • Identike me pikën 3 – përmban transformues të brendshëm për fileta dhe bordator.

Hekur profesional me kaldaj ROTONDI

  • Pajisje për hekurosje intensive, me kaldaj të integruar për avullim të vazhdueshëm.
    • I përshtatshëm për ambiente profesionale rrobaqepësie dhe prodhim tekstilesh.

Makinë qepëse & qëndisje (1 copë)

  • Pajisje multifunksionale që kombinon qepjen dhe qëndisjen në një makinë.
    • Me modele të integruara qëndisjeje dhe mundësi personalizimi për dizajne të ndryshme.

Makine për qëndisje Happy Japan HCH701-30

  • Model: HCH701-30
  • Brand: Happy Japan
  • Veçori:
    • 1 kokë, 7 gjilpëra
    • Sipërfaqe pune: ~285 x 290 mm
    • Ekran LCD me kontroll digjital
    • Formate të ndryshme file (DST, DSB, etj.)
    • Sistemi automatik për ndërrimin e fijeve

Përdorim: Qëndisje industriale dhe për personalizim të tekstilit

Kushtet e furnizimit:

  • Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
  • Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.

Ofertuesi duhet të dorëzojë:

  • Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
  • Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
  • Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
  • Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
  • Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
  • Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;

Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);