Projekti | Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development) |
Zonat e projektit | Durrës dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Shkurt 2025 – 31maj 2025 |
Data e fillimit të kontratës | 28 Maj 2025 |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2025, shpall ofertën për furnizimin e pajisjeve teknologjike, përfshirë laptopë,tabletë, kompjutera etj për fuqizimin e rreth 30 gra nga shtresat e margjinalizuara në bashkitë Tiranë dhe Durrës, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve” i financuar nga UN Women.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i financuar nga UN Women. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.
Nisma ARSIS do të udhëheqë procesin e identifikimit, informimit dhe përfshirjes së përfituesve, duke garantuar një proces përzgjedhjeje gjithëpërfshirës që vendos në fokus gratë nga grupet më të cenueshme, në përputhje me objektivat e përgjithshme të UN Women.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kërkesat për paisjet teknologjike:
Specifikime minimale:
Kompjuter DELL PC Vostro 3020MT CORE i5
- Procesor: Intel Core i5 (gjenerata 12 ose më të reja, zakonisht i5-12400)
- RAM: 8GB DDR4 (mund të zgjerohet)
- HDD/SSD: SSD 256GB / 512GB
- Grafikë: Intel UHD Graphics
- Kasa: Mid Tower
- OS: Windows 11 Pro
- Përdorim: Zyra, punë të përditshme, edhe multitasking
Laptop HP 250 Notebook G9
- Procesor: Intel Core i3/i5 i gjeneratës 12
- RAM: 8GB DDR4
- HDD/SSD: SSD 256GB
- Ekran: 15.6” HD ose FHD
- OS: Windows 11 Home/Pro
- Përdorim: Ideal për përdorim zyre dhe aplikacione bazike
Mikrofon JBL UHF MIC-300
- Tipi: Mikrofon wireless UHF
- Frekuencë: UHF 600–800 MHz
- Kanalet: Deri në 200 kanale të disponueshme
- Lidhja: Marrës me dalje XLR dhe 6.3 mm
- Bateria: Rikarikueshme ose AA
- Përdorim: Evente, konferenca, këndim live
Playbox JBL Club 120
- Tipi: Altoparlant portativ aktiv
- Fuqi: ~120W RMS
- Bluetooth: Po
- Bateri: Deri në 12 orë
- Input: AUX, USB, Bluetooth, mikrofon
- Përdorim: Muzikë në ambiente të hapura/mbyllura, evente
HP ProBook 440 G7 – RAM 16GB
- Procesor: Intel Core i5/i7 gjenerata 10
- RAM: 16GB DDR4
- HDD/SSD: SSD 512GB
- Ekran: 14” FHD Anti-glare
- OS: Windows 10 Pro
- Përdorim: Profesionale, multitasking, performancë e lartë
Laptop Dell Inspiron 7000 7567
Procesor: Intel Core i7-7700HQ
- RAM: 16GB DDR4
- HDD/SSD: SSD 256GB + HDD 1TB
- Kartë Grafike: NVIDIA GTX 1050 Ti
- Ekran: 15.6” FHD IPS
- Përdorim: Gaming, dizajn grafik, aplikacione intensive
Mobile printer Rongta RP200
- Printer portativ termik me lidhje USB dhe Bluetooth;
- Letër me gjerësi 58 mm, ideal për fatura dhe etiketa në ambiente pune ose shitje;
Kushtet e furnizimit:
- Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
- Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 26 Maj 2025, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në formen e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: info@nisma-arsis.org.