Thirrje për ekspert Angazhimi i punëdhënësve dhe ndërmjetësimi në punësim

Pozicioni i punësEkspert për angazhimin e punëdhënësve dhe ndërmjetësimin në punësim
Employer engagement and job-matching expert
ProjektiKëshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në punësim në bashkinë Korçë
Zona e projektitBashkia Korçë
Data e mundshme e fillimit të punësTetor 2026 deri në date 01 dhjetor 2026
Lloji i kontratësKontratë shërbimi – 20 ditë pune

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë një ekspert për angazhimin e punëdhënësve

dhe ndërmjetësimin në punësim, në kuadër të projektit “Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin

në punësim në bashkinë Korçë”. Projekti zbatohet nga Nisma ARSIS në kuadër të thirrjes për nëngrante të

UNDP për programin EU4LMI, financuar nga Bashkimi Europian. Eksperti do të identifikojë vende të

përshtatshme pune dhe do të lehtësojë kontaktet me punëdhënësit për 7–10 pjesëmarrës ekzistues, në

bashkëpunim me mentorët e projektit.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e

cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në

sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve

të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar

integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi

çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-

ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave

jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti “Këshillimi i Integruar për Zhvillimin dhe Fuqizimin në Punësim në Bashkinë Korçë” synon të

krijojë dhe zbatojë në mënyrë efektive modelin e Këshillimit Intensiv për Punësim në Bashkinë Korçë, duke

mbështetur 80 persona në situatë vulnerabël në kërkimin e punës dhe përfshirjen e tyre në tregun e

punës. Gjatë një periudhe 12-mujore (Janar – Dhjetor 2025), projekti do të ofrojë këshillim të

personalizuar për punësim për individë që përballen me barriera të mëdha në punësim, duke përfshirë të

rinjtë (15-29 vjeç), nënat e reja të papuna dhe përfituesit e skemave të ndihmës sociale. Duke përshtatur

manualin “Këshillim për punësim” me nevojat lokale, projekti do të ofrojë udhëzime të strukturuara,

zhvillim aftësish dhe mbështetje për punësim, duke siguruar që pjesëmarrësit të pajisen me mjetet e

nevojshme për të gjetur punësim domethënës.

Projekti do të zbatojë një program gjashtëmujor këshillimi intensiv, i ndjekur nga mundësi praktike dhe

trajnime profesionale për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Gjithashtu, do të angazhojë aktorët lokalë në

diskutime mbi rëndësinë e këshillimit intensiv si një mjet efektiv për integrimin në tregun e punës.

Aktivitetet kryesore  përfshijnë  një takim hapës me  aktorët  relevantë,  ofrimin e  këshillimit  të

drejtpërdrejtë për punësim, lehtësimin e praktikave dhe një event përmbyllës për të prezantuar rezultatet

e projektit. Në përfundim, tregu  i punës në Korçë do të jetë më  i përgatitur për të mbështetur

punëkërkuesit në situatë vulnerabël, duke nxitur përfshirjen ekonomike dhe rrugët e qëndrueshme të

punësimit.

Gjatë periudhës së zgjatjes, nga 29 shtator deri më 05 dhjetor 2026, Aktiviteti 1 do të ofrojë mbështetje

individuale të synuar për 7–10 pjesëmarrës nga grupi ekzistues EU4LMI. Përparësi do të kenë personat

me mundësi reale për të filluar punë brenda kësaj periudhe, përfshirë ata me një vend pune të

përshtatshëm të identifikuar, një aplikim në proces ose një intervistë të pritshme.

Eksperti do të krijojë lidhje konkrete ndërmjet pjesëmarrësve të përzgjedhur dhe punëdhënësve, duke

identifikuar vende të përshtatshme pune dhe duke ndjekur hapat nga referimi dhe aplikimi deri te

intervista, oferta dhe fillimi i punës, sipas ecurisë së secilit rast. Angazhimi do të plotësojë mbështetjen

individuale  të mentorëve dhe do  të bazohet në  interesat,  aftësitë, rrethanat dhe pëlqimin e

pjesëmarrësve.

Nën mbështetjen dhe supervizimin e plotë të ekipit koordinues të programit, eksperti, do të ketë këto

përgjegjësi:

  • Identifikojë dhe kontaktojë punëdhënës në bashkinë Korçë, duke përdorur rrjetin e bizneseve dhe

bashkëpunimin me Zyrën Vendore të Punësimit. Të konfirmojë vendet e  lira, kërkesat për

kandidatin, vendndodhjen, orarin, kushtet e ofruara dhe datën e mundshme të fillimit.

  • Përputhë vendet e lira me aftësitë, interesat dhe rrethanat e pjesëmarrësve, në konsultim me ta

dhe mentorët. T’u shpjegojë pjesëmarrësve kërkesat dhe kushtet e secilës mundësi, që të marrin

një vendim të informuar.

  • Me pëlqimin e pjesëmarrësve, kontaktojë punëdhënësit për kandidaturat, përcjellë CV-të dhe

informacionin e nevojshëm, ndjekë aplikimet dhe organizojë intervistat. Të koordinojë me

mentorët përgatitjen e pjesëmarrësve dhe ndjekjen pas intervistës.

  • Ndjekë përgjigjet e punëdhënësve dhe ofertat e punës, duke sqaruar hapat e nevojshëm për

pranimin e ofertës, dokumentacionin e kërkuar dhe datën e fillimit. Të mbështesë komunikimin

ndërmjet pjesëmarrësit, mentorit dhe punëdhënësit deri në fillimin e punës, kur kjo realizohet

brenda afatit.

  • Identifikojë pengesat e menjëhershme që mund të vonojnë punësimin dhe, së bashku me

mentorët, koordinojë me Zyrën Vendore të Punësimit ose shërbimet përkatëse bashkiake për

trajtimin e tyre. Të dokumentojë referimet dhe hapat e ndërmarrë.

  • Mbajë regjistra të përditësuar të kontakteve me punëdhënësit, vendeve të lira dhe mbështetjes

për çdo pjesëmarrës. Të verifikojë intervistat e realizuara, ofertat e marra dhe fillimet e punës,

me data dhe evidenca mbështetëse, duke i regjistruar si rezultate të veçanta.

Produktet dhe rezultatet e pritshme për 20 ditë pune

  • Plan i shkurtër pune, i dakordësuar me koordinatorin dhe mentorët në fillim të angazhimit, me

përparësitë për pjesëmarrësit e përzgjedhur dhe kontaktet me punëdhënësit.

  • Regjistër  i punëdhënësve dhe vendeve të lira,  i përditësuar gjatë angazhimit, me kërkesat e

pozicioneve, kushtet e konfirmuara, datat e kontakteve dhe përputhjen me pjesëmarrësit.

  • Evidencë individuale e mbështetjes për 7–10 pjesëmarrës, me aplikimet, intervistat, ofertat,

pengesat, referimet dhe statusin e punësimit. Çdo rezultat të shoqërohet me datën dhe burimin

e verifikimit, si konfirmim nga punëdhënësi ose dokumentacion përkatës.

  • Raport përfundimtar deri më 01 dhjetor 2026, me përmbledhjen e mbështetjes së ofruar,

rezultatet e verifikuara, vështirësitë dhe rekomandimet për ndjekjen e rasteve të pambyllura.

  • Produktet i dorëzohen koordinatorit të projektit për shqyrtim dhe miratim.

Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar

  • Diplomë universitare në shkenca sociale, punë sociale, psikologji, ekonomi, menaxhim biznesi ose

fusha të ngjashme.

  • Të paktën 3  vjet përvojë në shërbime punësimi, ndërmjetësim në punë, rekrutim ose

bashkëpunim me punëdhënësit, mundësisht në mbështetje të personave në situatë vulnerabël.

  • Përvojë e provuar në identifikimin e vendeve të lira, përputhjen e kandidatëve me kërkesat e

punës dhe ndjekjen e aplikimeve e intervistave.

  • Njohje e tregut vendor të punës dhe e shërbimeve të punësimit; përvoja dhe kontaktet me

bizneset në Korçë përbëjnë përparësi.

  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe bashkëpunimi me bizneset, institucionet publike dhe

pjesëmarrësit, me respekt për barazinë dhe mosdiskriminimin.

  • Aftësi organizative për ndjekjen e disa rasteve paralelisht dhe respektimin e afateve; aftësi në

dokumentim dhe raportim, përfshirë përdorimin e Ëord dhe Excel.

  • Njohuri për ruajtjen e konfidencialitetit dhe trajtimin etik të informacionit personal; aftësi shumë

të mira të gjuhës shqipe. Njohja e anglishtes është e preferueshme..

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të

detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi

seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e

Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit:

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe

dokumentat si më poshtë:

  • një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
  • një letër interesi

brenda dates 12 tetor 2026 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M,

Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania.

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:

  • në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim për Ekspert për

angazhimin e punëdhënësve dhe ndërmjetësimi në punësim në bashkinë Korçë

  • vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.