Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë një ekspert për Ekspert për përshkrimin e modelit të ribashkimit të familjeve Afghane të vendosura në Shqipëri, në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë, kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit kundër abuzimit, dhunës dhe neglizhencës”zbatuar nga Nisma ARSIS në konsortiuem me Tdh dhe P&G në partneritet me UNICEF Shqipëri dhe financuar nga USAID. 

Rreth Nisma ARSIS 

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. 

Mision i Nisma është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave