Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të projektit “Tirana për Gratë: Barazi, Mbrojtje dhe Fuqizim”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Skemës së Granteve të Vogla të administruar nga GADC, po kërkon të angazhojë një trajner/ekspert me përvojë në çështjet e të drejtave të grave, shëndetin publik dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore (GBV).