Pozicioni i punësOfrues Shërbimi në emergjencë (me turne)
Periudha e kontraktimitJanar – Dhjetor 2026
Zona e projektitBashkia Tiranë
Data e mundshme e fillimit të punësJanar 2026
Lloji i kontratës     Kontratë pune me kohë të plotë

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë psikologë, punonjës socialë, kujdestarë me profil, infermier, mësues, (djem dhe vajza), në kuadër të zbatimit të programeve të saj në mbështetje të fëmijës dhe familjes.

Ofruesi i shërbimit do të ketë për detyrë të zbatojë në kohë dhe me cilësi detyrat e caktuara në kuadër të ofrimit të shërbimeve psikologjike dhe të punës sociale për fëmijët në rrezik të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme të akomoduar në shërbimin e emergjencës.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Shërbimet mbështetëse psiko-sociale ofrohen nga NISMA ARSIS për të gjithë fëmijët e ekspozuar ndaj rrezikut të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme. Fëmijët e akomoduar në këtë shërbim referohen nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor dhe qendror. Kategoritë e fëmijëve përfitues të shërbimeve përfshijnë fëmijët në situatë rruge, viktima të mundshme dhe ose në rrezik trafikimi, fëmijët e huaj të pashoqëruar migrant, të rikthyer, etj.

Përshkrim

Këshilli i  Qarkut  Tiranë  dhe  Organizata “Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS”, po zbaton projektin “Shërbime të strehimit emergjent të sigurtë dhe rehabilituese/riintegruese për fëmijët, të rinjtë dhe nënat, viktima të abuzimit, dhunës në familje, trafikimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit pa kujdes prindëror, në qendrën “Shtëpia e Ngjyrave”. Ky projekt zbatohet nga Organizata “Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS”, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Tiranë dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Nën mbështetjen dhe supervizimin e plotë të kordinatorëve të projekteve,_ofruesi i shërbimit psikolog/punonjës social/kujdestar, do të ketë këto përgjegjësi:

Kualifikimet:

Eksperiencat:

Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Psikologu_ofrues shërbimi do të zhvillojë detyrën e tij në përputhje me Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Koventën e të drejtave të fëmijëve të nënshkruar nga NISMA ARSIS.

Procedura e aplikimit:
Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose pranë zyrave të Nisma ARSIS në adresën: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, AP.1, Tiranë Shqipëri:

– një kopje të jetëshkrimit professional (CV)

– një letër interesi

brenda dates 03 Janar 2026 në info@nisma-arsis.org , deri në mesnatë

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:

vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.