Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2024, shpall thirrjen për kuotim sipas shërbimeve apo produkteve të listuara më poshtë për t’u kontraktuar për një periudhë 1-vjeçare.
Informacion i Përgjithshëm
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016 me NIPT L61429451E. Nisma është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjyptiane. Nisma advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit në një apo disa nga shërbimet më poshtë. (klikoni mbi shërbimin e interesuar për të shkarkuar tabelën përkatëse)
Përshkrimi i shërbimeve/produkteve
- Karburant
- Ushqime ,materiale higjenike dhe jo vetem (Hyper Market që kanë gamë të gjerë sherbimesh)
- Materiale kancelarike dhe mjete didaktike
Kushte të përgjithshme
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori/ ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Së bashku me ofertën, furnitori duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it / licensës;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
Së bashku me kuotimin, ofertuesi duhet të dorëzojë patjetër edhe kopje të dokumentave të mëposhtme:
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në qytetin e Tiranës në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
- Produktet konsum duhet të jenë minimalisht 12 muaj përpara datës së skadencës.
Procedura e aplikimit
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 05 Janar 2024, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1,kati 1 Njesia Bashkiake Nr.7, KP 1023, Tiranë,. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
- Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: initiative.arsis@gmail.com. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: initiative.arsis@gmail.com.