Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë një Ekspert për zhvillimin e trajnimeve për
punonjësit e strukturave publike që ofrojnë shërbime të përkujdesit shoqëror si pjesë e grupeve teknike
ndërsektoriale (GTN) në kuadër të projektit “ Riintegrimi i individëve dhe komuniteteve në rrezik të
radikalizimit duke u mundësuar atyre të ridrejtojnë jetën e tyre dhe të bëhen anëtarë kontribues të
komuniteteve të tyre” zbatuar në partneritet me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Informacion i Përgjithshëm:
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA) është një organizatë jofitimprurëse, e cila
është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e
shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i NISMA është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të
margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. NISMA
advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit
dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të
kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të
cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.