Thirrje per Oferte_Sherbime_Produkte ushqimore dhe higjenike

Thirrje për ofertë

Shërbime për blerjen e produkteve ushqimore dhe higjenike për familjet Afgane

ProjektiMbështetje për integrimin vullnetar të shtetasve Afganë në Shqipëri (EN: Support for the voluntary integration of Afghan nationals in Albania)
Zonat e projektit            Lezhë dhe Tiranë  
Kohëzgjatja e projektit01 Gusht 2024 – 30 Prill 2026
Kohëzgjatja e kontratësDhjetor 2024 – 09 Dhjetor 2025 (12 muaj)

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall ofertën për të siguruar produkte ushqimore dhe higjenike për shtetasit Afgane të vendosur në Shqipëri. Ky shërbim do të ndihmojë në përmbushjen e nevojave themelore të këtyre shtetasve, në kuadër të zbatimit të programit për integrimin e tyre në Shqipëri.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Rreth projektit

Projekti ka si qëllim të ofrojë një përgjigje gjithëpërfshirëse për nevojat e shtetasve Afganë të zhvendosur së fundmi në Shqipëri. Metodologjia e programit fokusohet në ofrimin e një kuadri të integruar që synon të mbulojë të gjitha aspektet e mbështetjes së nevojshme për këtë grup përfituesish. Në qendër të kësaj qasjeje qëndron zbatimi i shërbimeve të personalizuara të menaxhimit të rasteve, duke u siguruar që çdo grup përfitues të marrë mbështetjen e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike. Menaxherët e rasteve të caktuar për çdo perfitues do të luajnë një rol kyç si pika kryesore e kontaktit dhe do të jenë përgjegjës për të lehtësuar aksesin në një gamë të gjerë shërbimesh dhe përfitimesh që janë dizajnuar për të përmbushur nevojat e tyre.

Nisma ARSIS sjell një përvojë të pasur në zbatimin e programit, veçanërisht në fushat e menaxhimit të rasteve, rehabilitimit dhe riintegrimit, mbështetjes për shëndetin mendor dhe psikologjik (MHPSS), dhe praktikave të sigurisë. Gjithashtu, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet lokale dhe qendrore synon forcimin e ndërhyrjeve duke siguruar një koordinim më të mirë dhe një kuptim të thelluar të nevojave në terren, çka ndihmon në ofrimin efektiv të shërbimeve dhe mbështetjes në mjedise të bazuara në komunitet.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

  1. Kërkësë për ofert

  2. Praktikat e mira të biznesit

Kërkesat për produkte:

Produkte ushqimore:

Specifikat minimale:

  • Produkte të freskëta dhe të paafektuara.
  • Varietet i gjerë i ushqimeve, përfshirë grurë, oriz, makaronë, konserva (perime, fruta, etj.), produkte të qumështit, vaj, sheqer, kripë etj. si në listën bashkëngjitur.
  • Produktet duhet të kenë data të vlefshmërisë të gjatë dhe të jenë në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore.

Produkte higjenike:

Specifikat minimale

  • Artikuj higjienikë si sapun, shampo, pastë dhëmbësh, letër higjienike, pastrues dhe dezinfektues, si dhe produkte të tjera të nevojshme për higjenën personale dhe të vendbanimit etj. si në listën bashkëngjitur.
  • Produktet duhet të jenë të certifikuara dhe të përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë.

Kushtet e furnizimit:

  • Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e shtetasve.
  • Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.
  • Të përfshihet një plan për monitorimin e cilësisë dhe përmbushjen e kërkesave.

Ofertuesi duhet të dorëzojë:

  • Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
  • Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
  • Së bashku me ofertën, shërbim ofruesi duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it / licensës;
  • Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
  • Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
  • Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
  • Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
  • Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
  • Produktet konsum duhet të jenë minimalisht 12 muaj përpara datës së skadencës.
  • Flet Analiza per te gjitha produktet (sipas produkteve)

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e Aplikimit:

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 8 dhjetor ora 16:00.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy adresat e mëposhtme:

  • Tiranë,Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1, Nj. Administrative nr. 7, Kodi Postar 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
  • Për sqarime dhe pyetje mund të drejtoheni në adresën e email: info@nisma-arsis.org brenda datës: 20 Nëntor, ora 16:00
  • Lezhë, Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar,në adresën Rafaelo Resort, Lezhë, Shëngjin, 4503 ,per zyrat NISMA ARSIS. -Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Vlerësimi i ofertave:

Ofertat do të vlerësohen bazuar në:

Oferta teknike

  • Përputhshmëria me kriteret teknike.
  • Përvoja e aplikantit – liste me kontrata furnizimi te ngjashme

Oferta financiare

  • Çmimi dhe oferta financiare.
  • Afatet kohore të propozuara.

Përzgjedhja e ofertuesit do të bazohet në disa faktorë kyç që do të vlerësohen si më poshtë:

  • Cilësia e shërbimit të propozuar (30 pikë): Oferta që përmbush specifikimet e kërkuara për produktet ushqimore dhe higjenike.
  • Oferta financiare (30 pikë): Çmimet konkurruese që ofrojnë marrdhenien cilësi-cmim me te mire.
  • Fleksibiliteti dhe kapaciteti (20 pikë): Aftësia për të ofruar transport në kohë dhe sipas nevojave të ndryshme të organizatës.
  • Përvoja e ofertuesit (20 pikë): Përvojë e dokumentuar në furnizime të ngjashme.

Etika dhe Anti-Korrupsioni:

Të gjithë ofertuesit që marrin pjesë në këtë thirrje për ofertë duhet të respektojnë standardet më të larta të etikës dhe integritetit profesional. Kriteret e mëposhtme duhet të mbahen parasysh:

  • Ofruesit e shërbimeve duhet të veprojnë me ndershmëri të plotë dhe pa u përfshirë në praktika të paligjshme apo të pandershme. Çdo formë e korrupsionit, ryshfetit, apo favorizimit është e ndaluar dhe do të rezultojë në përjashtimin automatik të ofertuesit.
  • Ofertuesit duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi që mund të ndikojë në përmbushjen e shërbimit ose të prishë integritetin e procesit të tenderit. Çdo konflikt interesi i fshehur mund të rezultojë në përjashtimin e ofertës dhe anulimin e kontratës.
  • Organizata ruan të drejtën të kryejë kontrolle dhe hetime për të siguruar që procesi është i drejtë dhe transparent. Në rast të ndonjë dyshimi për përfshirje në korrupsion apo shkelje të etikës, organizata do të ndërmarrë veprime ligjore dhe do të raportojë rastin te autoritetet përkatëse.
  • Ofruesit e interesuar janë të detyruar të nënshkruajnë një document me emrin praktikat e mira, duke garantuar se nuk janë përfshirë në asnjë aktivitet korruptiv dhe do të respektojnë të gjitha rregullat e caktuara në këtë thirrje për ofertë.