Thirrje për ofertë Shërbim transport për fëmijët Kampi Veror Miqësia 2026 – Bashkia Korçë

ProjektiKampi Veror Miqësia 2026 Bashkia Korçë
Zonat e projektitKorçë
Kohëzgjatja e projektit06 – 31 Korrik 2026
Data e fillimit të kontratës06 Korrik 2026

Në kuadër të zbatimit të projektit “Kampi Veror Miqësia 2026”, Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS do të organizojë aktivitete të përditshme edukative, sociale, krijuese dhe sportive për 100 fëmijë në Bashkinë Korçë. Për të garantuar zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve dhe përmbushjen e standardeve të kujdesit ndaj fëmijëve, organizata kërkon të kontraktojë një operator ekonomik të specializuar për transportin e fëmijëve gjatë periudhës së zhvillimit të kampit, si dhe gjatë dy ekskursioneve të planifikuara jashtë qytetit të Korçës.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon të krijojë një mjedis të sigurt, edukativ, argëtues dhe gjithëpërfshirës për fëmijët gjatë periudhës së pushimeve verore, duke ofruar aktivitete të strukturuara që nxisin zhvillimin e aftësive sociale, emocionale, krijuese dhe edukative. Përmes aktiviteteve psikosociale, lojërave në grup, aktiviteteve sportive, punimeve artistike dhe ekskursioneve edukative, kampi synon të promovojë bashkëpunimin, respektin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.

Kampi do të zhvillohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe barazisë, duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve nga komunitete të ndryshme, përfshirë fëmijët në situata vulnerabiliteti, fëmijët nga komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me standardet e mbrojtjes së fëmijëve dhe me fokus në mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin e tyre pozitiv.

Qëllimi i angazhimit: Sigurimi i transportit të sigurt dhe të rregullt për fëmijët pjesëmarrës në Kampin Veror “Miqësia 2026”, duke garantuar pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet ditore dhe ekskursionet e planifikuara.

Përshkrimi i shërbimit


Ofrimi i shërbimit të transportit për:

  • 100 fëmijë pjesëmarrës në Kampin Veror “Miqësia 2026”;
  • Transport vajtje-ardhje për 20 ditë aktiviteti;
  • Transport për 2 ekskursione jashtë qytetit të Korçës;
  • Sigurimi i mjeteve të përshtatshme dhe të licencuara për transport udhëtarësh.

Kërkesat minimale

Operatori ekonomik duhet të:

  • Jetë i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar;
  • Zotërojë licencë për transport udhëtarësh;
  • Sigurojë mjete transporti në gjendje të mirë teknike;
  • Sigurojë drejtues mjetesh të pajisur me dokumentacionin përkatës;
  • Respektojë standardet e sigurisë gjatë transportit të fëmijëve.

Dokumentet e kërkuara

  • NIPT.
  • Ekstrakt QKB.
  • Oferta financiare.
  • Referenca të ngjashme (nëse ka).

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Ekstrakt të QKB-së;
  • Kopje të NIPT-it;
  • Licencën e transportit;
  • Ofertën teknike;
  • Ofertën financiare.

Ofertat duhet të dërgohen në adresën elektronike të Nisma ARSIS: procurement@nisma-arsis.org ose të dorëzohen fizikisht pranë zyrave të organizatës (Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1, Nj. Administrative nr. 7, Kodi Postar 1023, Tiranë, Shqipëri) brenda afatit të përcaktuar.

Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2026.

Vetëm operatorët që plotësojnë kërkesat e përcaktuara në këtë ToR do të merren në konsideratë për fazën e vlerësimit.

Kriteri i Përzgjedhjes

Kontrata do t’i jepet operatorit ekonomik që paraqet ofertën më të favorshme bazuar në:

  • Cilësinë e shërbimit të propozuar;
  • Kapacitetin teknik për realizimin e transportit;
  • Përvojën në shërbime të ngjashme;
  • Vlerën financiare të ofertës.

Vlera e Fondit

Fondi maksimal i vënë në dispozicion për këtë shërbim është:

  • 120,000 (njëqind e njëzet mijë) lekë.

Pagesa

Pagesa do të kryhet pas realizimit të shërbimit dhe dorëzimit të faturës tatimore sipas kushteve të kontratës.