Thirrje për ofertë Shërbim Catering/Ushqim për Kampin Veror Kampi Veror Miqësia 2026 – Bashkia Korçë

ProjektiKampi Veror Miqësia 2026 Bashkia Korçë
Zonat e projektitKorçë
Kohëzgjatja e projektit06 – 31 Korrik 2026
Data e fillimit të kontratës06 Korrik 2026

Në kuadër të zbatimit të projektit “Kampi Veror Miqësia 2026”, Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS do të organizojë aktivitete të përditshme edukative, sociale, krijuese dhe sportive për 100 fëmijë në Bashkinë Korçë. Për të garantuar zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve dhe përmbushjen e standardeve të kujdesit ndaj fëmijëve, organizata kërkon të kontraktojë një operator ekonomik të specializuar për furnizimin dhe shpërndarjen e vakteve ushqimore.

Operatori ekonomik do të sigurojë përgatitjen, paketimin dhe dorëzimin e vakteve ushqimore në përputhje me standardet higjieno-sanitare dhe kërkesat e sigurisë ushqimore, duke garantuar cilësi, larmi dhe përshtatshmëri për grupmoshën e fëmijëve pjesëmarrës. Aktiviteti është pjesë integrale e organizimit të kampit dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve gjatë gjithë periudhës së projektit.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon të krijojë një mjedis të sigurt, edukativ, argëtues dhe gjithëpërfshirës për fëmijët gjatë periudhës së pushimeve verore, duke ofruar aktivitete të strukturuara që nxisin zhvillimin e aftësive sociale, emocionale, krijuese dhe edukative. Përmes aktiviteteve psikosociale, lojërave në grup, aktiviteteve sportive, punimeve artistike dhe ekskursioneve edukative, kampi synon të promovojë bashkëpunimin, respektin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.

Kampi do të zhvillohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe barazisë, duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve nga komunitete të ndryshme, përfshirë fëmijët në situata vulnerabiliteti, fëmijët nga komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me standardet e mbrojtjes së fëmijëve dhe me fokus në mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin e tyre pozitiv.

Qëllimi i angazhimit: Ofrimi i 2,000 vakteve ushqimore të ambalazhuara (100 fëmijë × 20 ditë aktiviteti) për Kampin Veror ‘Miqësia 2026’, në vlerën e parashikuar prej 440,000 lekë.

Përshkrimi i shërbimit

Operatori ekonomik do të sigurojë:

  • 100 vakte në ditë;
  • Për 20 ditë aktivitet;
  • Ushqim të ambalazhuar individualisht;
  • Ujë të ambalazhuar;
  • Shpërndarje në vendin e zhvillimit të aktivitetit.

Sasia

100 fëmijë × 20 ditë = 2,000 vakte.

Kërkesat minimale

  • Licencë ushqimore aktive.
  • Respektim i standardeve higjieno-sanitare.
  • Mundësi për menu të larmishme.

Dokumentet e kërkuara

  • NIPT.
  • Ekstrakt QKB.
  • Oferta financiare.
  • Referenca të ngjashme (nëse ka).

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Ekstrakt të QKB-së;
  • Kopje të NIPT-it;
  • Menuja e propozuar;
  • Ofertën financiare me vlerën totale të shërbimit.

Ofertat duhet të dërgohen në adresën elektronike të Nisma ARSIS: procurement@nisma-arsis.org ose të dorëzohen fizikisht pranë zyrave të organizatës (Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1, Nj. Administrative nr. 7, Kodi Postar 1023, Tiranë, Shqipëri) brenda afatit të përcaktuar.

Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2026.

Vetëm operatorët që plotësojnë kërkesat e përcaktuara në këtë ToR do të merren në konsideratë për fazën e vlerësimit.

Kriteri i Përzgjedhjes


Kontrata do t’i jepet operatorit ekonomik që paraqet ofertën më të favorshme bazuar në:

  • Cilësinë e shërbimit të propozuar;
  • Përvojën e mëparshme;
  • Vlerën financiare të ofertës.

Pagesa

Pagesa do të kryhet pas realizimit të shërbimit dhe dorëzimit të faturës tatimore sipas kushteve të kontratës.