Thirrje për mësuese Kampi Veror Miqësia 2026 Bashkia Korçë

ProjektiKampi Veror Miqësia 2026 Bashkia Korçë
Zonat e projektitKorçë
Kohëzgjatja e projektit06 – 31 Korrik 2026
Data e fillimit të kontratës06 Korrik 2026

Në kuadër të zbatimit të projektit “Kampi Veror Miqësia 2026” në bashkëpunim me bashkinë Korçë, i cili synon ofrimin e aktiviteteve edukative, argëtuese, sociale dhe psikosociale për 100 fëmijë gjatë periudhës verore, Nisma ARSIS kërkon të angazhojë 10 mësuese për organizimin, lehtësimin dhe mbështetjen e aktiviteteve ditore të kampit. Kampi synon të krijojë një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe edukativ për fëmijët pjesëmarrës.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon të krijojë një mjedis të sigurt, edukativ, argëtues dhe gjithëpërfshirës për fëmijët gjatë periudhës së pushimeve verore, duke ofruar aktivitete të strukturuara që nxisin zhvillimin e aftësive sociale, emocionale, krijuese dhe edukative. Përmes aktiviteteve psikosociale, lojërave në grup, aktiviteteve sportive, punimeve artistike dhe ekskursioneve edukative, kampi synon të promovojë bashkëpunimin, respektin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.

Kampi do të zhvillohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe barazisë, duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve nga komunitete të ndryshme, përfshirë fëmijët në situata vulnerabiliteti, fëmijët nga komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me standardet e mbrojtjes së fëmijëve dhe me fokus në mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin e tyre pozitiv.

Qëllimi i angazhimit: Të sigurohet mbështetje pedagogjike dhe edukative për 100 fëmijë pjesëmarrës në Kampin Veror “Miqësia 2026”, përmes organizimit dhe zhvillimit të aktiviteteve ditore në grup.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Mësueset e përzgjedhura do të:

  • Shoqërojnë dhe mbikëqyrin grupet e fëmijëve gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktiviteteve.
  • Lehtësojnë aktivitetet edukative, krijuese, sportive dhe psikosociale sipas programit ditor.
  • Mbështesin pjesëmarrjen aktive dhe gjithëpërfshirëse të çdo fëmije.
  • Organizojnë lojëra edukative dhe aktivitete grupore sipas tematikave të përcaktuara.
  • Kujdesen për sigurinë, mirëqenien dhe respektimin e rregullave gjatë aktiviteteve.
  • Mbështesin procesin e shpërndarjes së vakteve ushqimore dhe organizimin e pushimeve.
  • Shoqërojnë fëmijët gjatë ekskursioneve dhe aktiviteteve jashtë ambienteve të kampit.
  • Raportojnë tek koordinatori i kampit çdo situatë që lidhet me sigurinë, shëndetin apo mirëqenien e fëmijëve.
  • Respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe kodin e etikës së organizatës.

Kualifikimet e Kërkuara

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kritere të detyrueshme

  • Diplomë universitare në Mësuesi, Edukim Parashkollor, Edukim Fillor ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 1 vit përvojë pune me fëmijë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike.
  • Gatishmëri për angazhim gjatë gjithë periudhës së kampit.

Kritere të preferuara

  • Përvojë në kampe verore, aktivitete komunitare ose projekte me fëmijë.
  • Përvojë në punën me fëmijë nga grupe vulnerabël.
  • Njohuri mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe qasjen gjithëpërfshirëse.

Niveli i Angazhimit: 20 ditë pune. Periudha: 6 – 31 Korrik 2026.

Orari i aktivitetit: 08:00 – 12:00.

Përfshin pjesëmarrjen në 2 ekskursione të planifikuara gjatë kampit.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email në info@nisma-arsis.org ose pranë zyrave të Nisma ARSIS në adresën: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, AP.1, Tiranë Shqipëri:

  • një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
  • një letër interesi

brenda dates 15 Qershor 2026 info@nisma-arsis.org, deri në mesnatë.

Metoda e vlerësimit

KriteriPikët
Arsimi dhe kualifikimet30 pikë
Përvoja në punën me fëmijë40 pikë
Përvoja në aktivitete verore/projekte sociale20 pikë
Intervista (nëse zhvillohet)10 pikë
Totali100 pikë

Mësueset do të raportojnë tek Koordinatori i Kampit Veror “Miqësia 2026” dhe do të punojnë në bashkëpunim me stafin e Nisma ARSIS dhe Drejtorinë e Kujdesit Social të Bashkisë Korçë.