Rita Ora viziton “Shtëpinë e Ngjyrave” në Tiranë

Edhe pse vetëm për pak kohë në Tiranë, Rita Ora, UNICEF UK AMBASSADOR, gjeti hapësirë në programin e saj të vizitojë “Shtëpinë e Ngjyrave”. Kjo qendër komunitare mbështetet nga fondet e përbashkëta të #UNICEFAlbania dhe Bashkia Tiranë dhe drejtohet nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS. “Shtëpia e Ngjyrave” ofron shërbime të integruara për mbrojtjen e fëmijëve. ?Gjatë momenteve që Rita Ora shpenzoi me fëmijët ajo shprehu: “Jam vërtet e nderuar që jam këtu dhe hedh dritë mbi punën e pabesueshme që po bëjnë UNICEF në Shqipëri. Më pëlqeu të kaloja kohë me fëmijët frymëzues që takova në Shtëpinë e Ngjyrave.

?Të pranishëm gjatë kësaj vizite ishin edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, Përfaqësuesi i UNICEF për Shqipërinë, Dr. Roberto de Bernardi, Koordinatora e Përhershme e United Nations Albania, Znj. Fiona McCluney, dhe Zv. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri (British Embassy Tirana), Znj. Mia Marzouk me një qëllimi të përbashkët: Rritjen e ndërgjegjësimit për mirëqënien e fëmijëve. #PërÇdoFëmijë #UNICEFprotects.