Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë grup ekspertësh, për zhvillimin e analizës ligjore dhe financiare të procesit të transformimit të Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror 0-5 vjeç, në kuadër të projektit “Përgjigje ndaj rrezikut të shtuar të abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe ndarjes nga familja” zbatuar në partneritet me UNICEF dhe financuar nga Qeveria Suedeze.
Kjo ekspertizë do të ofrohet në mbështetje të Komitetit Drejtues për Zbatimin e Planit Kombëtar të Deinstitucionalizimit pranë MSHMS, për realizimin e procesit të transformimit të shërbimeve në dy institucionet e përkujdesit shoqëror për fëmijët e grupmoshës 0-5 vjeç në Korçë dhe Vlorë, duke ofruar analizën ligjore dhe financiare të proceseve të transformimit, si dhe të propozimeve konkrete, për metodologjinë që duhet ndjekur drejt transformimit të plotë, të Institucioneve në Qendra Komunitare, (sipas modelit të dizenjuar), e shoqëruar me ndryshimet e nevojshme të akteve normative, për të institucionalizuar modelin e ri të shërbimeve.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS is a member of the Code of Standards for Civil Society Organizations.
February to November
Monday – Saturday
9:30 – 11:30am
a break for lunch and then
12:30 – 4:00pm
Closed Sundays
Social Services near Comunity Centers: 08:00 – 16:30
Emergency Services: Open 24/7
COPYRIGHT © 2022 NISMA ARSIS. ALL RIGHTS RESERVED
If you note any form of abuse to children during an activity or work supported by Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, please report immediately at: initiative.arsis@gmail.com