Thirrje për Ekspert Realizimi i Videos Përmbledhëse për Kampin Veror “Miqësia 2026”Bashkia Korçë

ProjektiKampi Veror Miqësia 2026 Bashkia Korçë
Zonat e projektitKorçë
Kohëzgjatja e projektit06 – 31 Korrik 2026
Data e fillimit të kontratës06 Korrik 2026

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS po zbaton projektin “Kampi Veror Miqësia 2026”, i cili do të zhvillohet në Bashkinë Korçë gjatë periudhës 6–31 korrik 2026 dhe do të përfshijë 100 fëmijë pjesëmarrës. Projekti synon të krijojë një mjedis të sigurt, edukativ, argëtues dhe gjithëpërfshirës për fëmijët, përmes aktiviteteve sociale, krijuese, sportive dhe psikosociale. Nisma ARSIS kërkon të kontraktojë një operator/ekspert për realizimin e videos, me qëllim dokumentimin e rezultateve të projektit, përdorimin e materialit për raportim, komunikim publik dhe promovim të aktiviteteve që mbështesin mirëqenien dhe përfshirjen e fëmijëve.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon të krijojë një mjedis të sigurt, edukativ, argëtues dhe gjithëpërfshirës për fëmijët gjatë periudhës së pushimeve verore, duke ofruar aktivitete të strukturuara që nxisin zhvillimin e aftësive sociale, emocionale, krijuese dhe edukative. Përmes aktiviteteve psikosociale, lojërave në grup, aktiviteteve sportive, punimeve artistike dhe ekskursioneve edukative, kampi synon të promovojë bashkëpunimin, respektin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.

Kampi do të zhvillohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe barazisë, duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve nga komunitete të ndryshme, përfshirë fëmijët në situata vulnerabiliteti, fëmijët nga komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me standardet e mbrojtjes së fëmijëve dhe me fokus në mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin e tyre pozitiv.

Qëllimi i angazhimit: Qëllimi i këtij angazhimi është dokumentimi vizual i aktiviteteve kryesore të Kampit Veror “Miqësia 2026” dhe përgatitja e një videoje përmbledhëse që pasqyron atmosferën, pjesëmarrjen, aktivitetet edukative e argëtuese, si dhe momentet kryesore të kampit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Operatori i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Dokumentimin me video të aktiviteteve kryesore të kampit;
  • Dokumentimin e 2 ekskursioneve jashtë Korçës;
  • Realizimin e pamjeve të përgjithshme të aktiviteteve, punimeve kreative, lojërave dhe momenteve të përbashkëta;
  • Përgatitjen dhe montazhin e videos finale;
  • Përfshirjen e titrave, logos së organizatës/projektit dhe elementëve bazë grafikë, sipas kërkesës së Nisma ARSIS;
  • Dorëzimin e materialit final në format elektronik.

Kërkesat minimale

Operatori/eksperti duhet të ketë:

  • Përvojë në realizim video dhe dokumentim aktivitetesh;
  • Pajisje të përshtatshme për filmim dhe montazh;
  • Aftësi për të realizuar materiale të përshtatshme për komunikim publik;
  • Gatishmëri për të respektuar rregullat e mbrojtjes së fëmijëve, privatësisë dhe përdorimit të imazhit të fëmijëve.

Produktet e pritshme

Operatori duhet të dorëzojë:

  • 1 video përmbledhëse finale, me kohëzgjatje rreth 3–5 minuta;
  • Version të videos të përshtatshëm për publikim në rrjete sociale;
  • Minimumi 50 fotografi të përzgjedhura dhe të përpunuara nga aktivitetet;
  • Materialet finale në format elektronik.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email info@nisma-arsis.org ose pranë zyrave të Nisma ARSIS në adresën: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, AP.1, Tiranë Shqipëri:

  • një kopje të jetëshkrimit professional (CV);
  • një letër interesi ku të citohen shembuj të punëve të mëparshme. brenda dates 15 Qershor 2026 info@nisma-arsis.org, deri në mesnatë.

Kriteret e vlerësimit

Kontrata do t’i jepet operatorit/ekspertit që paraqet ofertën më të favorshme bazuar në:

  • Cilësinë e portofolit/punëve të mëparshme;
  • Përvojën në dokumentim aktivitetesh;
  • Propozimin teknik;
  • Vlerën financiare të ofertës.

Vlera e Fondit

Fondi maksimal i vënë në dispozicion për këtë shërbim është:

–      225,000 lekë.

Pagesa

Pagesa do të kryhet pas realizimit të shërbimit, dorëzimit të materialeve finale dhe miratimit të tyre nga Nisma ARSIS.