Thirrje për ofertë Furnizimi dhe Instalimi i Dy Këndeve Digjitale Digi Paths Corners

Thirrje për ofertë

Furnizimi dhe Instalimi i Dy Këndeve Digjitale Digi Paths Corners Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Projekti“Përfshirja dhe Fuqizimi Digjital në Komunitet për Integrimin e Grupeve të Margjinalizuara” në kuadër të projektit rajonal “Digital Inclusion Initiative (DII)”
Zonat e projektitCërrik
Kohëzgjatja e projektitMars 2026 – Shkurt 2027
Data e fillimit të kontratës01 Qershor 2026

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në zbatim të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Digjital në Komunitet për Integrimin e Grupeve të Margjinalizuara” në kuadër të projektit rajonal “Digital Inclusion Initiative (DII)” kërkon të përzgjedhë një operator ekonomik për furnizimin, transportin, instalimin dhe vendosjen në funksion të dy këndeve digjitale (“Digi Paths Corners”) në Bashkinë Cërrik.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti “Përfshirja dhe Fuqizimi Digjital në Komunitet për Integrimin e Grupeve të Margjinalizuara” zbatohet nga Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në Bashkinë Cërrik, në kuadër të projektit rajonal “Digital Inclusion Initiative (DII)”, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti synon të reduktojë hendekun digjital dhe të rrisë aksesin, aftësitë dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë nga të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara, duke promovuar pjesëmarrjen aktive qytetare, përfshirjen sociale dhe mundësitë e barabarta në epokën digjitale.

Një nga aktivitetet kryesore të projektit është ngritja e dy hapësirave funksionale digjitale (“Digi Paths Corners”) në institucione komunitare dhe/ose shkolla publike, të cilat do të shërbejnë si mjedise të sigurta dhe të aksesueshme për zhvillimin e aftësive digjitale, përdorimin e internetit, aksesin në informacion dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe qytetare.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

1.       Kërkesë për ofertë,

  • Praktikat e mira të biznesit.

Objekti i kësaj thirrjeje është kërkesa për organizimin, transportin, instalimin dhe vendosjen në funksion të dy këndeve digjitale (“Digi Paths Corners”) në Bashkinë Cërrik.

Objekti i kontratës

Operatori ekonomik do të jetë përgjegjës për:

  • Furnizimin e pajisjeve teknologjike;
  • Transportin e pajisjeve në vendet e përcaktuara;
  • Instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve;
  • Testimin dhe dorëzimin funksional të pajisjeve;
  • Ofrimin e garancisë për pajisjet e furnizuara.

Specifikimet teknike minimale

Pajisje Teknologjike

  • 10 laptopë
  • 1 projektor
  • 2 printera fotokopje multifunksionalë
  • 6 tonera për printer
  • 2 smartboard
  • 2 routerë interneti
  • 1 aparat fotografik
  • Aksesorë përkatës (fisha hdmi-dp, Ram, kartë HDD)

Shënim: Ofertuesit mund të propozojnë specifikime teknike më të avancuara se minimumi i kërkuar.

Rezultatet e pritshme

Kontraktori duhet të sigurojë:

  • Pajisje të instaluara dhe të testuara;
  • Garanci minimale 12 muaj për pajisjet elektronike.

Kohëzgjatja e kontratës

Maksimumi 90 ditë kalendarike nga nënshkrimi i kontratës.

Kualifikimet e kërkuara


Ofertuesit duhet të dëshmojnë se posedojnë kapacitetet e nevojshme ekonomike, teknike dhe operacionale për të zbatuar kontratën në mënyrë të suksesshme. Për këtë qëllim, ofertat duhet të përmbajnë dokumentacionin mbështetës si më poshtë:

Operatori ekonomik duhet të paraqesë:

  • NIPT aktiv;
  • Certifikatë regjistrimi;
  • Eksperiencë të mëparshme në furnizim të pajisjeve IT ose mobilim institucional;
  • Deklaratë për mungesë konflikti interesi.

Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë ose të verifikojë informacionin e paraqitur nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit.

Dokumentacioni i ofertës

Ofertuesit duhet të dorëzojnë:

  • Ofertën financiare;
  • Certifikatën e regjistrimit NIPT;
  • Ekstrakt historik;
  • Deklaratën e konfliktit të interest.

Kriteret e vlerësimit

Vlerësimi i ofertave do të kryhet mbi bazën e parimit të “ofertës më të mirë në raport cilësi–çmim” (Best Value for Money), duke siguruar konkurrencë të drejtë, transparencë dhe përzgjedhje të ofertës më të favorshme për Autoritetin Kontraktues.

Vlerësimi administrativ

Do të verifikohet nëse ofertat janë të plota dhe përmbushin kërkesat formale të dokumentacionit.

  • Dorëzimi brenda afatit
  • Dokumentacioni administrativ i plotë
  • Nënshkrimi i dokumenteve të kërkuara

Vetëm ofertat që kalojnë këtë fazë do të kalojnë në vlerësim teknik.

Procedura e aplikimit/ofertimit:

Ofertuesit janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kërkesat e kësaj thirrjeje, brenda afatit të përcaktuar.

Afati i dorëzimit të ofertave

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 15 Maj 2026 ora 16:00. Çdo ofertë e dorëzuar pas këtij afati nuk do të merret në konsideratë.

Forma e dorëzimit të ofertës


Ofertat mund të dorëzohen në një nga format e mëposhtme:

a)  Dorëzim fizik (në dorë)

  • Në zarf të mbyllur, në formë të printuar;
    • E nënshkruar nga një person i autorizuar i ofertuesit;
    • Në adresën:

Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë

b)  Dorëzim me postë

  • Në zarf të mbyllur;
    • Dërguar në adresën:

Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, Kodi Postar 1023

’‘ z Në të dy rastet, zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe të shënojë qartë:

  • adresën për dorëzimin e ofertes;
    • kodin e referencës së procedurës së tenderit (d.m.th.referencen/objektin e aplikimit);

“Ofertë për [titulli i tenderit / shërbimeve/produkteve] – Mos e hapni para vlerësimit zyrtar”

  • emrin e ofertuesit;

Ofertat do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse:

  • Janë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar;
    • Janë të plota dhe përmbajnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar;
    • Përfshijnë çmime të qarta dhe të specifikuara.

Ofertat që nuk plotësojnë këto kushte do të skualifikohen dhe nuk do të merren në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit.

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë çdo ofertë, si dhe të anulojë këtë procedurë prokurimi në çdo kohë, pa asnjë detyrim ndaj ofertuesve;

Kjo thirrje nuk përbën detyrim për lidhjen e një kontrate;

Të gjitha kostot e përgatitjes dhe dorëzimit të ofertës përballohen nga ofertuesi.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail:

procurement@nisma-arsis.org.

Komisioni i vlerësimit

Për vlerësimin e ofertave të paraqitura në kuadër të kësaj procedure prokurimi, Autoriteti Kontraktues do të ngrejë një Komision Vlerësimi, i cili emërohet me urdhër të veçantë nga drejtuesi i institucionit.

Komisioni përbëhet nga anëtarë me integritet dhe kompetencë profesionale të përshtatshme me natyrën e kontratës, duke garantuar një proces të paanshëm, transparent dhe në përputhje me procedurat e prokurimit.

Komisioni është përgjegjës për:

  • Hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të dorëzuara;
    • Verifikimin e përmbushjes së kërkesave administrative;
    • Kryerjen e vlerësimit teknik dhe financiar sipas kritereve të përcaktuara;
    • Dokumentimin e procesit të vlerësimit përmes një raporti përfundimtar;
    • Rekomandimin e ofertës fituese.

Kërkesa për etikë dhe integritet

Autoriteti Kontraktues zbaton një politikë të rreptë të etikës dhe integritetit në të gjitha procedurat e prokurimit, në përputhje me manualin e brendshëm të prokurimit dhe standardet e donatorëve.

Çdo formë korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti, favorizimi apo praktike e padrejtë është rreptësisht e ndaluar. Ofertuesit duhet të angazhohen që:

  • Të mos ofrojnë apo pranojnë përfitime të paligjshme në lidhje me këtë procedurë;
    • Të mos ndikojnë në mënyrë të padrejtë procesin e vlerësimit;
    • Të veprojnë me integritet dhe në përputhje me ligjin.

Çdo shkelje e këtij parimi do të çojë në skualifikim të menjëhershëm dhe mund të rezultojë në përjashtim nga procedura të ardhshme.

Ofertuesit duhet të deklarojnë se nuk ndodhen në situatë konflikti interesi në lidhje me këtë procedurë. Konflikti i interesit konsiderohet çdo situatë ku një ofertues:

  • Ka lidhje personale, profesionale apo financiare me anëtarë të Komisionit të Vlerësimit ose Autoritetin Kontraktues;
    • Ka marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit;
    • Mund të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga informacion i privilegjuar.

Ofertuesit janë të detyruar të njoftojnë menjëherë për çdo situatë të mundshme konflikti interesi.

Ofertuesit nuk duhet të:

  • Kontaktojnë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit apo stafin e Autoritetit Kontraktues për qëllime ndikimi;
    • Kërkojnë informacion të privilegjuar jashtë kanaleve zyrtare;
    • Ushtrojnë presion apo ndikim në çdo fazë të procesit të prokurimit.

Çdo përpjekje për ndikim të padrejtë do të rezultojë në skualifikim të ofertuesit. I gjithë informacioni i lidhur me këtë procedurë duhet të trajtohet si konfidencial. Ofertuesit duhet të:

  • Respektojnë konfidencialitetin e procesit;
    • Mos përdorin informacionin për qëllime të tjera jashtë kësaj procedure.

Shënim: Këto kërkesa janë thelbësore dhe në përputhje me standardet e donatorëve ndërkombëtarë për transparencë, llogaridhënie dhe menaxhim të drejtë të fondeve.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Aneks 1: Deklaratë e Mungesës së Konfliktit të Interesit

DEKLARATË E MUNGESËS SË KONFLIKTIT TË INTERESIT

Unë, i/e nënshkruari/a                                                                    , në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit për procedurën e prokurimit me objekt:

                                                                              

deklaroj me përgjegjësi të plotë se:

  • Nuk kam asnjë interes personal, financiar apo profesional, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me asnjë nga ofertuesit pjesëmarrës në këtë procedurë;
  • Nuk kam lidhje familjare, biznesi apo marrëdhënie të tjera që mund të ndikojnë në paanshmërinë time gjatë procesit të vlerësimit;
  • Nuk kam qenë i përfshirë në përgatitjen e ofertave të paraqitura nga ofertuesit;
  • Angazhohem të njoftoj menjëherë Autoritetin Kontraktues në rast se gjatë procesit konstatoj një situatë të mundshme konflikti interesi.

Deklaroj se do të ushtroj detyrën time në përputhje me parimet e paanshmërisë, integritetit dhe transparencës.

Emri dhe Mbiemri:                                                                     

Pozicioni:                                                                     

Data:                                                                      Nënshkrimi: