| Pozicioni i punës | Ekspertizë për përgatitjen e manualit të praktikave të mira |
| Projekti | Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në punësim në bashkinë Korçë |
| Zona e projektit | Bashkia Korçë |
| Data e mundshme e fillimit të punës | Janar 2026 |
| Lloji i kontratës | Kontratë shërbimi |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë dy ekspert për përgatitjen e manualit të praktikave të mira, për të dokumentuar, sistematizuar dhe transferuar njohuritë, përvojat praktike dhe mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të aktiviteteve, i cili do të shërbejë si një dokument referues i bazuar në evidencë për aktorët relevantë dhe për replikimin e ndërhyrjeve në kontekste të tjera, në kuadër të projektit “Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në punësim në bashkinë Korçë”, zbatuar nga Nisma ARSIS në kuadër të thirrjes për nëngrante nga UNDP për programin EU4LMI, financuar nga Bashkimi Europian.
Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti “Këshillimi i Integruar për Zhvillimin dhe Fuqizimin në Punësim në Bashkinë Korçë” synon të krijojë dhe zbatojë në mënyrë efektive modelin e Këshillimit Intensiv për Punësim në Bashkinë Korçë, duke mbështetur 80 persona në situatë vulnerabël në kërkimin e punës dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës. Gjatë një periudhe 12-mujore (Janar – Dhjetor 2025), projekti do të ofrojë këshillim të personalizuar për punësim për individë që përballen me barriera të mëdha në punësim, duke përfshirë të rinjtë (15-29 vjeç), nënat e reja të papuna dhe përfituesit e skemave të ndihmës sociale. Duke përshtatur manualin “Këshillim për punësim” me nevojat lokale, projekti do të ofrojë udhëzime të strukturuara, zhvillim aftësish dhe mbështetje për punësim, duke siguruar që pjesëmarrësit të pajisen me mjetet e nevojshme për të gjetur punësim domethënës.
Projekti do të zbatojë një program gjashtëmujor këshillimi intensiv, i ndjekur nga mundësi praktike dhe trajnime profesionale për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Gjithashtu, do të angazhojë aktorët lokalë në diskutime mbi rëndësinë e këshillimit intensiv si një mjet efektiv për integrimin në tregun e punës. Aktivitetet kryesore përfshijnë një takim hapës me aktorët relevantë, ofrimin e këshillimit të drejtpërdrejtë për punësim, lehtësimin e praktikave dhe një event përmbyllës për të prezantuar rezultatet e projektit. Në përfundim, tregu i punës në Korçë do të jetë më i përgatitur për të mbështetur punëkërkuesit në situatë vulnerabël, duke nxitur përfshirjen ekonomike dhe rrugët e qëndrueshme të punësimit.
Qëllimi i këtij angazhimi është kontraktimi i dy ekspertëve të jashtëm, për të zhvilluar një Manual të Praktikave të Mira, që synon:
– Dokumentimin e praktikave të suksesshme të zbatuara gjatë projektit;
– Analizimin e rezultateve, mësimeve të nxjerra dhe sfidave të hasura;
– Integrimin e evidencave nga zbatimi praktik dhe burime të tjera relevante;
– Mbështetjen e transferimit të njohurive dhe replikimit të modelit të ndërhyrjes në projekte dhe kontekste të ngjashme.
Nën mbështetjen dhe supervizimin e plotë të ekipit koordinues të programit, ekspertët, do të ketë këto përgjegjësi:
– Rishikimin e dokumentacionit ekzistues të projektit (raporte narrative dhe financiare, plane pune, rezultate dhe indikatorë);
– Identifikimin dhe analizimin e praktikave të mira dhe mësimeve të nxjerra gjatë zbatimit; – Hartimin e strukturës metodologjike të Manualit të Praktikave të Mira, bazuar në qasjen evidence based;
– Integrimin e rasteve studimore, shembujve praktikë dhe rekomandimeve konkrete; – Hartimin e versionit paraprak (draft) dhe versionit përfundimtar të manualit; – Sigurimin e cilësisë analitike, koherencës dhe përdorshmërisë praktike të dokumentit.
Ekspertët do të dorëzojnë produktet e mëposhtme:
– Struktura/Outline e Manualit të Praktikave të Mira;
– Drafti i plotë i Manualit të Praktikave të Mira;
– Versioni final i Manualit, i rishikuar dhe i përditësuar bazuar në komentet e ekipit të projektit.
Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar
– Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Menaxhim, Ekonomi, Punë Sociale, Psikologji, ose fusha të ngjashme.
– Përvojë e mëparshme (të paktën 3-5 vjet) në menaxhimin e projekteve sociale, punësimit, riintegrimit ose sektorëve të lidhur.
– Përvojë e provuar në hartimin e raporteve analitike, manualeve ose dokumenteve të praktikave të mira;
– Njohuri të thelluara mbi qasjet e bazuara në evidencë dhe transferimin e njohurive; – Njohuri të mira mbi sistemin e punësimit, formimin profesional dhe programet e integrimit social. – Aftësi të forta menaxheriale dhe organizative për të siguruar koordinimin efektiv të programit. – Eksperiencë në bashkëpunimin me institucionet publike dhe sektorin privat për të krijuar mundësi punësimi.
– Aftësi të shkëlqyera në monitorim, raportim dhe vlerësim të performancës së programit dhe përfituesve.
– Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me grupet e interesit.
– Njohuri të mira të ligjeve dhe politikave për punësimin dhe integrimin social. – Përdorimi i avancuar i paketës Microsoft Office (Ëord, Excel, PoëerPoint, Outlook). – Njohja e një gjuhe të huaj (anglisht ose një gjuhë tjetër relevante) është e preferueshme.
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e aplikimit:
Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe dokumentat si më poshtë:
– një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
– një letër interesi
brenda dates 10 janar 2026 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania.
Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:
– në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim për Ekspert për përgatitjen e manualit të praktikave të mira në bashkinë Korçë
– vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
