Projekti | Krijimi dhe fuqizimi i ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror për të mbrojtur fëmijët dhe komunitetet vulnerabël në bashkinë e Korçës dhe Durrësit (EN: Strengthening the establishment and delivery of social care services to protect vulnerable children and communities at the Municipality of Korca and Durres) |
Zonat e projektit | Durrës dhe Korçë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Shkurt 2025 – 31 Mars 2026 |
Kohëzgjatja e kontratës | 28 Maj 2025 – 27 Qershor 2025 (1 muaj) |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall thirrjen për ofertë përkryerjen e punime hidraulike dhe elektrike në Bashkinë Korçë,për përmirësimin e kushteve të objekteve në të cilat ofrohen shërbime sociale për komunitetet vulnerabël, me fokus te siguria, funksionaliteti dhe përputhshmëria me standardet teknike.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Rreth projektit
Projekti po zbatohet në Bashkinë Korçë “Forcimi i krijimit dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social për të mbrojtur fëmijët dhe komunitetet vulnerabël në Bashkinë e Korçës dhe Durrësit” në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania. Metodologjia e propozuar bazohet në parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (CRC), standardeve ndërkombëtare të kujdesit alternativ për fëmijët dhe prioriteteve kombëtare, duke përfshirë programin e Qeverisë së Shqipërisë, i cili synon të avancojë një sistem të mbrojtjes sociale gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm për të mbështetur individët gjatë gjithë ciklit të jetës. Ajo përdor një model socio-ekologjik që vendos fëmijën në qendër të të gjitha ndërhyrjeve, i rrethuar nga katër shtresa kryesore: kujdestarët/familja, komuniteti, kultura dhe shoqëria, si dhe mjedisi më i gjerë/politikat.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kriteret e kërkuara për apartamentet:
- Verifikimi i gjendjes aktuale të sistemeve hidraulike dhe elektrike;
- Riparimi ose zëvendësimi i pajisjeve të dëmtuara ose të vjetra;
- Instalimi i sistemit të ndriçimit dhe rrjetit elektrik sipas nevojës;
- Instalimi ose ndërrimi i pajisjeve sanitare dhe sistemeve të ujësjellësit;
- Sigurimi i standardeve të sigurisë teknike gjatë dhe pas ndërhyrjes;
- Dorëzimi i punimeve të përfunduara bashkë me raportin teknik.
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar (vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”) duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira e shprehur në lekë, me TVSH të përfshirë.
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Së bashku me ofertën, shërbim ofruesi duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it / licensës;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- CV ose profil i kompanisë/ofruesit;
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT dhe ekstraktin Historik të Regjistrimit;
– Të respektojë politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe kodin e etikës të Nisma ARSIS.
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 22 maj, ora 16:00.
- Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
- Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: info@nisma-arsis.org. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.Për sqarime dhe pyetje mund të drejtoheni në adresën e email: info@nisma-arsis.org brenda datës: 15 Maj, ora 16:00
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Vlerësimi i ofertave:
Ofertat do të vlerësohen bazuar në:
Oferta teknike
– Cilësisë teknike dhe përputhshmërisë me kërkesat;
– Eksperiencës së mëparshme dhe referencave;
Oferta financiare
– Afatit të realizimit të punimeve );
– Çmimit dhe përballueshmërisë financiare.
Përzgjedhja e ofertuesit do të bazohet në disa faktorë kyç që do të vlerësohen si më poshtë:
– Përvoja dhe reputacioni (30 pikë):Përvojë e dokumentuar në kryerjen e punimeve hidraulike dhe/ose elektrike, veçanërisht në ndërhyrje në objekte sociale ose ambiente institucionale. Kandidatët me eksperiencë të mëparshme të ngjashme do të vlerësohen më lart.
– Përputhshmëria teknike (25 pikë):Aftësia për të përmbushur kërkesat teknike të punimeve, duke përfshirë përdorimin e materialeve cilësore, zbatimin e standardeve të sigurisë dhe realizimin e instalimeve sipas normativave në fuqi.
– Plani i punës dhe afatet (20 pikë):Qartësia dhe realizueshmëria e planit të punës të propozuar për përfundimin e ndërhyrjes brenda afatit të kontratës. Përparësi kanë ofertuesit që prezantojnë një plan të detajuar dhe afate realiste.
– Oferta financiare (25 pikë):Çmimi total i ofertës, përfshirë të gjitha taksat. Do të vlerësohen ofertat që ofrojnë raport optimal cilësi-kosto dhe janë të arsyeshme për natyrën e shërbimit.
Etika dhe Anti-Korrupsioni:
Të gjithë ofertuesit që marrin pjesë në këtë thirrje për ofertë duhet të respektojnë standardet më të larta të etikës dhe integritetit profesional. Kriteret e mëposhtme duhet të mbahen parasysh:
- Ofruesit e shërbimeve duhet të veprojnë me ndershmëri të plotë dhe pa u përfshirë në praktika të paligjshme apo të pandershme. Çdo formë e korrupsionit, ryshfetit, apo favorizimit është e ndaluar dhe do të rezultojë në përjashtimin automatik të ofertuesit.
- Ofertuesit duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi që mund të ndikojë në përmbushjen e shërbimit ose të prishë integritetin e procesit të tenderit. Çdo konflikt interesi i fshehur mund të rezultojë në përjashtimin e ofertës dhe anulimin e kontratës.
- Organizata ruan të drejtën të kryejë kontrolle dhe hetime për të siguruar që procesi është i drejtë dhe transparent. Në rast të ndonjë dyshimi për përfshirje në korrupsion apo shkelje të etikës, organizata do të ndërmarrë veprime ligjore dhe do të raportojë rastin te autoritetet përkatëse.
- Ofruesit e interesuar janë të detyruar të nënshkruajnë një document me emrin praktikat e mira, duke garantuar se nuk janë përfshirë në asnjë aktivitet korruptiv dhe do të respektojnë të gjitha rregullat e caktuara në këtë thirrje për ofertë.