Thirrje për ofertë
Shërbime për identifikimin dhe përzgjedhjen e apartamenteve me qera
Projekti | Mbështetje për integrimin vullnetar të shtetasve Afganë në Shqipëri (EN: Support for the voluntary integration of Afghan nationals in Albania) |
Zonat e projektit | Lezhë dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Gusht 2024 – 30 Prill 2026 |
Kohëzgjatja e kontratës | Dhjetor 2024 – 09 Dhjetor 2025 (12 muaj) |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall thirrjen për ofertë për shërbime për identifikimin dhe përzgjedhjen e apartamenteve me qera në qytetin e Lezhës dhe Tiranë për shtetasit Afgane në Shqipëri, i cili është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e këtyre shtetasve në procesin e integrimit të tyre në Shqipëri.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Rreth projektit
Projekti ka si qëllim të ofrojë një përgjigje gjithëpërfshirëse për nevojat e shtetasve Afganë të zhvendosur së fundmi në Shqipëri. Metodologjia e programit fokusohet në ofrimin e një kuadri të integruar që synon të mbulojë të gjitha aspektet e mbështetjes së nevojshme për këtë grup përfituesish. Në qendër të kësaj qasjeje qëndron zbatimi i shërbimeve të personalizuara të menaxhimit të rasteve, duke u siguruar që çdo grup përfitues të marrë mbështetjen e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike. Menaxherët e rasteve të caktuar për çdo familje do të luajnë një rol kyç si pika kryesore e kontaktit. Ata do të jenë përgjegjës për të lehtësuar aksesin në një gamë të gjerë shërbimesh dhe përfitimesh që janë dizajnuar për të përmbushur nevojat e veçanta të secilës familje.
Nisma ARSIS sjell një përvojë të pasur në zbatimin e programit, veçanërisht në fushat e menaxhimit të rasteve, rehabilitimit dhe riintegrimit, mbështetjes për shëndetin mendor dhe psikologjik (MHPSS), dhe praktikave të sigurisë. Gjithashtu, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet lokale dhe qendrore synon forcimin e ndërhyrjeve duke siguruar një koordinim më të mirë dhe një kuptim të thelluar të nevojave në terren, çka ndihmon në ofrimin efektiv të shërbimeve dhe mbështetjes në mjedise të bazuara në komunitet.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kriteret e kërkuara për apartamentet:
- Identifikimi dhe sigurimi i apartamenteve me qera që përmbushin standardet e përshtatshme për të akomoduar familjet afgane.
- Të jenë në zona të sigurta dhe të lehta për akses per sherbime për përfituesit.
- Apartamentet duhet te jene te mobiluara me kushte minimale si: kuzhinë gatimi, banjo funksionale dhe sistem ngrohje-ftohje.
- Apartamentet duhet të jenë të certifikuara për qëndrueshmëri dhe të kenë të gjitha dokumentet e nevojshme.
- Përputhja e kushteve të apartamenteve me nevojat e familjeve afgane për të përcaktuar kërkesat specifike përfshirë madhësinë, vendndodhjen dhe aksesin në shërbime.
- Negocimi me pronarët e mundshëm për të siguruar kushte të favorshme për qira dhe për të siguruar kontratat e nevojshme.
- Kryerja e inspektimeve për të siguruar që apartamentet përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë.
- Ndihmë në përgatitjen dhe nënshkrimin e kontratave të qirasë tre palëshe, Nisma ARSIS, qiramarrësit (përfituesi nga komuniteti Afghan) dhe qiradhënësit, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e pronës.
- Kontrata do të nënshkruhet nëpërmjet një agjenti imobiliar
- Proçesi i gjetjes dhe kontraktimit të apartamenteve do të jetë transparent dhe i efektshëm.
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar (vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”) duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira (tatimi në burim mbi qeranë), duke përjashtuar kostot e tjera shtesë sikundër ujë dhe energji elektrike.
- Ofertuesi duhet te percaktoje edhe vleren e sherbimit imobiliar.
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Së bashku me ofertën, shërbim ofruesi duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it / licensës;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT dhe ekstraktin Historik të Regjistrimit;
- Prezantim te Apartamenteve te ofruara te cilat duhet te perfshijne foto te apartamenteve me detajet përkatëse sipas tipologjise se tyre.
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 8 dhjetor, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy adresat e mëposhtme:
- Tiranë,Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1, Nj. Administrative nr. 7, Kodi Postar 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
- Për sqarime dhe pyetje mund të drejtoheni në adresën e email: info@nisma-arsis.org brenda datës: 20 Nëntor, ora 16:00
- Lezhë, Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar,në adresën Rafaelo Resort, Lezhë, Shëngjin, 4503 ,per zyrat NISMA ARSIS. -Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Vlerësimi i ofertave:
Ofertat do të vlerësohen bazuar në:
Oferta teknike
- Përputhshmëria me kriteret teknike.
- Përvoja e aplikantit, shoqëruar me listën e kontratave
Oferta financiare
- Çmimi dhe oferta financiare.
- Afatet kohore të propozuara.
Përzgjedhja e ofertuesit do të bazohet në disa faktorë kyç që do të vlerësohen si më poshtë:
- Përvoja dhe reputacioni (30 pikë): Përvojë e dokumentuar në gjetjen dhe menaxhimin e apartamenteve, përfshirë projekte të ngjashme të mëparshme. Kandidatët me përvojë më të gjerë do të marrin më shumë pikë.
- Përputhshmëria teknike (25 pikë): Aftësia për të përmbushur kërkesat specifike për apartamentet (vendndodhja, kushtet e apartamenteve, mobilimi, etj.) dhe për të ofruar shërbime sipas standardeve të kërkuara.
- Plani i punës dhe afatet (20 pikë): Sa i qartë dhe i detajuar është kontraktimi i apartamenteve, dhe aftësia për të përfunduar kontraten brenda afateve të kërkuara kohore.
- Oferta financiare (25 pikë): Ofertat do të vlerësohen duke marrë parasysh përballueshmërinë dhe arsyeshmërinë e kostove të propozuara për shërbimin.
Etika dhe Anti-Korrupsioni:
Të gjithë ofertuesit që marrin pjesë në këtë thirrje për ofertë duhet të respektojnë standardet më të larta të etikës dhe integritetit profesional. Kriteret e mëposhtme duhet të mbahen parasysh:
- Ofruesit e shërbimeve duhet të veprojnë me ndershmëri të plotë dhe pa u përfshirë në praktika të paligjshme apo të pandershme. Çdo formë e korrupsionit, ryshfetit, apo favorizimit është e ndaluar dhe do të rezultojë në përjashtimin automatik të ofertuesit.
- Ofertuesit duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi që mund të ndikojë në përmbushjen e shërbimit ose të prishë integritetin e procesit të tenderit. Çdo konflikt interesi i fshehur mund të rezultojë në përjashtimin e ofertës dhe anulimin e kontratës.
- Organizata ruan të drejtën të kryejë kontrolle dhe hetime për të siguruar që procesi është i drejtë dhe transparent. Në rast të ndonjë dyshimi për përfshirje në korrupsion apo shkelje të etikës, organizata do të ndërmarrë veprime ligjore dhe do të raportojë rastin te autoritetet përkatëse.
- Ofruesit e interesuar janë të detyruar të nënshkruajnë një document me emrin praktikat e mira, duke garantuar se nuk janë përfshirë në asnjë aktivitet korruptiv dhe do të respektojnë të gjitha rregullat e caktuara në këtë thirrje për ofertë.