A je një punonjës social apo psikolog i motivuar, që dëshiron të ofrosh ekspertizën tënde në fushën e menaxhimit të rastit dhe ofrimit të shërbimit psikosocial? Atëherë, je në vendin e duhur!
Në kuadër të ofrimit të shërbimeve mbështetëse për qytetarët afganë të akomoduar në Shqipëri, Nisma ARSIS po zgjeron staf. Eksperienca më shumë se 2-vjeçare në fushat përkatëse dhe njohuritë e gjuhës angleze në nivel mbi mesatar, janë dy nga kriteret për pranim.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail një kopje të CV si dhe një letër interesi brenda datës 17 Nëntor 2021, në adresën: initiative.arsis@gmail.com .
Ju lutemi, në vëmendjen tuaj:
- Në subjekt të email-it ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim për menaxher rastesh/psikolog
- Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen