| Projekti | Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e biznesit (Faza II-te) (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development) |
| Zonat e projektit | Rajonet Durrës dhe Tiranë (Durrës, Golem, Vorë, Krujë, Gjiri i Lalzit, Tiranë) |
| Kohëzgjatja e projektit | 11 Nëntor 2025 – 30 Maj 2026 |
| Data e fillimit të kontratës | 15 prill 2026 |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i zbatuar nga Nisma ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financuar nga UK International Development, shpall ofertën për furnizimin e pajisjeve dhe materialeve për arredimin e ambienteve të nevojshme për ngritjen ose furnizimin e ambienteve për parukeri, qëndra estetike, etj, për fuqizimin e rreth 30 gra në rajonet e Tiranës dhe Durrësit.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e biznesit”, i zbatuar nga Nisma ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financuar nga UK International Development. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Objekti i kësaj thirrjeje është kërkesa për furnizimin, dorëzimin dhe, sipas rastit, instalimin e mobiljeve, pajisjeve të punës, pajisjeve mbështetëse dhe materialeve të nevojshme për arredimin dhe funksionalizimin e ambienteve të projektit të zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS.
Kontrata përfshin sigurimin e një game të gjerë mobiljesh dhe pajisjesh, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
- Mobilje dhe pajisje pune (tavolina pune dhe studimi, tavolina kompjuteri, banakë shërbimi, tavolina ndihmëse, tavolina hekurosjeje dhe elementë të tjerë funksionalë për aktivitetet e përditshme);
- Rafte dhe sisteme magazinimi/ekspozimi (rafte druri dhe metali, rafte ekspozimi, rafte për organizim materialesh dhe produkte, si dhe sisteme të tjera për optimizimin e hapësirës së punës);
- Mobilje dhe aksesorë mbështetës (karrige zyre, kolltuqe, varëse, mbajtëse dhe pajisje të tjera ndihmëse për organizimin e ambienteve);
- Pajisje ndriçimi (ndriçues muri LED dhe ndriçues të tjerë funksionalë për përmirësimin e kushteve të punës dhe ekspozimit);
- Materiale krijuese dhe pajisje speciale (materiale për aktivitete krijuese, pajisje për personalizim dhe përpunim materialesh, si dhe pajisje të tjera mbështetëse si hekurë dhe aparatura specifike).
Furnizuesi/it do të jetë/në përgjegjës për:
- Dorëzimin e pajisjeve dhe mobiljeve në vendndodhjet e përcaktuara nga Autoriteti Kontraktues;
- Instalimin dhe montimin e pajisjeve/mobiljeve (kur aplikohet);
- Sigurimin e dokumentacionit teknik dhe udhëzimeve të përdorimit;
- Ofrimin e garancisë dhe shërbimit pas shitjes për pajisjet përkatëse.
Të gjitha pajisjet dhe mobiljet duhet të jenë të reja, të papërdorura, të cilësisë së lartë dhe në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në këtë dokument, si dhe me standardet përkatëse në fuqi.
Për qëllime të menaxhimit më efikas të prokurimit, kontrata mund të ndahet në lote sipas kategorive të mobiljeve dhe pajisjeve.
Kërkesat për paisjet teknologjike
Specifikime minimale:
LOT 1: Mobilje Pune & Zyra
- Tavolinë studimi (52379) – 8 copë
- Tavolinë zyre (Edussa 160x150x75 cm) – 2 copë
- Tavolinë laptop (60×120 cm) – 1 copë
- Tavolinë pune (pa specifikim) – (sipas listës)
- Karrige zyre – 1 copë
- Karrige ergonomike – 1 copë
- Karrige zyre me rrota – 1 copë
- Karrige pune (eco lëkurë) – 4 copë
- Karrige ngrënie – 29 copë
- Dollap zyre me sirtarë – 1 copë
- Dollap dy-anësh – 1 copë
- Banak shërbimi – 1 copë
Rafte dhe hapësira ekspozimi / magazinimi
- Raft shumëfunksional (të gjitha variantet) – 7 copë total
- Rafte magazinimi (1x2m) – 3 copë
- Raft magazinimi me rrjetë metalike – 1 copë
- Rafte metal/druri industrial – 1 copë
- Raft laminat (modele të ndryshme) – 2 copë
- Mobilje ekspozitor kozmetike – 1 copë
- Mobilje ekspozitor (2m gjatësi) – 1 copë
LOT 3: Ekspozim dhe pajisje për retail
- Karrel mbajtëse rrobash – 2 copë
- Ekspozitor metalik për rroba – 1 copë
- Ekspozitor aksesorësh (me magnet) – 1 copë
- Shina për rroba – 3 copë
- Bashkues për shina – 4 copë
- Aksesorë hekuri për varjen e rrobave – 1 copë
LOT 4: Manekinë dhe pajisje ekspozimi mode
- Manekin trup i plotë – 6 copë
- Manekin bust – 2 copë
- Manekin gold / dekorativ – 2 copë (të ndryshëm)
- Manekinë plastikë të bardhë – 4 copë
- Manekinë për fëmijë – 10 copë total (mosha të ndryshme)
- Rrotullues manekinësh me dritë – 1 copë
- Pupa (manekin klienti) – 2 copë
LOT 5: Pasqyra dhe ndriçim profesional
- Pasqyrë me hark LED (1.6m) – 1 copë
- Pasqyrë ovale gold – 1 copë
- Pasqyrë statike – 1 copë
- Pasqyrë e madhe me LED – 1 copë
- Tripod me dritë LED – 2 copë
LOT 6: Aksesorë dhe organizim
- Varëse druri për bluza – 100 copë
- Varëse druri për pantallona – 450 copë total
- Varëse druri standard – 100 copë
- Varëse model trup – 1 copë
- Mbajtëse të ndryshme (organizim) – (sipas listës)
LOT 7: Pajisje profesionale tekstile dhe prodhimi
- Makinë qepëse profesionale automatike – 1 copë
- Tavolinë hekurosjeje profesionale – 1 copë
- Hekur dore – 1 copë
Kriteret e përzgjedhjes
Ofertuesit duhet të dëshmojnë se posedojnë kapacitetet e nevojshme ekonomike, teknike dhe operacionale për të zbatuar kontratën në mënyrë të suksesshme. Për këtë qëllim, ofertat duhet të përmbajnë dokumentacionin mbështetës si më poshtë:
Kapaciteti ekonomik dhe financiar
Ofertuesi duhet të provojë që ka stabilitet financiar dhe kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar zbatimin e kontratës.
- Të paraqesë pasqyrat financiare (ose dokumente ekuivalente) për 3 (tre) vitet e fundit financiare;
- Të ketë një xhiro vjetore mesatare që reflekton kapacitet të mjaftueshëm financiar në raport me vlerën e kontratës;
- Të dëshmojë gjendje të qëndrueshme financiare, pa humbje të konsiderueshme ose rrezik falimentimi;
- Të paraqesë vërtetim nga administrata tatimore për përmbushjen e detyrimeve fiskale.
Kapaciteti teknik dhe profesional
Ofertuesi duhet të dëshmojë eksperiencë dhe kompetencë në furnizimin e pajisjeve të ngjashme me objektin e kontratës.
- Të paraqesë listën e kontratave të ngjashme të realizuara gjatë 1-2 viteve të fundit, duke përfshirë:
- emrin e kontratës,
- autoritetin kontraktues/klientin,
- vlerën e kontratës,
- periudhën e zbatimit,
- përshkrimin e furnizimeve;
- Të sigurojë referenca ose dëshmi të performancës së kënaqshme nga klientët (kur është e mundur);
Kapaciteti operacional
Ofertuesi duhet të tregojë se ka burimet dhe strukturat e nevojshme për të garantuar dorëzim në kohë dhe cilësi të lartë.
- Të paraqesë informacion mbi burimet njerëzore, përfshirë stafin teknik dhe mbështetës;
- Të dëshmojë disponueshmërinë e logjistikës së nevojshme (transport, magazinim, instalim);
- Të provojë aftësinë për të përmbushur afatet e dorëzimit dhe për të siguruar instalimin (kur kërkohet);
- Të konfirmojë kapacitet për të ofruar shërbim pas shitjes dhe garanci.
Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë ose të verifikojë informacionin e paraqitur nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit.
Kriteret e vlerësimit
Vlerësimi i ofertave do të kryhet mbi bazën e parimit të “ofertës më të mirë në raport cilësi–çmim” (Best Value for Money), duke siguruar konkurrencë të drejtë, transparencë dhe përzgjedhje të ofertës më të favorshme për Autoritetin Kontraktues.
Procesi i vlerësimit do të zhvillohet në tre faza:
Vlerësimi administrativ
Do të verifikohet nëse ofertat janë të plota dhe përmbushin kërkesat formale të dokumentacionit.
- Dorëzimi brenda afatit
- Dokumentacioni administrativ i plotë
- Nënshkrimi i dokumenteve të kërkuara
Vetëm ofertat që kalojnë këtë fazë do të kalojnë në vlerësim teknik.
Vlerësimi teknik (Max. 40 pikë)
Ofertat do të vlerësohen mbi bazën e përputhshmërisë me specifikimet teknike dhe cilësinë e produkteve/shërbimeve:
- Përputhshmëria me specifikimet teknike – 20 pikë
- Cilësia dhe performanca e pajisjeve – 10 pikë
- Garancia dhe shërbimi pas shitjes – 5 pikë
- Afati i dorëzimit dhe instalimit – 5 pikë
Ofertat që nuk arrijnë minimumin teknik (p.sh. 60% e pikëve teknike) mund të skualifikohen.
Vlerësimi financiar (Max. 60 pikë)
Ofertat financiare do të vlerësohen mbi bazën e çmimit total të ofruar.
- Ofertës me çmimin më të ulët i jepen 60 pikë
- Ofertat e tjera vlerësohen sipas formulës proporcionale:
Pikët=(C\cmimi më i ulët/C\cmimi i ofertës)×60
Oferta fituese do të jetë ajo që merr numrin më të lartë të pikëve totale (teknike + financiare).
Dispozita shtesë:
- Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë sqarime nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit;
- Në rast barazimi pikësh, përparësi do të ketë oferta me pikët më të larta teknike;
- Ofertat me çmime anormalisht të ulëta mund të kërkohen për justifikim dhe mund të refuzohen nëse nuk arsyetohen.
Procedura e aplikimit/ofertimit:
Ofertuesit janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kërkesat e kësaj thirrjeje, brenda afatit të përcaktuar.
Afati i dorëzimit të ofertave
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 06 Prill 2026 ora 16:00.
Çdo ofertë e dorëzuar pas këtij afati nuk do të merret në konsideratë.
Forma e dorëzimit të ofertës
Ofertat mund të dorëzohen në një nga format e mëposhtme:
a) Dorëzim fizik (në dorë)
- Në zarf të mbyllur, në formë të printuar;
- E nënshkruar nga një person i autorizuar i ofertuesit;
- Në adresën:
Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë
b) Dorëzim me postë
- Në zarf të mbyllur;
- Dërguar në adresën:
Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, Kodi Postar 1023
📌 Në të dy rastet, zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe të shënojë qartë:
- adresën për dorëzimin e ofertes;
- kodin e referencës së procedurës së tenderit (d.m.th.referencen/objektin e aplikimit);
“Ofertë për [titulli i tenderit / shërbimeve/produkteve] – Mos e hapni para vlerësimit zyrtar”
- emrin e ofertuesit;
Oferta duhet të përfshijë dokumentacionin si më poshtë në zarfin e mbyllur:
| Dokumentacioni administrativ | Çertifikatën e regjistrimit të subjektit (QKB/NIPT); Ekstraktin historik të regjistrimit në QKB; Deklaratën e nënshkruar mbi Praktikat e Mira të Biznesit / Kodin e Etikës; Deklaratën mbi mungesën e konfliktit të interest. |
| Dokumentacion për kapacitetin ekonomik dhe financiar | Pasqyrat financiare për 2–3 vitet e fundit (bilanci + P&L ose ekuivalente); Deklaratë mbi xhiron vjetore (nëse nuk ka pasqyra të plota); |
| Dokumentacion për kapacitetin teknik dhe profesional | Listën e kontratave të ngjashme të realizuara gjatë 1-2 viteve të fundit; Përshkrim të furnizimeve (vlera, klienti, periudha); Referenca ose dëshmi të performancës (kur është e mundur); Katalogë / broshura / datasheets të produkteve të ofruara; |
| Dokumentacion për kapacitetin operacional | Përshkrim të kapaciteteve logjistike (transport, magazinim, instalim); Deklaratë mbi aftësinë për të përmbushur afatet e dorëzimit; |
Ofertat do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse:
- Janë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar;
- Janë të plota dhe përmbajnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar;
- Përfshijnë çmime të qarta dhe të specifikuara.
Ofertat që nuk plotësojnë këto kushte do të skualifikohen dhe nuk do të merren në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë çdo ofertë, si dhe të anulojë këtë procedurë prokurimi në çdo kohë, pa asnjë detyrim ndaj ofertuesve;
Kjo thirrje nuk përbën detyrim për lidhjen e një kontrate;
Të gjitha kostot e përgatitjes dhe dorëzimit të ofertës përballohen nga ofertuesi.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: procurement@nisma-arsis.org.
Komisioni i vlerësimit
Për vlerësimin e ofertave të paraqitura në kuadër të kësaj procedure prokurimi, Autoriteti Kontraktues do të ngrejë një Komision Vlerësimi, i cili emërohet me urdhër të veçantë nga drejtuesi i institucionit.
Komisioni përbëhet nga anëtarë me integritet dhe kompetencë profesionale të përshtatshme me natyrën e kontratës, duke garantuar një proces të paanshëm, transparent dhe në përputhje me procedurat e prokurimit.
Komisioni është përgjegjës për:
- Hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të dorëzuara;
- Verifikimin e përmbushjes së kërkesave administrative;
- Kryerjen e vlerësimit teknik dhe financiar sipas kritereve të përcaktuara;
- Dokumentimin e procesit të vlerësimit përmes një raporti përfundimtar;
- Rekomandimin e ofertës fituese.
Para fillimit të procesit të vlerësimit, çdo anëtar i Komisionit duhet të nënshkruajë:
- Deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit, duke konfirmuar se nuk ka lidhje personale apo profesionale me ofertuesit që mund të ndikojnë në paanshmërinë e tij/saj;
- Deklaratën e konfidencialitetit, duke garantuar se të gjitha informacionet e lidhura me ofertat dhe procesin e vlerësimit do të trajtohen si konfidenciale dhe nuk do të ndahen me palë të treta.
Kërkesa për etikë dhe integritet
Autoriteti Kontraktues zbaton një politikë të rreptë të etikës dhe integritetit në të gjitha procedurat e prokurimit, në përputhje me manualin e brendshëm të prokurimit dhe standardet e donatorëve.
Çdo formë korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti, favorizimi apo praktike e padrejtë është rreptësisht e ndaluar.
Ofertuesit duhet të angazhohen që:
- Të mos ofrojnë apo pranojnë përfitime të paligjshme në lidhje me këtë procedurë;
- Të mos ndikojnë në mënyrë të padrejtë procesin e vlerësimit;
- Të veprojnë me integritet dhe në përputhje me ligjin.
Çdo shkelje e këtij parimi do të çojë në skualifikim të menjëhershëm dhe mund të rezultojë në përjashtim nga procedura të ardhshme.
Ofertuesit duhet të deklarojnë se nuk ndodhen në situatë konflikti interesi në lidhje me këtë procedurë.
Konflikti i interesit konsiderohet çdo situatë ku një ofertues:
Ka lidhje personale, profesionale apo financiare me anëtarë të Komisionit të Vlerësimit ose Autoritetin Kontraktues;
- Ka marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit;
- Mund të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga informacion i privilegjuar.
Ofertuesit janë të detyruar të njoftojnë menjëherë për çdo situatë të mundshme konflikti interesi.
Ofertuesit nuk duhet të:
- Kontaktojnë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit apo stafin e Autoritetit Kontraktues për qëllime ndikimi;
- Kërkojnë informacion të privilegjuar jashtë kanaleve zyrtare;
- Ushtrojnë presion apo ndikim në çdo fazë të procesit të prokurimit.
Çdo përpjekje për ndikim të padrejtë do të rezultojë në skualifikim të ofertuesit.
I gjithë informacioni i lidhur me këtë procedurë duhet të trajtohet si konfidencial.
Ofertuesit duhet të:
- Respektojnë konfidencialitetin e procesit;
- Mos përdorin informacionin për qëllime të tjera jashtë kësaj procedure.
Shënim: Këto kërkesa janë thelbësore dhe në përputhje me standardet e donatorëve ndërkombëtarë për transparencë, llogaridhënie dhe menaxhim të drejtë të fondeve.
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Aneks 1: Deklaratë e Mungesës së Konfliktit të Interesit
DEKLARATË E MUNGESËS SË KONFLIKTIT TË INTERESIT
Unë, i/e nënshkruari/a ____________________________, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit për procedurën e prokurimit me objekt:
“___________________________________________”
deklaroj me përgjegjësi të plotë se:
- Nuk kam asnjë interes personal, financiar apo profesional, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me asnjë nga ofertuesit pjesëmarrës në këtë procedurë;
- Nuk kam lidhje familjare, biznesi apo marrëdhënie të tjera që mund të ndikojnë në paanshmërinë time gjatë procesit të vlerësimit;
- Nuk kam qenë i përfshirë në përgatitjen e ofertave të paraqitura nga ofertuesit;
- Angazhohem të njoftoj menjëherë Autoritetin Kontraktues në rast se gjatë procesit konstatoj një situatë të mundshme konflikti interesi.
Deklaroj se do të ushtroj detyrën time në përputhje me parimet e paanshmërisë, integritetit dhe transparencës.
Emri dhe Mbiemri: ____________________________
Pozicioni: ____________________________
Data: ____________________________
Nënshkrimi: ____________________________
Aneks 2: Deklaratë e Konfidencialitetit
DEKLARATË E KONFIDENCIALITETIT
Unë, i/e nënshkruari/a ____________________________, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit për procedurën e prokurimit me objekt:
“___________________________________________”
angazhohem që:
- Të ruaj konfidencialitetin e plotë të të gjitha informacioneve, dokumenteve dhe të dhënave që lidhen me ofertat dhe procesin e vlerësimit;
- Të mos ndaj, publikoj apo përdor për qëllime personale apo të palëve të treta asnjë informacion të marrë gjatë ushtrimit të detyrës;
- Të mos komunikoj me ofertuesit apo palë të treta në lidhje me përmbajtjen e ofertave apo procesin e vlerësimit;
- Të përdor informacionin vetëm për qëllimet e këtij procesi dhe në përputhje me rregullat e prokurimit.
Ky detyrim për konfidencialitet mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të procesit të vlerësimit.
Emri dhe Mbiemri: ____________________________
Pozicioni: ____________________________
Data: ____________________________
Nënshkrimi: ____________________________
