Thirrje për ofertëShërbime për blerjen e paisje teknologjike dhe elektronike Nr. ALB_10/2026

ProjektiInvestim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e biznesit (Faza II-te) (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development)
Zonat e projektit            Rajonet Durrës dhe Tiranë (Durrës, Golem, Vorë, Krujë, Gjiri i Lalzit, Tiranë)
Kohëzgjatja e projektit11 Nëntor 2025 – 30 Maj 2026
Data e fillimit të kontratës15 prill 2026

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i zbatuar nga Nisma ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financuar nga UK International Development, shpall ofertën për furnizimin e pajisjeve teknologjike dhe elektronike, përfshirë laptopë, tabletë, kompjutera, kondicionera, etj për fuqizimin e rreth 30 gra në rajonet e Tiranës dhe Durrësit,

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e biznesit”, i zbatuar nga Nisma ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financuar nga UK International Development. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

  1. Kërkesë për ofertë,
  2. Praktikat e mira të biznesit.

Objekti i kësaj thirrje është kërkesa për furnizimin, dorëzimin dhe, sipas rastit, instalimin e pajisjeve teknologjike, pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të tjera mbështetëse, të nevojshme për funksionimin e aktiviteteve të projektit të zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS.

Kontrata përfshin sigurimin e një game të gjerë pajisjesh, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

  • Pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (kompjuterë desktop dhe All-in-One, laptopë të niveleve të ndryshme, monitorë, printerë, projektorë, pajisje rrjeti dhe sisteme sigurie);
  • Pajisje për klimë dhe kondicionim (kondicionerë inverter të kapaciteteve të ndryshme dhe sisteme klimatizimi);
  • Pajisje për mirëmbajtje dhe pastrim (fshesa korrenti standarde dhe profesionale, pajisje hekurosjeje, pajisje me avull);
  • Pajisje për përdorim profesional dhe kuzhinë (blenderë, miksera, pajisje për përpunim ushqimi, mikrovalë dhe pajisje të tjera të ngjashme);
  • Pajisje të specializuara (printer 3D, sisteme kamerash sigurie, kasa fiskale, etj.).

Furnizuesi/it do të jetë/në përgjegjës për:

  • Dorëzimin e pajisjeve në vendndodhjen e përcaktuar nga Autoriteti Kontraktues;
  • Instalimin dhe vënien në funksion (kur aplikohet);
  • Sigurimin e dokumentacionit teknik dhe manualeve të përdorimit;
  • Ofrimin e garancisë dhe shërbimit pas shitjes sipas kërkesave të përcaktuara në këtë dokument.

Pajisjet duhet të jenë të reja, të papërdorura, të cilësisë së lartë dhe në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në këtë dokument, si dhe me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi.

Për qëllime të menaxhimit më efikas të prokurimit, kontrata mund të ndahet në lote sipas kategorive të pajisjeve.

Kërkesat për paisjet teknologjike dhe elektronike:

Specifikime minimale:

LOT 1: Pajisje IT dhe Teknologji

ObjektiSpecifikimi minimalSasia
Kompjuter All-in-OneEkran ≥23.8” FHD, RAM ≥16GB, SSD ≥512GB, procesor ≥ Ryzen 5 / Core i5, grafikë e integruar1
Kompjuter All-in-OneEkran ≥27”, RAM ≥16GB, SSD ≥512GB, procesor ≥ Core i5 gen131
Laptop (High performance)Procesor ≥ i7 / Core Ultra 7, RAM ≥16GB, SSD ≥512GB, ekran ≥15.6” FHD1
Laptop (Gaming/Performance)Procesor ≥ Ryzen 7, RAM ≥16GB, SSD ≥512GB1
Laptop (Standard)Procesor ≥ Core i3, RAM ≥8GB, SSD ≥256GB–512GB, ekran 15.6” FHD3
Laptop (Ëork/Business)RAM ≥16GB, SSD ≥512GB2
Laptop (High-end ëorkstation)Procesor ≥ i7, RAM ≥64GB, HDD/SSD ≥1TB1
Monitor≥27”, rezolucion QHD/FHD1
Monitor≥27” profesional1
ProjektorTeknologji DLP ose ekuivalente, ≥220Ë, jetëgjatësi ≥6000 orë1
Ekran LED modular≥1.6m x 1m, ndriçim ≥5000 nits, IP65/IP671
Printer A3Teknologji ink tank, printim me ngjyra1
Printer standardMultifunksional3
Printer 3DMe set pune dhe aksesorë1
Sistem kamera sigurie≥4 kamera + DVR + instalim1
Kase fiskaleSmart, me pagesë cash dhe non-cash1

LOT 2: Pajisje kondicionimi dhe klima

ObjektiSpecifikimi minimalSasia
Kondicioner inverter9000 BTU, A++, gaz R32, ≤50 dB1
Kondicioner inverter12000 BTU, A++, mural2
Kondicioner inverter18000 BTU, A++/A+, ≤55 dB2
Kondicioner inverter24000 BTU, A++/A+++1
Kondicioner dysheme/tavan≥18 BTU, kapacitet ≥5.2 kË1

LOT 3: Pajisje pastrimi dhe mirëmbajtje

ObjektiSpecifikimi minimalSasia
Fshesë korrentiStandard për përdorim ditor1
Fshesë korrenti profesionale≥2200Ë–2500Ë, kapacitet ≥50L1
Fshesë korrenti me bateri≥200 AË, ekran LCD1
Hekur rrobash≥2200Ë1
Hekur me avull vertikal≥1600Ë2
Hekur me kaldajPresion ≥7 bar1

LOT 4: Pajisje kuzhine dhe ushqimore

ObjektiSpecifikimi minimalSasia
Blender profesional≥1200Ë, kapacitet ≥2L1
Blender mini/mikser240Ë, rpm ≥20001
Makinë akulloreKapacitet ≥5L, 220-240V1
Mikrovalë profesionale700–1000Ë, ≥30L1
Makinë grirëse mishi/perimesh≥1500Ë, inox1

LOT 5: Pajisje të tjera dhe mobilim Teknik

ObjektiSpecifikimi minimalSasia
Kompjuter desktopCore i5 gen13, RAM ≥16GB, SSD ≥512GB, GPU ≥4GB1
Pajisje të ndryshme ndihmëseSipas nevojës funksionale 

Kërkesa të përgjithshme:

  1. Të jenë të markës së njohur ose ekuivalente
  2. Të përmbushin standardet CE / ISO
  3. Të kenë garanci minimale 1–2 vite

Kushtet e furnizimit:

  • Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
  • Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.

Kriteret e përzgjedhjes

Ofertuesit duhet të dëshmojnë se posedojnë kapacitetet e nevojshme ekonomike, teknike dhe operacionale për të zbatuar kontratën në mënyrë të suksesshme. Për këtë qëllim, ofertat duhet të përmbajnë dokumentacionin mbështetës si më poshtë:

Kapaciteti ekonomik dhe financiar

Ofertuesi duhet të provojë që ka stabilitet financiar dhe kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar zbatimin e kontratës.

  • Të paraqesë pasqyrat financiare (ose dokumente ekuivalente) për 3 (tre) vitet e fundit financiare;
  • Të ketë një xhiro vjetore mesatare që reflekton kapacitet të mjaftueshëm financiar në raport me vlerën e kontratës;
  • Të dëshmojë gjendje të qëndrueshme financiare, pa humbje të konsiderueshme ose rrezik falimentimi;
  • Të paraqesë vërtetim nga administrata tatimore për përmbushjen e detyrimeve fiskale.

Kapaciteti teknik dhe profesional

Ofertuesi duhet të dëshmojë eksperiencë dhe kompetencë në furnizimin e pajisjeve të ngjashme me objektin e kontratës.

  • Të paraqesë listën e kontratave të ngjashme të realizuara gjatë 1-2 viteve të fundit, duke përfshirë:
    • emrin e kontratës,
    • autoritetin kontraktues/klientin,
    • vlerën e kontratës,
    • periudhën e zbatimit,
    • përshkrimin e furnizimeve;
  • Të sigurojë referenca ose dëshmi të performancës së kënaqshme nga klientët (kur është e mundur);

Kapaciteti operacional

Ofertuesi duhet të tregojë se ka burimet dhe strukturat e nevojshme për të garantuar dorëzim në kohë dhe cilësi të lartë.

  • Të paraqesë informacion mbi burimet njerëzore, përfshirë stafin teknik dhe mbështetës;
  • Të dëshmojë disponueshmërinë e logjistikës së nevojshme (transport, magazinim, instalim);
  • Të provojë aftësinë për të përmbushur afatet e dorëzimit dhe për të siguruar instalimin (kur kërkohet);
  • Të konfirmojë kapacitet për të ofruar shërbim pas shitjes dhe garanci.

Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë ose të verifikojë informacionin e paraqitur nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit.

Kriteret e vlerësimit

Vlerësimi i ofertave do të kryhet mbi bazën e parimit të “ofertës më të mirë në raport cilësi–çmim” (Best Value for Money), duke siguruar konkurrencë të drejtë, transparencë dhe përzgjedhje të ofertës më të favorshme për Autoritetin Kontraktues.

Procesi i vlerësimit do të zhvillohet në tre faza:

Vlerësimi administrativ

Do të verifikohet nëse ofertat janë të plota dhe përmbushin kërkesat formale të dokumentacionit.

  • Dorëzimi brenda afatit
  • Dokumentacioni administrativ i plotë
  • Nënshkrimi i dokumenteve të kërkuara

Vetëm ofertat që kalojnë këtë fazë do të kalojnë në vlerësim teknik.

Vlerësimi teknik (Max. 40 pikë)

Ofertat do të vlerësohen mbi bazën e përputhshmërisë me specifikimet teknike dhe cilësinë e produkteve/shërbimeve:

  • Përputhshmëria me specifikimet teknike – 20 pikë
  • Cilësia dhe performanca e pajisjeve – 10 pikë
  • Garancia dhe shërbimi pas shitjes – 5 pikë
  • Afati i dorëzimit dhe instalimit – 5 pikë

Ofertat që nuk arrijnë minimumin teknik (p.sh. 60% e pikëve teknike) mund të skualifikohen.

Vlerësimi financiar (Max. 60 pikë)

Ofertat financiare do të vlerësohen mbi bazën e çmimit total të ofruar.

  • Ofertës me çmimin më të ulët i jepen 60 pikë
  • Ofertat e tjera vlerësohen sipas formulës proporcionale:

Pikët=(C\c​mimi më i ulët/C\c​mimi i ofertës)×60

Oferta fituese do të jetë ajo që merr numrin më të lartë të pikëve totale (teknike + financiare).

Dispozita shtesë:

  • Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë sqarime nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit;
  • Në rast barazimi pikësh, përparësi do të ketë oferta me pikët më të larta teknike;
  • Ofertat me çmime anormalisht të ulëta mund të kërkohen për justifikim dhe mund të refuzohen nëse nuk arsyetohen.

Procedura e aplikimit/ofertimit:

Ofertuesit janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kërkesat e kësaj thirrjeje, brenda afatit të përcaktuar.

Afati i dorëzimit të ofertave

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 06 Prill 2026 ora 16:00.

Çdo ofertë e dorëzuar pas këtij afati nuk do të merret në konsideratë.

Forma e dorëzimit të ofertës

Ofertat mund të dorëzohen në një nga format e mëposhtme:

a) Dorëzim fizik (në dorë)

  • Në zarf të mbyllur, në formë të printuar;
  • E nënshkruar nga një person i autorizuar i ofertuesit;
  • Në adresën:
    Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë

b) Dorëzim me postë

  • Në zarf të mbyllur;
  • Dërguar në adresën:
    Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, Kodi Postar 1023

📌 Në të dy rastet, zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe të shënojë qartë:

  • adresën për dorëzimin e ofertes;
  • kodin e referencës së procedurës së tenderit (d.m.th.referencen/objektin e aplikimit);

“Ofertë për [titulli i tenderit / shërbimeve/produkteve] – Mos e hapni para vlerësimit zyrtar”

  • emrin e ofertuesit;

Oferta duhet të përfshijë dokumentacionin si më poshtë në zarfin e mbyllur:

Dokumentacioni administrativÇertifikatën e regjistrimit të subjektit (QKB/NIPT); Ekstraktin historik të regjistrimit në QKB; Deklaratën e nënshkruar mbi Praktikat e Mira të Biznesit / Kodin e Etikës; Deklaratën mbi mungesën e konfliktit të interest.
Dokumentacion për kapacitetin ekonomik dhe financiarPasqyrat financiare për 2–3 vitet e fundit (bilanci + P&L ose ekuivalente); Deklaratë mbi xhiron vjetore (nëse nuk ka pasqyra të plota);
Dokumentacion për kapacitetin teknik dhe profesionalListën e kontratave të ngjashme të realizuara gjatë 1-2 viteve të fundit; Përshkrim të furnizimeve (vlera, klienti, periudha); Referenca ose dëshmi të performancës (kur është e mundur); Katalogë / broshura / datasheets të produkteve të ofruara;
Dokumentacion për kapacitetin operacionalPërshkrim të kapaciteteve logjistike (transport, magazinim, instalim); Deklaratë mbi aftësinë për të përmbushur afatet e dorëzimit;

Ofertat do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse:

  • Janë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar;
  • Janë të plota dhe përmbajnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar;
  • Përfshijnë çmime të qarta dhe të specifikuara.

Ofertat që nuk plotësojnë këto kushte do të skualifikohen dhe nuk do të merren në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit.

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë çdo ofertë, si dhe të anulojë këtë procedurë prokurimi në çdo kohë, pa asnjë detyrim ndaj ofertuesve;

Kjo thirrje nuk përbën detyrim për lidhjen e një kontrate;

Të gjitha kostot e përgatitjes dhe dorëzimit të ofertës përballohen nga ofertuesi.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: procurement@nisma-arsis.org.

Komisioni i vlerësimit

Për vlerësimin e ofertave të paraqitura në kuadër të kësaj procedure prokurimi, Autoriteti Kontraktues do të ngrejë një Komision Vlerësimi, i cili emërohet me urdhër të veçantë nga drejtuesi i institucionit.

Komisioni përbëhet nga anëtarë me integritet dhe kompetencë profesionale të përshtatshme me natyrën e kontratës, duke garantuar një proces të paanshëm, transparent dhe në përputhje me procedurat e prokurimit.

Komisioni është përgjegjës për:

  • Hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të dorëzuara;
  • Verifikimin e përmbushjes së kërkesave administrative;
  • Kryerjen e vlerësimit teknik dhe financiar sipas kritereve të përcaktuara;
  • Dokumentimin e procesit të vlerësimit përmes një raporti përfundimtar;
  • Rekomandimin e ofertës fituese.

Para fillimit të procesit të vlerësimit, çdo anëtar i Komisionit duhet të nënshkruajë:

  • Deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit, duke konfirmuar se nuk ka lidhje personale apo profesionale me ofertuesit që mund të ndikojnë në paanshmërinë e tij/saj;
  • Deklaratën e konfidencialitetit, duke garantuar se të gjitha informacionet e lidhura me ofertat dhe procesin e vlerësimit do të trajtohen si konfidenciale dhe nuk do të ndahen me palë të treta.

Kërkesa për etikë dhe integritet

Autoriteti Kontraktues zbaton një politikë të rreptë të etikës dhe integritetit në të gjitha procedurat e prokurimit, në përputhje me manualin e brendshëm të prokurimit dhe standardet e donatorëve.

Çdo formë korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti, favorizimi apo praktike e padrejtë është rreptësisht e ndaluar.

Ofertuesit duhet të angazhohen që:

  • Të mos ofrojnë apo pranojnë përfitime të paligjshme në lidhje me këtë procedurë;
  • Të mos ndikojnë në mënyrë të padrejtë procesin e vlerësimit;
  • Të veprojnë me integritet dhe në përputhje me ligjin.

Çdo shkelje e këtij parimi do të çojë në skualifikim të menjëhershëm dhe mund të rezultojë në përjashtim nga procedura të ardhshme.

Ofertuesit duhet të deklarojnë se nuk ndodhen në situatë konflikti interesi në lidhje me këtë procedurë.

Konflikti i interesit konsiderohet çdo situatë ku një ofertues:

  • Ka lidhje personale, profesionale apo financiare me anëtarë të Komisionit të Vlerësimit ose Autoritetin Kontraktues;
  • Ka marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit;
  • Mund të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga informacion i privilegjuar.

Ofertuesit janë të detyruar të njoftojnë menjëherë për çdo situatë të mundshme konflikti interesi.

Ofertuesit nuk duhet të:

  • Kontaktojnë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit apo stafin e Autoritetit Kontraktues për qëllime ndikimi;
  • Kërkojnë informacion të privilegjuar jashtë kanaleve zyrtare;
  • Ushtrojnë presion apo ndikim në çdo fazë të procesit të prokurimit.

Çdo përpjekje për ndikim të padrejtë do të rezultojë në skualifikim të ofertuesit.

I gjithë informacioni i lidhur me këtë procedurë duhet të trajtohet si konfidencial.

Ofertuesit duhet të:

  • Respektojnë konfidencialitetin e procesit;
  • Mos përdorin informacionin për qëllime të tjera jashtë kësaj procedure.

Shënim: Këto kërkesa janë thelbësore dhe në përputhje me standardet e donatorëve ndërkombëtarë për transparencë, llogaridhënie dhe menaxhim të drejtë të fondeve.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Aneks 1: Deklaratë e Mungesës së Konfliktit të Interesit

DEKLARATË E MUNGESËS SË KONFLIKTIT TË INTERESIT

Unë, i/e nënshkruari/a ____________________________, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit për procedurën e prokurimit me objekt:

“___________________________________________”

deklaroj me përgjegjësi të plotë se:

  • Nuk kam asnjë interes personal, financiar apo profesional, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me asnjë nga ofertuesit pjesëmarrës në këtë procedurë;
  • Nuk kam lidhje familjare, biznesi apo marrëdhënie të tjera që mund të ndikojnë në paanshmërinë time gjatë procesit të vlerësimit;
  • Nuk kam qenë i përfshirë në përgatitjen e ofertave të paraqitura nga ofertuesit;
  • Angazhohem të njoftoj menjëherë Autoritetin Kontraktues në rast se gjatë procesit konstatoj një situatë të mundshme konflikti interesi.

Deklaroj se do të ushtroj detyrën time në përputhje me parimet e paanshmërisë, integritetit dhe transparencës.

Emri dhe Mbiemri: ____________________________


Pozicioni: ____________________________


Data: ____________________________

Nënshkrimi: ____________________________

Aneks 2: Deklaratë e Konfidencialitetit

DEKLARATË E KONFIDENCIALITETIT

Unë, i/e nënshkruari/a ____________________________, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit për procedurën e prokurimit me objekt:

“___________________________________________”

angazhohem që:

  • Të ruaj konfidencialitetin e plotë të të gjitha informacioneve, dokumenteve dhe të dhënave që lidhen me ofertat dhe procesin e vlerësimit;
  • Të mos ndaj, publikoj apo përdor për qëllime personale apo të palëve të treta asnjë informacion të marrë gjatë ushtrimit të detyrës;
  • Të mos komunikoj me ofertuesit apo palë të treta në lidhje me përmbajtjen e ofertave apo procesin e vlerësimit;
  • Të përdor informacionin vetëm për qëllimet e këtij procesi dhe në përputhje me rregullat e prokurimit.

Ky detyrim për konfidencialitet mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Emri dhe Mbiemri: ____________________________


Pozicioni: ____________________________

Data: ____________________________


Nënshkrimi: ____________________________