Thirrje per Oferte_Sherbime_Marrje me qera mjet transport

Thirrje për ofertë

Shërbime transporti për familjet afgane dhe stafin

ProjektiMbështetje për integrimin vullnetar të shtetasve Afganë në Shqipëri (EN: Support for the voluntary integration of Afghan nationals in Albania)
Zonat e projektit            Lezhë dhe Tiranë  
Kohëzgjatja e projektit01 Gusht 2024 – 30 Prill 2026
Kohëzgjatja e kontratësDhjetor 2024 – 30 Prill 2026 (17 muaj)

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall thirrjen për oferta për shërbimin e transportit me qera me një mjet me kapacitet prej 25 vendësh për të lehtësuar transportin e shtetasve Afgane dhe stafit me itinerarë të ndryshëm brenda territorit shqiptar sipas kërkesës së projektit, në kuadër të zbatimit të programit për integrimin e tyre në Shqipëri.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Rreth projektit

Projekti ka si qëllim të ofrojë një përgjigje gjithëpërfshirëse për nevojat e shtetasve Afganë të zhvendosur së fundmi në Shqipëri. Metodologjia e programit fokusohet në ofrimin e një kuadri të integruar që synon të mbulojë të gjitha aspektet e mbështetjes së nevojshme për këtë grup përfituesish. Në qendër të kësaj qasjeje qëndron zbatimi i shërbimeve të personalizuara të menaxhimit të rasteve, duke u siguruar që çdo grup përfitues të marrë mbështetjen e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike. Menaxherët e rasteve të caktuar për çdo perfitues do të luajnë një rol kyç si pika kryesore e kontaktit dhe do të jenë përgjegjës për të lehtësuar aksesin në një gamë të gjerë shërbimesh dhe përfitimesh që janë dizajnuar për të përmbushur nevojat e tyre.

Nisma ARSIS sjell një përvojë të pasur në zbatimin e programit, veçanërisht në fushat e menaxhimit të rasteve, rehabilitimit dhe riintegrimit, mbështetjes për shëndetin mendor dhe psikologjik (MHPSS), dhe praktikave të sigurisë. Gjithashtu, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet lokale dhe qendrore synon forcimin e ndërhyrjeve duke siguruar një koordinim më të mirë dhe një kuptim të thelluar të nevojave në terren, çka ndihmon në ofrimin efektiv të shërbimeve dhe mbështetjes në mjedise të bazuara në komunitet.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

  1. Kërkesë për ofertë,

  2. Praktikat e mira të biznesit.

Kërkesat për shërbimin e transportit:

Ofruesit duhet të plotësojnë specifikimet e mëposhtme:

  • Mjet transporti me qera me kapacitet prej 25 vendesh.
  • Mjeti/mjetet duhet të jetë në gjendje të mirë funksionale, të sigurojë komoditet për udhëtarët dhe të jetë i pajisur me mjete sigurie, duke përfshirë rripat e sigurimit dhe klimën (ngrohje dhe ftohje).
  • Mjeti/mjetet duhet të jenë prodhim i EURO 4 dhe EURO 5.
  • Transport për grupe familjare dhe staf në itinerarë të caktuar (brenda qyteteve kryesore dhe fshatrave të përmendur në itinerarin përkatës).
  • Fleksibilitet në oraret dhe destinacionet sipas nevojave specifike të organizatës.
  • Mundësi për transport ditor ose në raste të veçanta sipas nevojave emergjente.
  • Mjeti duhet të ketë sigurim të vlefshëm për transport pasagjerësh.
  • Kompania ofruese duhet të perfshijë shpenzimet e mëposhtme gjatë gjithë periudhës së qerasë:

–  Siguracionin e automjetit/eve;

–  Mirëmbajtje/servis sipas manualit;

–  Zëvëndesim të rregullt të gomave;

– Zëvëndesim të automjetit/eve brenda orarit zyrtar në raste defekti teknik.

  • Afati i kohëzgjatjes së kontratës do të jetë për 17 muaj (Dhjetor 2024 – 30 Prill 2026)

Kriteret për aplikim:

Ofruesit e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të kenë në dispozicion mjete të cilësisë së lartë dhe të certifikuara për transport.
  • Të ofrojnë një ofertë financiare konkurruese që përfshin koston e transportit për kilometër dhe çdo tarifë shtesë.
  • Të jenë në gjendje të garantojnë fleksibilitet dhe disponueshmëri sipas nevojave të organizatës.

Ofertuesi duhet të dorëzojë:

  • Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
  • Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
  • Së bashku me ofertën, shërbim ofruesi duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it / licensës;
  • Markën, modelin dhe kapacitetin e automjetit/eve;
  • Foto të automjetit/eve brenda dhe jashtë;
  • Odometër aktual të automjetit/eve;
  • Viti i prodhimit të automjetit/eve;
  • Targa të automjetit/eve;
  • Siguracionin e automjetit/eve;
  • Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit;
  • Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
  • Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
  • Të ofrojnë një ofertë të detajuar për çmimet dhe kushtet e qeradhënies.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e Aplikimit:

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 8 dhjetor, ora 16:00.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy adresat e mëposhtme:

  • Tiranë,Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1, Nj. Administrative nr. 7, Kodi Postar 1023 . Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
  • Për sqarime dhe pyetje mund të drejtoheni në adresën e email: info@nisma-arsis.org brenda datës: 20 Nëntor, ora 16:00
  • Lezhë, Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar,në adresën Rafaelo Resort, Lezhë, Shëngjin, 4503 ,per zyrat NISMA ARSIS. -Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Vlerësimi i ofertave:

Ofertat do të vlerësohen bazuar në:

Oferta teknike

  • Përputhshmëria me kriteret teknike.
  • Përvoja e aplikantit – liste me kontrata te ngjashme.

Oferta financiare

  • Çmimi dhe oferta financiare.
  • Afatet kohore të propozuara.

Përzgjedhja e ofertuesit do të bazohet në disa faktorë kyç që do të vlerësohen si më poshtë:

  • Cilësia e shërbimit të propozuar (30 pikë): Oferta që përmbush standardet e kërkuara për sigurinë dhe komoditetin. Listë dhe foto të mjeteve të transportit në dispozicion.
  • Oferta financiare (30 pikë): Çmimet konkurruese që ofrojnë vlerë për paratë e shpenzuara.
  • Fleksibiliteti dhe kapaciteti (20 pikë): Aftësia për të ofruar transport në kohë dhe sipas nevojave të ndryshme të organizatës.
  • Përvoja e ofertuesit (20 pikë): Përvojë e dokumentuar në furnizime të ngjashme.

Etika dhe Anti-Korrupsioni:

Të gjithë ofertuesit që marrin pjesë në këtë thirrje për ofertë duhet të respektojnë standardet më të larta të etikës dhe integritetit profesional. Kriteret e mëposhtme duhet të mbahen parasysh:

  • Ofruesit e shërbimeve duhet të veprojnë me ndershmëri të plotë dhe pa u përfshirë në praktika të paligjshme apo të pandershme. Çdo formë e korrupsionit, ryshfetit, apo favorizimit është e ndaluar dhe do të rezultojë në përjashtimin automatik të ofertuesit.
  • Ofertuesit duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi që mund të ndikojë në përmbushjen e shërbimit ose të prishë integritetin e procesit të tenderit. Çdo konflikt interesi i fshehur mund të rezultojë në përjashtimin e ofertës dhe anulimin e kontratës.
  • Organizata ruan të drejtën të kryejë kontrolle dhe hetime për të siguruar që procesi është i drejtë dhe transparent. Në rast të ndonjë dyshimi për përfshirje në korrupsion apo shkelje të etikës, organizata do të ndërmarrë veprime ligjore dhe do të raportojë rastin te autoritetet përkatëse.
  • Ofruesit e interesuar janë të detyruar të nënshkruajnë një document me emrin praktikat e mira, duke garantuar se nuk janë përfshirë në asnjë aktivitet korruptiv dhe do të respektojnë të gjitha rregullat e caktuara në këtë thirrje për ofertë.