Thirrje për ofertë. Shërbime për blerjen e medikamenteve në Bashkinë Korçë

ProjektiFuqizimi i ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social për mbrojtjen e fëmijëve dhe komuniteteve në nevojë në Bashkitë Korçë dhe Durrës (EN: Strengthening the establishment and delivery of social care services to protect vulnerable children and communities at the Municipality of Korca and Durres.)
Zonat e projektit            Korçë  
Kohëzgjatja e projektit01 Shkurt 2025 – 31 mars 2026
Data e fillimit të kontratës28 Prill 2025

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall ofertën për të siguruar medikamente përgjatë ofrimit të shërbimeve të specializuara për familjet dhe komunitetet që janë të vendosura në Bashkinë Korçë. Ky shërbim ka për qëllim sigurimin e një sërë medikamentesh bazë dhe produkteve farmaceutike të domosdoshme për përballimin e nevojave shëndetësore të përfituesve në komunitet. Produktet duhet të jenë të miratuara për tregtimin dhe përdorimin në Shqipëri dhe të jenë të sigurta për përdorim të përgjithshëm, për t’u kontraktuar për një periudhë 11 – mujore, në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti po zbatohet në Bashkinë Korçë “Forcimi i krijimit dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social për të mbrojtur fëmijët dhe komunitetet vulnerabël në Bashkinë e Korçës dhe Durrësit” në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania. Metodologjia e propozuar bazohet në parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (CRC), standardeve ndërkombëtare të kujdesit alternativ për fëmijët dhe prioriteteve kombëtare, duke përfshirë programin e Qeverisë së Shqipërisë, i cili synon të avancojë një sistem të mbrojtjes sociale gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm për të mbështetur individët gjatë gjithë ciklit të jetës. Ajo përdor një model socio-ekologjik që vendos fëmijën në qendër të të gjitha ndërhyrjeve, i rrethuar nga katër shtresa kryesore: kujdestarët/familja, komuniteti, kultura dhe shoqëria, si dhe mjedisi më i gjerë/politikat.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

  1. Kërkesë për ofertë
  2. Praktikat e mira të biznesit.

Kërkesat për produkte:

Specifikat minimale:

  • Medikamentet duhet të jenë të regjistruara dhe të miratuara për tregtim në Shqipëri nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM).
  • Të përfshijnë medikamente pa recetë (OTC), si:
  • Paracetamol, Ibuprofen, Kremra antiseptikë ose kundër irritimeve të lëkurës
  • Dezinfektues, solucione fiziologjike, pika për sy/vesh
  • Vitamina (p.sh. vitamina C, multivitamina)
  • Produkte kundër të përzierave, kapsllëkut, dhimbjes së stomakut, etj.
  • Të kenë afat skadence jo më pak se 12 muaj nga data e dorëzimit.
  • Të jenë të ambalazhuara në mënyrë të sigurt, me etiketa të lexueshme në shqip ose një gjuhë të kuptueshme.
  • Të mos jenë të dëmtuara, me paketim të mbyllur dhe në kushte të përshtatshme ruajtjeje.

Si dhe medikamente vetëm përmes personelit shëndetësor të licencuar, dhe me recetë mjekësore të dokumentuar:

  • Antibiotikë
  • Antihipertensivë (për tensionin e gjakut)
  • Antidiabetikë (oralë dhe injektues)
  • Medikamente për astmë dhe alergji të rënda
  • Medikamente për dhimbje dhe inflamacion të forte etj

Ofertuesi duhet të dorëzojë:

  • Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
  • Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
  • Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
  • Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
  • Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
  • Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
  • Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
  • Produktet konsum duhet të jenë minimalisht 12 muaj përpara datës së skadencës.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e Aplikimit:

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 18 Prill 2025, ora 16:00.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:

  • Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
  • Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: info@nisma-arsis.org. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.

Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: info@nisma-arsis.org.