Thirrje për ofertë

THIRRJE PËR OFERTË PËR MATERIALE HIGJENIKE

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Projekti: “Adresimi i nevojave për mbrojtje të fëmijëve/familjeve të prekur nga tërmeti dhe situate e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri”,

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të projektit “Adresimi i nevojave për mbrojtje të fëmijëve/familjeve të prekur nga tërmeti dhe situate e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri”, në partneritet me UNICEF Shqipëri, shpall thirrjen për kuotim për procedurën e prokurimit “Blerje materialesh higjenike për familje”. Materialet higjenike të prokuruara, do të shkojnë në mbështetje të 1000 familjeve si pjesë e programit të asistencës direkte komunitare në 8 Bashki (Tiranë, Durrës, Shijak, Kavajë, Shkodër, Elbasan, Kukës dhe Krujë)

Informacion i Përgjithshëm

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjyptiane. Nisma advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes. Çmimi i ofruar/produkt duhet të jetë çmimi për njesi pa TVSH në monedhën Lek (sipas formatit “Kërkesë për ofertë” bashkangjitur kësaj thirrje).

Përshkrimi i produkteve

  • Spray për dizinfektimin e duarve (me përmbajtje alkooli), 1 L – copë 1000,
  • 3 Maska, materiale lecke, shumë përdorimshme – copë 1000,
  • Dizinfektant per pastrimin e siperfaqeve te tavolinave, apo karrigeve 2L me permbajtje alkoli mbi 70% – copë 1000,
  • Klor, pastrues për dyshemetë, i cili tretet në ujë (3L klor i lëngshëm- tretet në 50L ujë) – copë 1000,
  • detergjent për rrobat – copë 1000,
  • doreza (pako) – copë 1000.

Shkarkoni dokumentin e ofertës këtu: Kërkesë për ofertë

Së bashku me kuotimin, ofertuesi duhet të dorëzojë patjetër edhe kopje të dokumentave të mëposhtme:

  • Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
  • Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
  • Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të cilësohet në ditë (minimalisht 30 ditë);
  • Afati i lëvrimit të produkteve është 5 ditë kalendarike nga marrja e njoftimit të fituesit;
  • Transporti i produkteve në qytetin e Tiranës në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi;
  • Produktet higjenike duhet të jenë minimalisht 12 muaj përpara datës së skadencës.

Procedura e aplikimit

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 23 Korrik 2020, ora 16:00.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:

  • Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, ne adresën: Rruga “e Kavajës”, Pallati A, Shkalla 3, Hyrja 27, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për: Blerje produktesh higjenike për në familje”.
  • Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: initiative.arsis@gmail.com. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Ofertë financiare për: Blerje produktesh higjenike për në familje”.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: initiative.arsis@gmail.com.