Thirrje për ekspert – Shërbime Profesionale të Dizajnit Grafik për Manualin e Praktikave të Mira (Good Practice Handbook) 

Pozicioni i punës Ekspert për Shërbime Profesionale të Dizajnit Grafik për  Manualin e Praktikave të Mira (Good Practice Handbook)
Projekti Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në  punësim në bashkinë Korçë
Zona e projektit Bashkia Korçë
Data e mundshme e fillimit të punës Janar 2026
Lloji i kontratës Kontratë shërbimi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë një ekspert për Shërbime Profesionale të  Dizajnit Grafik për Manualin e Praktikave të Mira (Good Practice Handbook), në kuadër të projektit  “Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në punësim në bashkinë Korçë”, zbatuar nga Nisma  ARSIS në kuadër të thirrjes për nëngrante nga UNDP për programin EU4LMI, financuar nga Bashkimi  Europian.  

Për të siguruar që manuali të jetë i qartë, i aksesueshëm dhe vizualisht koherent, është e nevojshme  angazhimi i shërbimeve profesionale të dizajnit grafik, të cilat do të përmirësojnë paraqitjen vizuale,  lexueshmërinë dhe vlerën e shpërndarjes së dokumentit. 

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS 

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e  cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në  sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. 

Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve  të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar  integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi  çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave  jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.  

Përshkrimi i Projektit 

Projekti “Këshillimi i Integruar për Zhvillimin dhe Fuqizimin në Punësim në Bashkinë Korçë” synon të  krijojë dhe zbatojë në mënyrë efektive modelin e Këshillimit Intensiv për Punësim në Bashkinë Korçë, duke  mbështetur 80 persona në situatë vulnerabël në kërkimin e punës dhe përfshirjen e tyre në tregun e  punës. Gjatë një periudhe 12-mujore (Janar – Dhjetor 2025), projekti do të ofrojë këshillim të  personalizuar për punësim për individë që përballen me barriera të mëdha në punësim, duke përfshirë të  rinjtë (15-29 vjeç), nënat e reja të papuna dhe përfituesit e skemave të ndihmës sociale. Duke përshtatur  manualin “Këshillim për punësim” me nevojat lokale, projekti do të ofrojë udhëzime të strukturuara,  zhvillim aftësish dhe mbështetje për punësim, duke siguruar që pjesëmarrësit të pajisen me mjetet e  nevojshme për të gjetur punësim domethënës. 

Projekti do të zbatojë një program gjashtëmujor këshillimi intensiv, i ndjekur nga mundësi praktike dhe  trajnime profesionale për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Gjithashtu, do të angazhojë aktorët lokalë në  diskutime mbi rëndësinë e këshillimit intensiv si një mjet efektiv për integrimin në tregun e punës.  Aktivitetet kryesore përfshijnë një takim hapës me aktorët relevantë, ofrimin e këshillimit të

drejtpërdrejtë për punësim, lehtësimin e praktikave dhe një event përmbyllës për të prezantuar rezultatet  e projektit. Në përfundim, tregu i punës në Korçë do të jetë më i përgatitur për të mbështetur  punëkërkuesit në situatë vulnerabël, duke nxitur përfshirjen ekonomike dhe rrugët e qëndrueshme të  punësimit. 

Qëllimi i këtij angazhimi është kontraktimi i një ofruesi profesional të dizajnit grafik, me synim: – Krijimin e një dizajni të strukturuar, të qartë dhe të qëndrueshëm për Manualin e Praktikave të  Mira; 

– Sigurimin e një paraqitjeje vizuale që mbështet efektivisht transferimin e njohurive; – Rritjen e lexueshmërisë, aksesueshmërisë dhe përdorshmërisë së dokumentit; – Përmirësimin e vlerës së shpërndarjes dhe komunikimit të rezultateve të projektit. 

Nën mbështetjen dhe supervizimin e plotë të ekipit koordinues të programit, eksperti, do të ketë këto  përgjegjësi

– Hartimin e konceptit vizual dhe identitetit grafik të Manualit të Praktikave të Mira; – Dizajnimin e strukturës së dokumentit (layout), përfshirë kapitujt, nënkapitujt, tabelat, grafikat  dhe elementet vizuale; 

– Formatimin profesional të përmbajtjes tekstuale, duke siguruar koherencë vizuale dhe standarde  të larta lexueshmërie; 

– Integrimin e fotografive, ilustrimeve dhe elementeve grafike të përgatitura nga shërbime të tjera; – Përgatitjen e versioneve për botim print dhe digital, në përputhje me kërkesat e donatorit; – Zbatimin e komenteve dhe rishikimeve të ekipit të projektit deri në finalizimin e dokumentit. 

Eksperti do të dorëzojnë produktet e mëposhtme: 

– Versionin e dizajnuar (draft) të manualit; 

– Versionin final të dizajnuar, të gatshëm për botim dhe shpërndarje (print dhe digital); – Skedarët burimorë dhe formatet përkatëse sipas marrëveshjes kontraktuale 

Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar 

– Përvojë të provuar në dizajn grafik profesional dhe publikime; 

– Eksperiencë në dizajnimin e raporteve, manualeve ose publikimeve institucionale; – Njohuri mbi standardet e aksesueshmërisë dhe komunikimit vizual; 

– Aftësi për të punuar me dokumente të bazuara në evidencë dhe përmbajtje teknike. 

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të  detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi  seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e  Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni. 

Procedura e aplikimit: 

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe  dokumentat si më poshtë: 

– një kopje të jetëshkrimit professional (CV) 

– një letër interesi

brenda dates 10 janar 2026 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M,  Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania. 

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që: 

në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim për Ekspert për  Shërbime Profesionale të dizajnit grafik në bashkinë Korçë 

vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.