Thirrje për ekspert – Shërbime Profesionale Fotografie dhe Ilustrimi Vizual për Manualin e Praktikave të Mira (Good  Practice Handbook) 

Pozicioni i punës Ekspert per Shërbime Profesionale Fotografie dhe  Ilustrimi Vizual për Manualin e Praktikave të Mira (Good  Practice Handbook)
Projekti Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në  punësim në bashkinë Korçë
Zona e projektit Bashkia Korçë
Data e mundshme e fillimit të punës Janar 2026
Lloji i kontratës Kontratë shërbimi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë një ekspert për Shërbime Profesionale  Fotografie dhe Ilustrimi Vizual për Manualin e Praktikave të Mira (Good Practice Handbook), në kuadër të  projektit “Këshillim i integruar për zhvillimin dhe fuqizimin në punësim në bashkinë Korçë”, zbatuar nga  Nisma ARSIS në kuadër të thirrjes për nëngrante nga UNDP për programin EU4LMI, financuar nga Bashkimi  Europian.  

Për të rritur cilësinë, qartësinë dhe vlerën komunikuese të këtij manuali, është e nevojshme mbështetja e  tij me materiale vizuale profesionale, përfshirë fotografi dhe ilustrime që dokumentojnë përfituesit,  aktorët e përfshirë dhe aktivitetet kryesore të projektit. 

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS 

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e  cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në  sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. 

Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve  të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar  integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi  çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave  jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.  

Përshkrimi i Projektit 

Projekti “Këshillimi i Integruar për Zhvillimin dhe Fuqizimin në Punësim në Bashkinë Korçë” synon të  krijojë dhe zbatojë në mënyrë efektive modelin e Këshillimit Intensiv për Punësim në Bashkinë Korçë, duke  mbështetur 80 persona në situatë vulnerabël në kërkimin e punës dhe përfshirjen e tyre në tregun e  punës. Gjatë një periudhe 12-mujore (Janar – Dhjetor 2025), projekti do të ofrojë këshillim të  personalizuar për punësim për individë që përballen me barriera të mëdha në punësim, duke përfshirë të  rinjtë (15-29 vjeç), nënat e reja të papuna dhe përfituesit e skemave të ndihmës sociale. Duke përshtatur  manualin “Këshillim për punësim” me nevojat lokale, projekti do të ofrojë udhëzime të strukturuara,  zhvillim aftësish dhe mbështetje për punësim, duke siguruar që pjesëmarrësit të pajisen me mjetet e  nevojshme për të gjetur punësim domethënës. 

Projekti do të zbatojë një program gjashtëmujor këshillimi intensiv, i ndjekur nga mundësi praktike dhe  trajnime profesionale për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Gjithashtu, do të angazhojë aktorët lokalë në

diskutime mbi rëndësinë e këshillimit intensiv si një mjet efektiv për integrimin në tregun e punës.  Aktivitetet kryesore përfshijnë një takim hapës me aktorët relevantë, ofrimin e këshillimit të  drejtpërdrejtë për punësim, lehtësimin e praktikave dhe një event përmbyllës për të prezantuar rezultatet  e projektit. Në përfundim, tregu i punës në Korçë do të jetë më i përgatitur për të mbështetur  punëkërkuesit në situatë vulnerabël, duke nxitur përfshirjen ekonomike dhe rrugët e qëndrueshme të  punësimit. 

Qëllimi i këtij angazhimi është kontraktimi i një shërbimi profesional fotografie dhe ilustrimi vizual, me  synim: 

– Dokumentimin vizual të përfituesve, palëve të interesit dhe aktiviteteve të projektit; – Mbështetjen e Manualit të Praktikave të Mira me evidencë vizuale cilësore; – Rritjen e vlerës së transferimit të njohurive përmes materialeve vizuale të strukturuara dhe etike; – Përmirësimin e kapacitetit të manualit për komunikim, shpërndarje dhe përdorim publik. 

Nën mbështetjen dhe supervizimin e plotë të ekipit koordinues të programit, eksperti, do të ketë këto  përgjegjësi

– Planifikimin dhe realizimin e sesioneve profesionale fotografike gjatë aktiviteteve të projektit; – Dokumentimin vizual të përfituesve, stafit të projektit dhe aktorëve institucionalë/komunitarë të  përfshirë; 

– Sigurimin e fotografive që pasqyrojnë proceset, ndërveprimin dhe ndikimin e projektit; – Përgatitjen e ilustrimeve vizuale që mbështesin përmbajtjen narrative të Manualit të Praktikave  të Mira; 

– Respektimin e standardeve etike, përfshirë pëlqimin e informuar, mbrojtjen e dinjitetit dhe  privatësisë së përfituesve; 

– Dorëzimin e materialeve vizuale të përpunuara profesionalisht dhe të gatshme për përdorim në  botime.. 

Eksperti do të dorëzojnë produktet e mëposhtme: 

– Set fotografish profesionale që dokumentojnë përfituesit, palët e interesit dhe aktivitetet  kryesore të projektit; 

– Ilustrime vizuale për përdorim në Manualin e Praktikave të Mira; 

– Materiale vizuale të edituara dhe në format të përshtatshëm për botim dhe shpërndarje (print  dhe digital). 

Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar 

– Përvojë të provuar në fotografi profesionale dhe dokumentare; 

– Eksperiencë në dokumentimin e projekteve sociale, zhvillimore ose komunitare; – Njohuri mbi standardet etike për fotografimin e përfituesve dhe grupeve të cenueshme; – Aftësi për të prodhuar materiale vizuale me vlerë narrative dhe komunikuese.Aftësi të shkëlqyera  

në monitorim, raportim dhe vlerësim të performancës së programit dhe përfituesve. – Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me grupet e interesit. 

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të  detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi  seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e  Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit: 

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe  dokumentat si më poshtë: 

– një kopje të jetëshkrimit professional (CV) 

– një letër interesi 

brenda dates 10 janar 2026 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M,  Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania. 

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që: 

në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim për Ekspert për  Shërbime Profesionale Fotografie dhe Ilustrimi Vizual në bashkinë Korçë 

vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.