Konsulent për ofrimin e programit për ngritjen e kapaciteteve (trajnimin)

Thirrje për konsulent

Pozicioni i punësKonsulent për ofrimin e programit për ngritjen e kapaciteteve (trajnimin)
Periudha e kontraktimitMars 2025 – Korrik 2025
Zona e projektitBashkia Tiranë
Data e mundshme e fillimit të punës18 Mars 2025
Lloji i kontratësKontratë shërbimi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë konsulent për ofrimin e programit për ngritjen e kapaciteteve (trajnimin) për kujdesin afat gjatë në familje për një grup prej 30 grash në Bashkinë Tiranë

Këto ndërhyrje do të ofrohen në kuadër të projektit “Promovimi i Kujdesit Afatgjatë përmes Integrimit të Mbështetjes dhe Nxitjes së Punësueshmërisë për Komunitetet Vulnerabël në Bashkinë e Tiranës”, mbështetur financiarisht nga UNDP SHqipëri.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon krijimin dhe ofrimin e një modeli të Kujdesit Afatgjatë në Bashkinë e Tiranës, duke integruar shërbimet e kujdesit me mundësitë për punësim dhe trajnim. Ai përqendrohet në dy objektiva kryesore: (1) zhvillimi i një modeli lokal për të përmirësuar aksesin në shërbimet e kujdesit social për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara; (2) promovimi i punësueshmërisë së grave në sektorin e kujdesit afatgjatë, përmes këshillimit intensiv dhe programeve të punësimit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Projekti, me kohëzgjatje 12 muaj, do të përfshijë 20 profesionistë nga Bashkia e Tiranës dhe AKPA, 100 përfitues të ndihmës ekonomike dhe 30 gra që do të fuqizohen përmes aftësimit profesional. Përfituesit e drejtpërdrejtë janë 130 individë, ndërsa ndikimi shtrihet tek rreth 260 të tjerë, përfshirë familjet dhe ofruesit lokalë të shërbimeve.

Përgjegjësitë e Konsulentit:

Konsulent për ofrimin e programit të trajnimit për kujdesin afatgjatë në familje

  • Zbaton trajnimin për një grup prej 30 grash në Bashkinë e Tiranës, duke përdorur një qasje praktike dhe ndërvepruese.
  • Përdor metodologji të personalizuara për të trajtuar sfidat dhe për të fuqizuar gratë në sektorin e kujdesit afatgjatë.
  • Monitoron progresin e pjesëmarrëseve dhe vlerëson ndikimin e trajnimit në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.
  • Siguron mentorim dhe mbështetje pas trajnimit për të ndihmuar gratë të zbatojnë njohuritë e fituara në kujdesin afatgjatë dhe të përmirësojnë punësueshmërinë e tyre.
  • Bashkëpunon me partnerët e projektit dhe institucionet vendore për të lehtësuar integrimin e grave të trajnuara në tregun e punës dhe për të promovuar punësimin e tyre në sektorin e shërbimeve sociale.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Punë Sociale, Psikologji, Shëndetësi, Edukim ose fusha të
  • Certifikime ose trajnim i avancuar në metodologjitë e trajnimit për kujdesin afatgjatë.
  • Aftësi të forta në komunikim, lehtësim të trajnimeve dhe ndërveprim me grupe të Eksperienca e kërkuar:
  • Përvojë 5+ vjet në ofrimin e trajnimeve për kujdesin social ose shëndetësor, me fokus në mbështetjen e grave dhe familjeve në situata të vështira.
  • Eksperiencë në përdorimin e metodave pjesëmarrëse në trajnime dhe përshtatjen e përmbajtjes për grupe me aftësi dhe sfida të ndryshme.
  • Njohuri të mira mbi politikat e mbrojtjes sociale dhe kujdesin afatgjatë në Shqipëri.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit:

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe dokumentat si më poshtë:

  • një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
  • një letër interesi

brenda datës 15 Mars 2025 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania.

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:

  • në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim _ Konsulent për ofrimin e programit për ngritjen e kapaciteteve (trajnimin)
  • vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.