Konsulent për krijimin e bazës së të dhënave të përfituesve

Thirrje për konsulent

Pozicioni i punësKonsulent për krijimin e bazës së të dhënave të përfituesve
Periudha e kontraktimitMars 2025 – Korrik 2025
Zona e projektitBashkia Tiranë
Data e mundshme e fillimit të punës18 Mars 2025
Lloji i kontratësKontratë shërbimi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë konsulent për krijimin e një database me 130 persona të cilët do të jenë përfitues direct të programit

Këto ndërhyrje do të ofrohen në kuadër të projektit “Promovimi i Kujdesit Afatgjatë përmes Integrimit të Mbështetjes dhe Nxitjes së Punësueshmërisë për Komunitetet Vulnerabël në Bashkinë e Tiranës”, mbështetur financiarisht nga UNDP SHqipëri.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon krijimin dhe ofrimin e një modeli të Kujdesit Afatgjatë në Bashkinë e Tiranës, duke integruar shërbimet e kujdesit me mundësitë për punësim dhe trajnim. Ai përqendrohet në dy objektiva kryesore: (1) zhvillimi i një modeli lokal për të përmirësuar aksesin në shërbimet e kujdesit social për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara; (2) promovimi i punësueshmërisë së grave në sektorin e kujdesit afatgjatë, përmes këshillimit intensiv dhe programeve të punësimit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Projekti, me kohëzgjatje 12 muaj, do të përfshijë 20 profesionistë nga Bashkia e Tiranës dhe AKPA, 100 përfitues të ndihmës ekonomike dhe 30 gra që do të fuqizohen përmes aftësimit profesional. Përfituesit e drejtpërdrejtë janë 130 individë, ndërsa ndikimi shtrihet tek rreth 260 të tjerë, përfshirë familjet dhe ofruesit lokalë të shërbimeve.

Përgjegjësitë e Konsulentit:

Konsulenti për krijimin e bazës së të dhënave të përfituesve

  • Identifikon dhe mbledh të dhënat e 130 përfituesve të drejtpërdrejtë të programit, duke

përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

  • Krijon një bazë të dhënash të strukturuar dhe funksionale, që mundëson menaxhimin e informacionit mbi përfituesit dhe shërbimet që do të marrin.
  • Siguron përditësimin e rregullt të të dhënave dhe administrimin e tyre në përputhje me standardet e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
  • Bashkëpunon me ekipin e projektit dhe institucionet përkatëse për të siguruar që të dhënat e grumbulluara të përdoren në mënyrë efektive për planifikimin dhe zbatimin e shërbimeve.
  • Përgatit raporte periodike mbi profilin e përfituesve dhe impaktin e ndërhyrjeve të projektit.
  • Siguron mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë e informacionit të përfshirë në databazë. Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Shkenca Shoqërore dhe Ekonomike ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri të avancuara në menaxhimin e bazave të të dhënave dhe përdorimin e softuerëve për analizën dhe përpunimin e të dhënave (p.sh. SQL, Excel, SPSS ose platforma të tjera relevante).

Eksperienca e kërkuar:

  • Përvojë minimale 3 vjet në krijimin dhe administrimin e bazave të të dhënave, veçanërisht në projekte të lidhura me shërbimet sociale dhe grupet e cenueshme.
  • Eksperiencë në zbatimin e masave të sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit:

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe dokumentat si më poshtë:

  • një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
  • një letër interesi

brenda datës 15 Mars 2025 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania.

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:

  • në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim _ Konsulent për krijimin e bazës së të dhënave të përfituesve.

vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.