Konsulent për dizenjimin e modulit të trajnimit përkujdesin afatgjatë në familje.

Thirrje për konsulent

Pozicioni i punësKonsulent për dizenjimin e modulit të trajnimit përkujdesin afatgjatë në familje.
Periudha e kontraktimitMars 2025 – Korrik 2025
Zona e projektitBashkia Tiranë
Data e mundshme e fillimit të punës18 Mars 2025
Lloji i kontratësKontratë shërbimi

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë konsulent për dizenjimin e modulit të trajnimit për kujdesin afatgjatë në familje

Këto ndërhyrje do të ofrohen në kuadër të projektit “Promovimi i Kujdesit Afatgjatë përmes Integrimit të Mbështetjes dhe Nxitjes së Punësueshmërisë për Komunitetet Vulnerabël në Bashkinë e Tiranës”, mbështetur financiarisht nga UNDP SHqipëri.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është angazhimi për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe familjarëve të tyre që përballen me vulnerabilitet, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe duke lehtësuar integrimin me dinjitet të tyre në shoqëri. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti synon krijimin dhe ofrimin e një modeli të Kujdesit Afatgjatë në Bashkinë e Tiranës, duke integruar shërbimet e kujdesit me mundësitë për punësim dhe trajnim. Ai përqendrohet në dy objektiva kryesore: (1) zhvillimi i një modeli lokal për të përmirësuar aksesin në shërbimet e kujdesit social për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara; (2) promovimi i punësueshmërisë së grave në sektorin e kujdesit afatgjatë, përmes këshillimit intensiv dhe programeve të punësimit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Projekti, me kohëzgjatje 12 muaj, do të përfshijë 20 profesionistë nga Bashkia e Tiranës dhe AKPA, 100 përfitues të ndihmës ekonomike dhe 30 gra që do të fuqizohen përmes aftësimit profesional. Përfituesit e drejtpërdrejtë janë 130 individë, ndërsa ndikimi shtrihet tek rreth 260 të tjerë, përfshirë familjet dhe ofruesit lokalë të shërbimeve.

Përgjegjësitë e Konsulentit:

Konsulent për dizenjimin e modulit të trajnimit për kujdesin afatgjatë në familje

  • Harton një modul për trajnimin mbi kujdesin afatgjatë në familje, duke u bazuar në praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Identifikon nevojat specifike të kujdestarëve dhe përfituesve për të përshtatur përmbajtjen e trajnimit me realitetin dhe sfidat lokale.
  • Përfshin teknika bashkëkohore dhe metodologji të mësimdhënies që nxisin angazhimin aktiv të pjesëmarrësve në trajnim.
  • Siguron që moduli të adresojë çështjet e ndjeshmërisë gjinore dhe të përfshijë qasje gjithëpërfshirëse për përkujdesjen e grupeve të cenueshme.
  • Përgatit materialet didaktike dhe udhëzuesit praktikë për pjesëmarrësit e trajnimit, duke lehtësuar procesin e mësimit dhe aplikimin e njohurive të fituara.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Psikologji, Punë Sociale, Edukim ose Shëndetësi.
  • Njohuri dhe certifikime në zhvillimin e kurrikulave dhe metodologjive të
  • Aftësi të forta në hulumtim dhe hartim materialesh mësimore. Eksperienca e kërkuar:
  • Përvojë 5+ vjet në hartimin e programeve të trajnimit për kujdesin social, shëndetësor ose mbështetës për komunitetet vulnerabël.
  • Eksperiencë në zhvillimin e manualeve dhe materialeve didaktike për trajnimet mbi kujdesin afatgjatë.
  • Përvojë në përdorimin e qasjeve të ndjeshme ndaj gjinisë dhe nevojave specifike të përfituesve.

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e aplikimit:

Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose me postë edhe dokumentat si më poshtë:

  • një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
  • një letër interesi

brenda datës 15 Mars 2025 në info@nisma-arsis.org , ose në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1,Njësia Bashkiake Nr.7, PC 1023, Tirana Albania.

Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:

  • në subjekt të emailit ose zarfit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim _ Konsulent për dizenjimin e modulit të trajnimit për kujdesin afatgjatë në familje.
  • vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.