| Projekti | Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e biznesit (Faza II-te) (EN: Invest in Women in Durres and Tirana Municipalities – Enhancing access to knowledge, skills, and resources for business development) |
| Zonat e projektit | Rajonet Durrës dhe Tiranë (Durrës, Golem, Vorë, Krujë, Gjiri i Lalzit, Tiranë) |
| Kohëzgjatja e projektit | 11 Nëntor 2025 – 30 Maj 2026 |
| Data e fillimit të kontratës | 06 prill 2026 |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e bizneseve”, i zbatuar nga Nisma ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financuar nga UK International Development, shpall ofertën për furnizimin me makina qepëse e qëndistarie dhe paisje për makina qepëse, etj, për fuqizimin e rreth 30 grave në rajonet e Tiranës dhe Durrësit.
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Përshkrimi i Projektit
Projekti zbatohet në bashkitë Durrës dhe Tiranë, në kuadër të programit “Investim për Gratë në Bashkitë Durrës dhe Tiranë – Përmirësimi i aksesit në njohuri, aftësi dhe burime për zhvillimin e biznesit”, i zbatuar nga Nisma ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financuar nga UK International Development. Qëllimi i projektit është fuqizimi ekonomik i rreth 30 grave nga shtresat e margjinalizuara në këto dy bashki.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në partneritet me Qendrën Balance si pjesë e ekipit të projektit, do të zbatojë metodologjinë CEFE me grupin e përfituesve të identifikuar. Së bashku, do të implementojnë një program të strukturuar për ndërtimin e kapaciteteve, i cili synon t’u ofrojë grave njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e tyre ekonomik.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kjo thirrje përfshin furnizimin e pajisjeve profesionale për qepje dhe përpunim tekstili, të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve prodhuese në fushën e rrobaqepësisë.
Kërkesat për paisjet dhe makinat qepëse:
Specifikime minimale:
- Makinë qepëse lineare profesionale, full automatic (me tavolinë dhe këmbë) – 2 copë
(Parametra minimalë: frekuencë 50/60Hz, shpejtësi ≥800 rpm, ngritëse me këmbë dhe dorë, sistem prerje peri, ekran kontrolli, ndriçim LED, motor direct drive) - Makinë koperture profesionale (direct drive, me tavolinë dhe këmbë) – 1 copë
- Karrige zyre me rrota dhe mbështetëse krahu – 3 copë
- (Përmasa orientuese: rreth 47x45xH90–100 cm, materiale rezistente për përdorim profesional)
- Tavolinë hekurosjeje profesionale me kaldajë – 2 copë
- (Parametra minimalë: furnizim 230V, kapacitet kaldaje ≥2.5–3L, presion avulli ≥3 bar, funksion ngrohje dhe aspirim)
- Sistem hekurosjeje profesional me bojler dhe tavolinë (ngrohje + aspirim) – 1 copë
- (Parametra minimalë: bojler ≥900W, pllakë ≥700W, vakum ≥150W, sistem avulli i integruar)
Kushtet e furnizimit:
- Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e porositesit.
- Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.
Kriteret e përzgjedhjes
Ofertuesit duhet të dëshmojnë se posedojnë kapacitetet e nevojshme ekonomike, teknike dhe operacionale për të zbatuar kontratën në mënyrë të suksesshme. Për këtë qëllim, ofertat duhet të përmbajnë dokumentacionin mbështetës si më poshtë:
Kapaciteti ligjor dhe administrativ
Ofertuesi duhet të jetë i regjistruar ligjërisht dhe të ushtrojë aktivitet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kapaciteti operacional
Ofertuesi duhet të garantojë realizimin e furnizimit në kohë dhe sipas kushteve të kërkuara.
- Marrja përsipër e transportit dhe dorëzimit në adresën e përcaktuar;
- Aftësi për dorëzim brenda afateve të kërkuara;
Ofertë financiare
Ofertuesi duhet të paraqesë një ofertë të qartë dhe të plotë financiare.
- Çmimi të jetë i shprehur në monedhë dhe me të gjitha taksat e përfshira;
- Çmimi të vendoset për çdo njësi (price per unit) dhe total;
- Çdo zbritje (%) të deklarohet qartë në ofertë (nëse aplikohet);
Ofertuesi duhet të respektojë standardet etike dhe praktikat e mira të biznesit.
Kriteret e vlerësimit
Vlerësimi i ofertave do të kryhet mbi bazën e parimit të “ofertës më të mirë në raport cilësi–çmim” (Best Value for Money), duke siguruar konkurrencë të drejtë, transparencë dhe përzgjedhje të ofertës më të favorshme për Autoritetin Kontraktues.
Vlerësimi administrativ
Do të verifikohet nëse ofertat janë të plota dhe përmbushin kërkesat formale të dokumentacionit.
- Dorëzimi brenda afatit
- Dokumentacioni administrativ i plotë
- Nënshkrimi i dokumenteve të kërkuara
Vetëm ofertat që kalojnë këtë fazë do të kalojnë në vlerësim teknik.
Vlerësimi teknik (Max. 40 pikë)
Ofertat do të vlerësohen mbi bazën e përputhshmërisë me specifikimet teknike dhe cilësinë e produkteve/shërbimeve:
- Përputhshmëria me specifikimet teknike – 20 pikë
- Cilësia dhe performanca e pajisjeve – 10 pikë
- Garancia dhe shërbimi pas shitjes – 5 pikë
- Afati i dorëzimit dhe instalimit – 5 pikë
Ofertat që nuk arrijnë minimumin teknik (p.sh. 60% e pikëve teknike) mund të skualifikohen.
Vlerësimi financiar (Max. 60 pikë)
Ofertat financiare do të vlerësohen mbi bazën e çmimit total të ofruar.
- Ofertës me çmimin më të ulët i jepen 60 pikë
- Ofertat e tjera vlerësohen sipas formulës proporcionale:
Pikët=(C\cmimi më i ulët/C\cmimi i ofertës)×60
Oferta fituese do të jetë ajo që merr numrin më të lartë të pikëve totale (teknike + financiare).
Procedura e aplikimit/ofertimit:
Ofertuesit janë të ftuar të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kërkesat e kësaj thirrjeje, brenda afatit të përcaktuar.
Afati i dorëzimit të ofertave
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 30 Mars 2026 ora 16:00.
Çdo ofertë e dorëzuar pas këtij afati nuk do të merret në konsideratë.
Forma e dorëzimit të ofertës
Ofertat mund të dorëzohen në një nga format e mëposhtme:
a) Dorëzim fizik (në dorë)
- Në zarf të mbyllur, në formë të printuar;
- E nënshkruar nga një person i autorizuar i ofertuesit;
- Në adresën:
Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë
b) Dorëzim me postë
- Në zarf të mbyllur;
- Dërguar në adresën:
Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, Kodi Postar 1023
📌 Në të dy rastet, zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe të shënojë qartë:
- adresën për dorëzimin e ofertes;
- kodin e referencës së procedurës së tenderit (d.m.th.referencen/objektin e aplikimit);
- “Ofertë për [titulli i tenderit / shërbimeve/produkteve] – Mos e hapni para vlerësimit zyrtar”
- emrin e ofertuesit;
Oferta duhet të përfshijë dokumentacionin si më poshtë në zarfin e mbyllur:
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);
Ofertat do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse:
- Janë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar;
- Janë të plota dhe përmbajnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar;
- Përfshijnë çmime të qarta dhe të specifikuara.
Ofertat që nuk plotësojnë këto kushte do të skualifikohen dhe nuk do të merren në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit.
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë çdo ofertë, si dhe të anulojë këtë procedurë prokurimi në çdo kohë, pa asnjë detyrim ndaj ofertuesve;
Kjo thirrje nuk përbën detyrim për lidhjen e një kontrate;
Të gjitha kostot e përgatitjes dhe dorëzimit të ofertës përballohen nga ofertuesi.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: procurement@nisma-arsis.org.
Komisioni i vlerësimit
Për vlerësimin e ofertave të paraqitura në kuadër të kësaj procedure prokurimi, Autoriteti Kontraktues do të ngrejë një Komision Vlerësimi, i cili emërohet me urdhër të veçantë nga drejtuesi i institucionit.
Komisioni përbëhet nga anëtarë me integritet dhe kompetencë profesionale të përshtatshme me natyrën e kontratës, duke garantuar një proces të paanshëm, transparent dhe në përputhje me procedurat e prokurimit.
Komisioni është përgjegjës për:
- Hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të dorëzuara;
- Verifikimin e përmbushjes së kërkesave administrative;
- Kryerjen e vlerësimit teknik dhe financiar sipas kritereve të përcaktuara;
- Dokumentimin e procesit të vlerësimit përmes një raporti përfundimtar;
- Rekomandimin e ofertës fituese.
Kërkesa për etikë dhe integritet
Autoriteti Kontraktues zbaton një politikë të rreptë të etikës dhe integritetit në të gjitha procedurat e prokurimit, në përputhje me manualin e brendshëm të prokurimit dhe standardet e donatorëve.
Çdo formë korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti, favorizimi apo praktike e padrejtë është rreptësisht e ndaluar.
Ofertuesit duhet të angazhohen që:
- Të mos ofrojnë apo pranojnë përfitime të paligjshme në lidhje me këtë procedurë;
- Të mos ndikojnë në mënyrë të padrejtë procesin e vlerësimit;
- Të veprojnë me integritet dhe në përputhje me ligjin.
Çdo shkelje e këtij parimi do të çojë në skualifikim të menjëhershëm dhe mund të rezultojë në përjashtim nga procedura të ardhshme.
Ofertuesit duhet të deklarojnë se nuk ndodhen në situatë konflikti interesi në lidhje me këtë procedurë.
Konflikti i interesit konsiderohet çdo situatë ku një ofertues:
- Ka lidhje personale, profesionale apo financiare me anëtarë të Komisionit të Vlerësimit ose Autoritetin Kontraktues;
- Ka marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit;
- Mund të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga informacion i privilegjuar.
Ofertuesit janë të detyruar të njoftojnë menjëherë për çdo situatë të mundshme konflikti interesi.
Ofertuesit nuk duhet të:
- Kontaktojnë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit apo stafin e Autoritetit Kontraktues për qëllime ndikimi;
- Kërkojnë informacion të privilegjuar jashtë kanaleve zyrtare;
- Ushtrojnë presion apo ndikim në çdo fazë të procesit të prokurimit.
Çdo përpjekje për ndikim të padrejtë do të rezultojë në skualifikim të ofertuesit.
I gjithë informacioni i lidhur me këtë procedurë duhet të trajtohet si konfidencial.
Ofertuesit duhet të:
- Respektojnë konfidencialitetin e procesit;
- Mos përdorin informacionin për qëllime të tjera jashtë kësaj procedure.
Shënim: Këto kërkesa janë thelbësore dhe në përputhje me standardet e donatorëve ndërkombëtarë për transparencë, llogaridhënie dhe menaxhim të drejtë të fondeve.
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
