Ofrimi i shërbimeve të akomodimit, ushqimit dhe ambientit të trajnimit
|
Projekti |
“Zëri i të Rinjve për Paqe dhe Përfshirje” |
|
Kohëzgjatja e shërbimit |
30 Mars – 01 Prill 2026 |
|
Zona e shërbimit |
Durrës, Shqipëri |
|
Aktiviteti |
Youth Leadership Boot Camp |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të zbatimit të projektit “RYCognizing YPS – Meaningful Youth Participation in the Ëestern Balkans”, financuar përmes Skemës së Granteve të RYCO, do të organizojë një Youth Leadership Boot Camp me pjesëmarrjen e të rinjve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Boot Camp-i synon të fuqizojë të rinjtë si liderë aktivë në promovimin e paqes, përfshirjes sociale, dialogut ndërkulturor dhe pjesëmarrjes demokratike. Aktiviteti do të përfshijë sesione trajnimi, punë në grupe, ushtrime praktike, diskutime tematike dhe aktivitete bashkëpunuese ndërmjet të rinjve nga kontekste të ndryshme sociale dhe kulturore.
Për të siguruar zhvillimin cilësor dhe efikas të aktivitetit, kërkohet kontraktimi i një operatori ekonomik që mund të ofrojë shërbime të integruara të akomodimit, ushqimit dhe ambienteve të trajnimit, në përputhje me standardet e sigurisë, higjienës dhe cilësisë së kërkuar për aktivitete me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe rinore.
Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i NISMA ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Shërbimet mbështetëse psiko-sociale ofrohen nga NISMA ARSIS për të gjithë fëmijët e ekspozuar ndaj rrezikut të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme. Fëmijët e akomoduar në këtë shërbim referohen nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor dhe qendror. Kategoritë e fëmijëve përfitues të shërbimeve përfshijnë fëmijët në situatë rruge, viktima të mundshme dhe ose në rrezik trafikimi, fëmijët e huaj të pashoqëruar migrant, të rikthyer, etj.
Përshkrim i projektit
Projekti “RYCognizing YPS – Pjesëmarrje Kuptimplotë e të Rinjve në Ballkanin Perëndimor” synon të forcojë rolin e të rinjve si aktorë aktivë të paqes, përfshirjes dhe pjesëmarrjes demokratike në të gjithë rajonin. I zbatuar në kuadër të Skemës së Granteve të RYCO, projekti promovon angazhimin kuptimplotë të të rinjve në dialog, nisma komunitare dhe procese politikëbërëse që lidhen me Rininë, Paqen dhe Sigurinë (YPS). Përmes ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit rajonal dhe veprimeve të udhëhequra nga të rinjtë, iniciativa synon t’i pajisë të rinjtë me aftësitë, platformat dhe mundësitë për të kontribuar në kohezionin social, parandalimin e polarizimit dhe ndërtimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe reziliente në Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i shërbimit
Qëllimi i kësaj kontrate është sigurimi i kushteve të përshtatshme logjistike dhe mikpritëse për pjesëmarrësit dhe stafin e Boot Camp-it, duke garantuar:
Përshkrimi i shërbimeve të kërkuara
Akomodimi (2.2.3)
Operatori duhet të sigurojë akomodim cilësor për pjesëmarrësit (40 pjesëmarrës * 2 netë) dhe stafin e aktivitetit në një strukturë hoteliere ose ekuivalente, që garanton standarde të mira komoditeti dhe sigurie.
Akomodimi duhet të përfshijë:
Dreka (2.2.4)
Operatori duhet të ofrojë shërbim dreke (3 vaktë dreke) me menu të balancuar dhe ushqyese, të përshtatshme për aktivitete intensive trajnimi.
Dreka duhet të përfshijë:
Duhet të ofrohen opsione vegjetariane, si dhe menu alternative për pjesëmarrës me kërkesa dietike specifike.
Darka (2.2.5)
Operatori duhet të sigurojë shërbim darke (2 vakte darke) me standard cilësor, në një ambient të përshtatshëm për pjesëmarrësit.
Darka duhet të përfshijë:
Sallë me qera për trajnim (2.2.6)
Operatori duhet të sigurojë një sallë trajnimi funksionale dhe të përshtatshme (për tre ditë) për zhvillimin e sesioneve interaktive të Boot Camp-it.
Salla duhet të plotësojë këto kërkesa:
Kohëzgjatja e shërbimit
Shërbimi do të ofrohet gjatë periudhës së zhvillimit të Boot Camp-it (datat specifike do të përcaktohen në kontratë).
Kriteret e përshtatshmërisë
Operatorët ekonomikë duhet të kenë:
Procedura e aplikimit
Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të dorëzojnë ofertën e tyre brenda afatit të përcaktuar në shpallje, duke përfshirë dokumentacionin e mëposhtëm:
Dokumentacioni i kërkuar (Oferta duhet të përmbajë):
Afati dhe forma e dorëzimit
Ofertat duhet të dorëzohen:
📧 Me email në adresën: procurement@nisma-arsis.org
OSE
📍 Në adresën fizike: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, Ap.1, Tirana, Albania
🗓 Afati i fundit i dorëzimit: 28 Shkurt 2026
Ofertat e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Kriteret e vlerësimit
Ofertat do të vlerësohen bazuar në:
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Operatori fitues do të njoftohet me email.

If you note any form of abuse to children during an activity or work supported by Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, please report immediately at: initiative.arsis@gmail.com