| Pozicioni i punës | Ofrues Shërbimi në emergjencë (me turne) |
| Periudha e kontraktimit | Janar – Dhjetor 2026 |
| Zona e projektit | Bashkia Tiranë |
| Data e mundshme e fillimit të punës | Janar 2026 |
| Lloji i kontratës | Kontratë pune me kohë të plotë |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të kontraktojë psikologë, punonjës socialë, kujdestarë me profil, infermier, mësues, (djem dhe vajza), në kuadër të zbatimit të programeve të saj në mbështetje të fëmijës dhe familjes.
Ofruesi i shërbimit do të ketë për detyrë të zbatojë në kohë dhe me cilësi detyrat e caktuara në kuadër të ofrimit të shërbimeve psikologjike dhe të punës sociale për fëmijët në rrezik të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme të akomoduar në shërbimin e emergjencës.
Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i NISMA ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Shërbimet mbështetëse psiko-sociale ofrohen nga NISMA ARSIS për të gjithë fëmijët e ekspozuar ndaj rrezikut të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme. Fëmijët e akomoduar në këtë shërbim referohen nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor dhe qendror. Kategoritë e fëmijëve përfitues të shërbimeve përfshijnë fëmijët në situatë rruge, viktima të mundshme dhe ose në rrezik trafikimi, fëmijët e huaj të pashoqëruar migrant, të rikthyer, etj.
Përshkrim
Këshilli i Qarkut Tiranë dhe Organizata “Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS”, po zbaton projektin “Shërbime të strehimit emergjent të sigurtë dhe rehabilituese/riintegruese për fëmijët, të rinjtë dhe nënat, viktima të abuzimit, dhunës në familje, trafikimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit pa kujdes prindëror, në qendrën “Shtëpia e Ngjyrave”. Ky projekt zbatohet nga Organizata “Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS”, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Tiranë dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Nën mbështetjen dhe supervizimin e plotë të kordinatorëve të projekteve,_ofruesi i shërbimit psikolog/punonjës social/kujdestar, do të ketë këto përgjegjësi:
- Të jetë i gatshëm 24 orë në ditë / 7 ditë në javë për të ofruar shërbime të emergjencës për fëmijë dhe nëna në rrezik, sipas grafikut të miratuar;
- Të kujdeset që fëmija/I rrituri, përfitues të shërbimit të trajtohet me dinjitet, respekt dhe profesionalizëm përgjatë marrjes dhe ofrimit së shërbimit të emergjencës;
- Të ketë në vëmendje çështjet e sigurisë, kujdesit dhe mosdëmtimit të fëmijës;
- Të intervistojë fëmijën/përfituesin, identifikojë nevojat e tyre dhe dokumentojë saktë si dhe ruan konfidencialitetin e informacionit individual;
- Bazuar edhe në vlerësimin e punonjësit social, psikologu merr në konsideratë rastin e fëmijës/ përfituesit me qëllim ofrimin e ndihmës ndaj tyre për arritjen efektive të zhvillimit dhe përshtatjes personale;
- Të mbledhë informacione rreth përfituesit duke përdorur intervista, teknika vëzhgimi dhe metoda të tjera vlerësimi;
- Të zhvillojë plane terapeutike dhe trajtimi duke u bazuar në interesat, aftësitë dhe nevojat, në përshtatje edhe me kohën e ofrimit të shërbimit të emergjencës dhe kohëqëndrimin e rastit në këtë shërbim;
- Të këshillojë fëmijët dhe familjet duke i ndihmuar të kuptojnë problemet, të vendosin objektivat dhe të zbatojnë plane veprimi realiste;
- Të analizojë të dhëna si: shënimet gjatë intervistës, rezultatet e testeve dhe manualet e referimit në mënyrë që të identifikojë simptomat dhe të diagnostikojë natyrën e problemit të fëmijës/përfituesit;
- Të njohë dhe të zbatojë me profesionalizëm Legjislacionin e Mbrojtjes së Fëmijëve, Rregulloren e brendshme, Politikat e stafit, Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve, Politikën e Mbrojtjes ndaj Shfrytëzimitë Seksual dhe Abuzimit të Nisma, Kodit të Sjelljes, Konventën e të drejtave të Fëmijëve dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni
Kualifikimet:
- Diplomë bachelor në degën Psikologji/Punë Sociale/Infermieri/Mësuesi;
- Diplomë në master shkencor në profilin përkatës (preferohet në çështje të fëmijëve dhe familjes, drejtimi klinik, apo që kanë lidhje);
- Kualifikime që lidhen me çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe familjeve;
Eksperiencat:
- Të ketë experience pune mbi 3 vjet në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, shërbimet shoqërore dhe punës për fuqizimin e familjeve dhe komunitetit;
- Eksperienca të mëparshme në organizata partnere të shoqërisë civile (preferohet);
- Të jetë njohës shumë i mirë i paketës ligjore për politikat e mbrojtjes së fëmijëve;
- Të ketë eksperiencë në menaxhimin e rasteve;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe nderveprimi në punën në grup;
Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit, paketa Microsoft Ëord, Excel, email, etj
- Dëshirë dhe mundësi për të udhëtuar në terren;
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Psikologu_ofrues shërbimi do të zhvillojë detyrën e tij në përputhje me Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Koventën e të drejtave të fëmijëve të nënshkruar nga NISMA ARSIS.
Procedura e aplikimit:
Personat e interesuar duhet të dergojnë së bashku me kërkesën për aplikim në email ose pranë zyrave të Nisma ARSIS në adresën: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, AP.1, Tiranë Shqipëri:
– një kopje të jetëshkrimit professional (CV)
– një letër interesi
brenda dates 03 Janar 2026 në info@nisma-arsis.org , deri në mesnatë
Ju lutemi, në vemendjen tuaj që:
- në subjekt të emailit ku dërgohet aplikimi të vendoset: Aplikim për pozicionin e psikologut/punonjësit social/kujdestar/ për shërbime të emergjencës
vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
