Thirrje për ofertë Shërbime për blerjen e paisje zyre dhe teknologjike

ProjektiFuqizimi i ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social për mbrojtjen e fëmijëve dhe komuniteteve në nevojë në Bashkitë Korçë dhe Durrës (EN: Strengthening the establishment and delivery of social care services to protect vulnerable children and communities at the Municipality of Korca and Durres.)
Zonat e projektit            Korçë  
Kohëzgjatja e projektit01 Shkurt 2025 – 31 mars 2026
Data e fillimit të kontratës28 Prill 2025

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2025, shpall ofertën për furnizimin e pajisjeve të zyrës dhe teknologjike, përfshirë laptopë, kompjutera, hard disk etj për ngritjen e shërbimeve të specializuara për familjet dhe komunitetet që janë të vendosura në Bashkinë Korçë, në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe ëorld Vision Albania.

Rreth Nisma ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Përshkrimi i Projektit

Projekti po zbatohet në Bashkinë Korçë “Forcimi i krijimit dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social për të mbrojtur fëmijët dhe komunitetet vulnerabël në Bashkinë e Korçës dhe Durrësit” në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social (EU4SocialCare) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe ëorld Vision Albania. Metodologjia e propozuar bazohet në parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (CRC), standardeve ndërkombëtare të kujdesit alternativ për fëmijët dhe prioriteteve kombëtare, duke përfshirë programin e Qeverisë së Shqipërisë, i cili synon të avancojë një sistem të mbrojtjes sociale gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm për të mbështetur individët gjatë gjithë ciklit të jetës. Ajo përdor një model socio-ekologjik që vendos fëmijën në qendër të të gjitha ndërhyrjeve, i rrethuar nga katër shtresa kryesore: kujdestarët/familja, komuniteti, kultura dhe shoqëria, si dhe mjedisi më i gjerë/politikat.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).

  1. Kërkesë për ofertë
  2. Praktikat e mira të biznesit.

Kërkesat për paisjet teknologjike:

Specifikime minimale:

Kompjuterë desktop / Laptopë

Procesor: Minimum Intel Core i5 ose ekuivalent AMD (gjenerata 10 ose më e lartë)

RAM: 8 GB DDR4 ose më shumë

Hard Disk: Minimum 256 GB SSD (ose kombinim SSD + HDD)

Ekran:

Për desktop: monitor 21.5” – 24” Full HD

Për laptop: ekran 14” – 15.6” Full HD

Sistemi operativ: Ëindoës 10/11 Pro i licencuar

Portet: USB 3.0, HDMI/VGA, RJ-45

Përfshirë: tastierë, maus, dhe stabilizator tensioni për desktop

Printerë multifunksionalë

Funksione: Printim, skanim, fotokopje

Lidhje: USB dhe Ëi-Fi ose Ethernet

Teknologji: Laser (preferohet) ose Inkjet për përdorim të zakonshëm

Kapaciteti i printimit: minimum 20 faqe/min

Mbështetje për formate: A4 (obligativ), A3 (opsional)

Pajisja duhet të jetë e përshtatshme për volum pune mesatar/mesatar-lartë

Garanci: Minimum 1 vit

Projektorë video

Rezolucion: Minimum XGA (1024 x 768) ose preferohet Full HD (1920 x 1080)

Lumen: Minimum 3000 lumen (për përdorim në ambient të ndriçuar)

Lidhje: HDMI, VGA

Jetëgjatësia e llambës: Minimum 10,000 orë në modalitetin eco

Mbështetje për kontroll në distancë (telekomandë)

Përfshirë: kabllo të nevojshme dhe mbajtëse ose çantë transporti

Garanci: Minimum 1 vit

UPS (Furnizim i pandërprerë me energji elektrike)

Fuqi: 600VA – 1500VA, në varësi të pajisjeve që do të mbrojë

Lloji: Line-Interactive ose Online (sipas rëndësisë)

Kohë pune: Minimum 15 minuta për një kompjuter dhe monitor

Ekran digjital për statusin

Mbrojtje ndaj mbingarkesës, rrymës së lartë dhe uljes së tensionit

Garanci: Minimum 1 vit

Pajisje rrjeti (Router, Sëitch)

Teknologji: Dual Band (2.4GHz & 5GHz)

Standard Ëi-Fi: Minimum 802.11ac

Portet: minimum 4 porte LAN + 1 ËAN

Siguri: ËPA3, fireëall i integruar, kontroll prindëror (nëse kërkohet)

Lidhje me internetin: PPPoE / DHCP / Static IP

Portet: minimum 8 porte Ethernet (RJ-45)

Lloji: Unmanaged për përdorim bazik ose Managed për rrjete të kontrolluara

Shpejtësi: 10/100/1000 Mbps (Gigabit)

Pajisja duhet të jetë plug-and-play

Garanci: Minimum 1 vit

Kushtet e furnizimit:

  • Të ofrohen sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e familjeve.
  • Të sigurohet transporti dhe dorëzimi në vendndodhjen e përcaktuar.

Ofertuesi duhet të dorëzojë:

  • Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
  • Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
  • Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
  • Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
  • Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
  • Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
  • Transporti i produkteve në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet);

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.

Procedura e Aplikimit:

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 18 Prill 2025, ora 16:00.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:

  • Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga Sali Butka, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Ap.1, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”.
  • Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: info@nisma-arsis.org. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.

Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: info@nisma-arsis.org.