Thirrje për ofertë
Furnizim me Pajisje Teknologjike
Projekti | Mbështetje për integrimin vullnetar të shtetasve Afganë në Shqipëri (EN: Support for the voluntary integration of Afghan nationals in Albania) |
Zonat e projektit | Lezhë dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Gusht 2024 – 30 Prill 2026 |
Kohëzgjatja e kontratës | Dhjetor 2024 – 09 Dhjetor 2025 (12 muaj) |
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall ofertën për furnizimin e pajisjeve teknologjike, përfshirë laptopë, smartphone dhe tabletë, për nevojat e shtetasve Afgane, me qëllim mbështetjen e tyre dhe përmirësimin e qasjes në informacion dhe shërbime, në kuadër të zbatimit të programit për integrimin tyre në Shqipëri
Rreth Nisma ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Nisma ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Rreth projektit
Projekti ka si qëllim të ofrojë një përgjigje gjithëpërfshirëse për nevojat e shtetasve Afganë të zhvendosur së fundmi në Shqipëri. Metodologjia e programit fokusohet në ofrimin e një kuadri të integruar që synon të mbulojë të gjitha aspektet e mbështetjes së nevojshme për këtë grup përfituesish. Në qendër të kësaj qasjeje qëndron zbatimi i shërbimeve të personalizuara të menaxhimit të rasteve, duke u siguruar që çdo grup përfitues të marrë mbështetjen e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike. Menaxherët e rasteve të caktuar për çdo perfitues do të luajnë një rol kyç si pika kryesore e kontaktit dhe do të jenë përgjegjës për të lehtësuar aksesin në një gamë të gjerë shërbimesh dhe përfitimesh që janë dizajnuar për të përmbushur nevojat e tyre.
Nisma ARSIS sjell një përvojë të pasur në zbatimin e programit, veçanërisht në fushat e menaxhimit të rasteve, rehabilitimit dhe riintegrimit, mbështetjes për shëndetin mendor dhe psikologjik (MHPSS), dhe praktikave të sigurisë. Gjithashtu, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet lokale dhe qendrore synon forcimin e ndërhyrjeve duke siguruar një koordinim më të mirë dhe një kuptim të thelluar të nevojave në terren, çka ndihmon në ofrimin efektiv të shërbimeve dhe mbështetjes në mjedise të bazuara në komunitet.
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare, për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet më poshtë për të gjetur Kërkesë Ofertën dhe “Praktikat e mira të biznesit”).
Kërkesat për pajisjet teknologjike:
1.Laptopë HP
Numri i kërkuar: 4 cope
Etiketa e Produktit dhe Paketimi: Të gjitha produktet e ofruara duhet të kenë etiketë ose informacion në paketim që përcakton vendin e prodhimit, duke përfshirë frazën “Made in…” për të identifikuar qartë origjinën e produktit.
Specifikat minimale:
Procesor: Intel i5 11th Generation ose më i ri
RAM: 8GB
SDD: 256GB
Ekran: 14-15 inç
Porta: USB/HDMI/Kufje/Mikrofon
Lidhje wi-Fi
Sistemi operativ: windows 10 ose më i ri
MS Office: e përfshirë dhe e licensuar
Aksesorë të përfshirë:
Çantë laptopi e qëndrueshme dhe ergonomike për mbrojtje dhe lehtësi transporti.
Adapter dhe karikues të përfshirë për të përmbushur kërkesat e energjisë.
Garanci: Minimum 1 vit
2. Smartphone Android 10 ose më i ri (Prodhim i tremujorit të tretë të 2023 deri në 2024)
Numri i kërkuar: 4 cope
Specifikat minimale:
Madhësia: Minimumi 6 inç për shikueshmëri të lartë dhe përvojë të mirë përdorimi.
Rezolucioni: Minimumi FHD+ (1080 x 2400) për cilësi të qartë të imazhit dhe ngjyrave të sakta.RAM: 4GB
Procesor minimumi Octa-Core
RAM: Minimum 4GB
Memorie e Brendshme: Minimum 64GB për të ruajtur aplikacionet dhe të dhënat personale.
Hapësira për Kartë SD: Preferohet të ketë mundësi zgjerimi me kartë SD deri në 128GB ose më shumë për më shumë hapësirë ruajtjeje.
Kamera e Pasme: Minimumi 12MP për cilësi të lartë
Bateria: Minimum 4000mAh për të mbajtur pajisjen të karikuar gjatë gjithë ditës në përdorim normal.
Lidhje wi-Fi/Blutooth
Sistemi operativ: Android 10 ose më i ri
Mbrojtëse: Xham per ekranin dhe Cover i jashtem
Garanci: Minimum 1 vit
3. Tableta
Numri i kërkuar: 8 cope
Specifikat minimale:
Ekran: 10 inç
RAM: 4GB
Memorie: 64GB
Kamera: 12MP ose me shume
Bateria: Minimum 4000mAh për të mbajtur pajisjen të karikuar gjatë gjithë ditës në përdorim normal.
Lidhje wi-Fi/Blutooth
Altoparlantë të integruar dhe jack për kufje
Sistemi operativ: Android 10 ose më i ri
Mbrojtese: Xham per ekranin dhe Cover i jashtem
Garanci: Minimum 1 vit
Kushtet e furnizimit:
- Pajisjet duhet të jenë të reja dhe të cilësisë së lartë.
- Ofruesi duhet të sigurojë dokumentacionin për garancinë dhe përputhshmërinë e pajisjeve me specifikimet e kërkuara.
- Furnizimi duhet të përfshijë instalimin e nevojshëm dhe mbështetje pas-shitjeje.
- Pajisjet e ofruara dhe pjesët e tyre nuk mund të jenë produkte të kompanive si në listën sipas këtij link DA-22-979A1.pdf (fcc.gov)
Ofertuesi duhet të dorëzojë:
- Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit respektiv, në rubrikën e “çmimit/ njësi”;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Së bashku me ofertën, shërbim ofruesi duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it / licensës;
- Nënshkrimi i dokumentit – Praktikat e mira të biznesit
- Çertifikatën e regjistrimit të subjektit në QKB/NIPT;
- Ekstraktin Historik të Regjistrimit në QKB;
- Katalogë me produktet e ofruara me ofertat përkatëse;
- Transporti i produkteve në destiancion në adresën e përcaktuar më parë duhet të merret përsipër nga fituesi (për disa nga shërbimet).
Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS apo të kontaktuar si subjekte shërbim ofruese janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.
Procedura e Aplikimit:
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 8 dhjetor, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy adresat e mëposhtme:
- Tiranë,Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “Sali Butka”, Pallati T.B.M, Shkalla 2, Apartamenti 1, Kati 1, Nj. Administrative nr. 7, Kodi Postar 1023 . Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
- Për sqarime dhe pyetje mund të drejtoheni në adresën e email: info@nisma-arsis.org brenda datës: 20 Nëntor, ora 16:00
- Lezhë, Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar,në adresën Rafaelo Resort, Lezhë, Shëngjin, 4503 ,per zyrat NISMA ARSIS. -Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”, duke specifikuar shërbimin/ produktin përkatës.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Vlerësimi i ofertave:
Ofertat do të vlerësohen bazuar në:
Oferta teknike
- Përputhshmëria me kriteret teknike.
- Përvoja e aplikantit – liste me kontrata furnizimi te ngjashme..
Oferta financiare
- Çmimi dhe oferta financiare.
- Afatet kohore të propozuara.
Përzgjedhja e ofertuesit do të bazohet në disa faktorë kyç që do të vlerësohen si më poshtë:
- Cilësia e shërbimit të propozuar (30 pikë)
- Përputhshmëria me Specifikimet Teknike: Vlerësimi i aftësisë së ofertuesit për të ofruar produkte që plotësojnë ose tejkalojnë specifikimet teknike të kërkuara për pajisjet teknologjike (si RAM, memorie, lloji i ekranit, portat, etj.).
- Certifikatat e Cilësisë dhe Përputhshmërisë: Preferohen produkte që janë të certifikuara nga autoritete të njohura për cilësinë dhe sigurinë (p.sh., ISO, CE, FCC). Dokumentet që vërtetojnë certifikimin do të ndikojnë në vlerësimin për cilësinë e shërbimit.
- Kompleti i Pajisjeve dhe Aksesorëve: Kontrollohet nëse oferta përfshin të gjitha aksesorët e nevojshëm, si mbrojtëset e ekranit, mbajtës për laptop, cover për pajisjet, si dhe çdo përfshirje shtesë që mund të jetë e dobishme.
- Oferta financiare (30 pikë)
- Konkurrueshmëria e Çmimeve: Vlerësohet në bazë të marrëdhënies cilësi-çmim për të siguruar që çmimet janë të arsyeshme dhe konkurruese në treg.
- Struktura e Çmimit dhe Transparenca: Preferohen oferta me çmime të strukturuara qartë dhe të detajuara, duke përfshirë koston për njësi, koston totale për numrin e kërkuar të pajisjeve dhe çdo shpenzim shtesë (si transporti, taksa të mundshme, etj.).
- Përfitime Shtesë dhe Ulje: Ofertuesit që ofrojnë ulje të mundshme ose përfitime shtesë, si zbritje për sasi të mëdha, do të marrin pikë shtesë për ofertën financiare.
- Garancia dhe mbështetja (20 pikë)
- Kohëzgjatja dhe Kushtet e Garancisë: Sa më e gjatë të jetë garancia dhe sa më të qarta kushtet, aq më e lartë do të jetë vlerësimi. Një garanci minimale prej 1 viti është e kërkuar, por kohëzgjatjet më të gjata vlerësohen më shumë.
- Mbështetje Teknike për Instalimin: Oferta duhet të përfshijë mbështetje teknike për instalimin e pajisjeve dhe ndihmë për fillimin e funksionimit. Preferohet që ofertuesi të ofrojë edhe udhëzime ose trajnime për stafin në rast nevoje.
- Shërbimi Pas Shitjes: Aftësia për të ofruar asistencë teknike dhe riparime brenda periudhës së garancisë është e rëndësishme. Ofertuesit që kanë një sistem të organizuar për shërbim pas shitjes dhe zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara do të marrin pikë të larta.
- Përvoja e aplikantit (20 pikë)
- Përvoja në Furnizime të Ngjashme: Ofertuesit duhet të kenë një përvojë të dokumentuar në furnizimin e pajisjeve të ngjashme. Përvoja e paktën 3-vjeçare do të konsiderohet e përshtatshme, ndërsa përvoja më e gjatë vlerësohet më shumë.
- Lista e Referencave: Ofertuesit që ofrojnë referenca të besueshme nga klientë të mëparshëm do të vlerësohen më lart. Këto referenca duhet të tregojnë suksesin në projekte të ngjashme, duke përfshirë cilësinë dhe përpikmërinë në kohën e dorëzimit.
- Aftësia për të Përballuar Sasitë e Kërkuara: Preferohen ofertuesit që kanë kapacitet të vërtetuar për të furnizuar sasi të mëdha dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të papritura, në rast të rritjes së nevojës për pajisje.
Etika dhe Anti-Korrupsioni:
Të gjithë ofertuesit që marrin pjesë në këtë thirrje për ofertë duhet të respektojnë standardet më të larta të etikës dhe integritetit profesional. Kriteret e mëposhtme duhet të mbahen parasysh:
- Ofruesit e shërbimeve duhet të veprojnë me ndershmëri të plotë dhe pa u përfshirë në praktika të paligjshme apo të pandershme. Çdo formë e korrupsionit, ryshfetit, apo favorizimit është e ndaluar dhe do të rezultojë në përjashtimin automatik të ofertuesit.
- Ofertuesit duhet të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi që mund të ndikojë në përmbushjen e shërbimit ose të prishë integritetin e procesit të tenderit. Çdo konflikt interesi i fshehur mund të rezultojë në përjashtimin e ofertës dhe anulimin e kontratës.
- Organizata ruan të drejtën të kryejë kontrolle dhe hetime për të siguruar që procesi është i drejtë dhe transparent. Në rast të ndonjë dyshimi për përfshirje në korrupsion apo shkelje të etikës, organizata do të ndërmarrë veprime ligjore dhe do të raportojë rastin te autoritetet përkatëse.
- Ofruesit e interesuar janë të detyruar të nënshkruajnë një document me emrin praktikat e mira, duke garantuar se nuk janë përfshirë në asnjë aktivitet korruptiv dhe do të respektojnë të gjitha rregullat e caktuara në këtë thirrje për ofertë.