THIRRJE PËR OFERTË PËR PUNIME RIKOSTRUKSIONI
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS shpall thirrjen për ofertë për “Punime rikonstruksioni në Qendrën Shtëpia e Ngjyrave”, në kuadër të projektit “Vazhdim i mbrojtjes së menjëhershme të fëmijëve në rrezik të lartë viktima të abuzimit, trafikimit, neglizhimit dhe shfrytëzimit”, mbështetur nga UNICEF.
Informacion i Përgjithshëm
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016 me NIPT L61429451E. Nisma është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.
Mision i Nisma është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjyptiane. Nisma advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.
Rreth Projektit
Projekti “Vazhdimi i mbrojtjes së menjëhershme të fëmijëve në rrezik të lartë viktima të abuzimit, trafikimit, neglizhimit dhe shfrytëzimit” vijon edhe përgjatë vititi 2022 si një paketë aktivitetesh me ndërhyrje dhe mbështetje shoqëruar me shërbime të koordinuara si përgjigje urgjente dhe ndihmë ndaj komuniteteve për fëmijët më të prekur dhe familjet e tyre
Termat e thirrjes
Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të prokurimit. (klikoni më poshtë për të shkarkuar tabelën përkatëse).
Çmimi i ofruar/ produkt duhet të jetë çmimi për njësi me TVSH në monedhën Lek.(sipas formatit “Kërkesë për ofertë” bashkangjitur kësaj thirrje. Së bashku me ofertën, ofertuesi duhet të dorëzojë patjetër edhe kopje të dokumentave të mëposhtme:
- Çertifikatën e Regjistrimit të Subjektit në QKB/NIPT.
- Licensën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë e cila duhet të jetë në përputhje me objektin e kësaj procedure prokurimi.
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, biznesi aplikon edhe % zbritje atëhere ajo duhet të deklarohet në ofertë.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të cilësohet në ditë (minimalisht 30 ditë).
Procedura e aplikimit
Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 06 qershor 2022, ora 16:00.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “e Kavajës”, Pallati A, Shkalla 3, Hyrja 27, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Punime rikonstruksioni në Qendrën Shtëpia e Ngjyrave”, Bashkia Tiranë.
- Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: initiative.arsis@gmail.com. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Punime rikonstruksioni në Qendrën Shtëpia e Ngjyrave”, Bashkia Tiranë.
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Nisma ARSIS do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: initiative.arsis@gmail.com.