Çdo ditë jemi pranë rreth 200 fëmijëve dhe prindërve të tyre të prekur nga tërmeti me shërbime psikosociale, në partneritet me UNICEF Albania.
Në festën tonë u shpërndanë dhurata bashkë me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe partnerëve tanë në Kosovë, ‘ASB South East Europe’ duke u kujdesur që çdo fëmijë të argëtohej dhe të merrte dhuratën e fundvitit.
Me mbështetjen e UNICEF, Nisma ARSIS ofron shërbime psikosociale dhe mbrojtje për rreth 200 fëmijë çdo ditë pranë hapësirave miqësore të ngritura pranë njësive të akomodimit të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor në Shqipëri.